LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara të IA-së në duart e gabuara?

Hulumtuesit qeveritarë dhe ata nga sektori privat shqetësohen se armiqtë e SHBA-së mund t’i përdorin këto modele, të cilat gërmojnë sasi të mëdha tekstesh dhe fotografish për të mbledhur informata dhe për të prodhuar përmbajtje, për të kryer sulme agresive kibernetike, apo edhe për të krijuar armë të fuqishme biologjike.

12 Maj 2024, 09:28 Nga M.B
Analiza: Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara
Foto ilustruese

SHBA- Administrata e presidentit Joe Biden është e gatshme ta hapë një front të ri në përpjekje për ta mbrojtur Inteligjencën Artificiale (IA) të Shteteve të Bashkuara nga Kina dhe Rusia. Planet e saj fillestare janë vendosja e masave mbrojtëse përreth modeleve më të avancuara të IA-së. Hulumtuesit qeveritarë dhe ata nga sektori privat shqetësohen se armiqtë e SHBA-së mund t’i përdorin këto modele, të cilat gërmojnë sasi të mëdha tekstesh dhe fotografish për të mbledhur informata dhe për të prodhuar përmbajtje, për të kryer sulme agresive kibernetike, apo edhe për të krijuar armë të fuqishme biologjike.

Më poshtë mund të lexoni disa prej kërcënimeve nga IA:

Materialet e manipuluara, video të sajuara që duken të vërteta, të krijuara nga algoritmet e IA-së përmes pamjeve me bollëk online, janë duke dalë në sipërfaqe në rrjetet sociale dhe po i mjegullojnë faktet dhe trillimet në botën e polarizuar të politikave amerikane. Derisa video të tilla artificiale ekzistojnë tash e disa vite, ato janë bërë shumë më të fuqishme në vitin e fundit falë një morie mjetesh të reja të “IA-së gjenerative”, si Midjourney, të cilat e bëjnë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme krijimin e materialeve të manipuluara bindëse.

Mjetet për krijimin e pamjeve përmes Inteligjencës Artificiale nga kompanitë si, OpenAI dhe Microsoft, mund të përdoren për të prodhuar fotografi të cilat mund të promovojnë zgjedhjet, apo dezinformata në lidhje me zgjedhjet, pavarësisht se secila prej tyre ka politika kundër krijimit të përmbajtjes keqinformuese, thanë hulumtuesit në një raport të publikuar në mars. Disa fushata dezinformuese thjesht e shfrytëzojnë aftësinë e IA-së për t’i imituar artikujt e lajmeve të mirëfillta, si mjet për shpërndarjen e informatave të rrejshme. Disa platformat të mëdha në rrjetet sociale si, Facebook, X dhe YouTube, kanë bërë përpjekje për ndalimin dhe fshirjen e materialeve të manipuluara.

Për shembull, vitin e kaluar, një portal i lajmeve i kontrolluar nga Qeveria kineze që përdor një platformë të IA-së, e kishte publikuar një artikull të rrejshëm, që kishte qarkulluar më parë, se Shtetet e Bashkuara e udhëheqin një laborator në Kazakistan për krijimin e armëve biologjike për përdorim kundër Kinës, tha Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare në një vlerësim për kërcënimin ndaj sigurisë kombëtare për vitin 2024. Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, duke folur në një ngjarje për IA-në të mërkurën në Uashington, tha se ky problem nuk mund zgjidhet lehtë, sepse është kombinim i aftësive të IA-së me “qëllimin e aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë, për të përdorur dezinformata, për t’i prishur demokracitë, për të çuar përpara propaganda dhe për ta ndryshuar perceptimin në botë”.

Komuniteti i inteligjencës amerikane, grupet hulumtuese dhe akademikët, janë tejet të shqetësuar për rreziqet që vijnë nga aktorët e huaj të këqij, të cilët sigurojnë qasje në kapacitetet e IA-së. Hulumtuesit në Gryphon Scientific and Rand Corporation theksuan se modelet e avancuara të IA-së mund të ofrojnë informata të cilat mund të jenë të dobishme për krijimin e armëve biologjike. Gryphon analizoi se si modelet e gjuhëve të mëdha (LLM) – programe kompjuterike të cilat tërheqin sasi të mëdha tekstesh për të krijuar përgjigje për pyetjet – mund të përdoren nga aktorët armiqësorë për të shkaktuar dëme në sferën e shkencave të jetës, dhe gjeti se “ata mund të ofrojnë informata të cilat mund ta ndihmojnë një aktor dashakeq në krijimin e një arme bërthamore, duke i dhënë informata të dobishme, të sakta dhe të hollësishme në çdo hap të kësaj rruge”.

Hulumtuesit gjetën, për shembull, se një LLM mund të ofrojë njohuri të nivelit të doktoratës për zgjidhjen e problemit kur punon me një virus përhapës. Hulumtimi i tyre gjeti gjithashtu se LLM-të mund të ndihmojnë edhe në planifikimin dhe kryerjen e një sulmi biologjik. Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare (DASK) tha se aktorët kibernetikë me gjasë do ta përdornin IA-në për “zhvillimin e mjeteve të reja” në mënyrë që “të mundësojnë sulme kibernetike më të mëdha, më të shpejta, më efikase dhe më të paqarta” kundër infrastrukturës jetike, përfshirë kundër tubacioneve dhe hekurudhave.

Kina dhe armiqtë e tjerë janë duke zhvilluar teknologji të IA-së, e cila mund ta minojë mbrojtjen kibernetike të SHBA-së, përfshirë programe gjenerative të IA-së që mbështesin sulme malware (lloj virusi kompjuterik) tha DASK. Microsoft tha në një raport në shkurt se kishte gjurmuar grupe të hakerëve të lidhur me Qeverinë e Kinës dhe atë të Koresë së Veriut, si dhe me inteligjencës ushtarake të Rusisë dhe me Gardën Revolucionare të Iranit. Ato po përpiqeshin t’i përsosnin fushatat e tyre të hakimit duke përdorur MLL. Një grup dypartiak i ligjvënësve njoftuan për një projektligj të mërkurën vonë, i cili do ta bënte më të lehtë për administratën Biden të vendosë kontrolle mbi eksportin e modeleve të IA-së, në përpjekje për ta mbrojtur teknologjinë e vlefshme amerikane kundër aktorëve të huaj të këqij.

Projektligji, i mbështetur nga republikanët e Dhomës së përfaqësuesve Michael McCaul dhe John Molenaar dhe nga demokratët Raja Krishnamoorthi dhe Susan Wild, do t’i jepte gjithashtu autoritet Departamentit të Tregtisë t’ua ndalojë amerikanëve të punojnë me të huajt për zhvillimin e sistemeve të IA-së, të cilat përbëjnë rreziqe për sigurinë kombëtare të SHBA-së./ REL

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet