Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne tha se ai dhe shërbimet e tij kishin kërkuar detaje për të kuptuar se si Abdesalem Lassoued ishte zhdukur nga harta dy vjet më parë pasi iu refuzua azili dhe u urdhërua nga autoritetet belge që të deportohej në Tunizi.
BRUKSEL - Ministri i drejtësisë i Belgjikës ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme, pasi u zbulua se Tunizia kishte kërkuar vitin e kaluar ekstradimin e ekstremistit islamik që vrau dy suedezë dhe plagosi një të tretë këtë javë në Bruksel.
Ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne tha se ai dhe shërbimet e tij kishin kërkuar detaje për të kuptuar se si Abdesalem Lassoued ishte zhdukur nga harta dy vjet më parë pasi iu refuzua azili dhe u urdhërua nga autoritetet belge që të ekstradohej në Tunizi.
"Këtë mëngjes në orën nëntë, vura re elementet e mëposhtme: Më 15 gusht 2022, pati një kërkesë ekstradimi nga Tunizia për këtë njeri," u tha Van Quickenborne gazetarëve pak më herët, raporton ABCNews.
“Kjo kërkesë është transmetuar në datën 1 shtator, ashtu siç duhej, nga eksperti i drejtësisë në prokurorinë e Brukselit. Magjistrati përgjegjës nuk e ka ndjekur këtë kërkesë ekstradimi dhe nuk është vepruar sipas dosjes”, tha ai.
“Është një gabim individual. Një gabim monumental. Një gabim i papranueshëm. Një gabim me pasoja dramatike,” tha Van Quickenborne ku njoftoi se i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Alexander De Croo.
Të hënën në mbrëmje, Lassoued vrau dy suedezë dhe plagosi një të tretë me armë zjarri. Sulmi detyroi mbylljen e më shumë se 35,000 tifozëve në një stadium futbolli ku ata ishin mbledhur për të parë ndeshjen e futbollit mes Belgjikës dhe Suedisë për kualifikuese në Euro2024. Në një video të postuar në rrjete sociale, ai pretendoi se ishte frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik për kryerjen e vrasjes. Policia e qëlloi për vdekje të martën në mëngjes në një kafene në Bruksel.
Ekstremisti islamik kishte aplikuar për azil në Belgjikë në nëntor 2019. Ai ishte i njohur për policinë dhe kishte qenë i dyshuar për përfshirje në trafikim njerëzor, që jetonte ilegalisht në Belgjikë dhe përbënte rrezik për sigurinë e shtetit. Informacioni i dhënë autoriteteve belge nga një qeveri e huaj e paidentifikuar sugjeroi se Lassoued ishte radikalizuar dhe synonte të udhëtonte jashtë vendit për të luftuar në një luftë të shenjtë. Por autoritetet belge nuk ishin në gjendje ta vërtetonin këtë, kështu që ai kurrë nuk u rendit si i rrezikshëm. Atij iu refuzua azili në tetor të vitit 2020 dhe u urdhërua të ekstradohej në vitin 2021, por autoritetet nuk e bënë këtë pasi nuk mund të lokalizonin vendndodhjen e tij. Pas të shtënave të së hënës mbrëma, vendi ku ai jetonte u gjet brenda pak orësh.
Sulmi erdhi në mes të tensioneve të rritura globale mbi luftën midis Izraelit dhe Hamasit. Megjithatë, prokurorët belgë thanë se asgjë nuk provon lidhjen e sulmit të së hënës me atë që po ndodh në Izrael dhe Gaza.
] joe biden SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar për lirimin e dy pengjeve amerikane mbrëmjen...
Mbledhja SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë bërë thirrje të premten për zbatim të “shpejtë dhe ...
Besnik Bami E kuqe si ngjyra e Bankës Kombëtare Tregtare. E lartë deri në qiell, ndryshe nga ndërtuesi i saj. Ky është i...
Daniel Hagari IZRAEL- "Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po përgatiten për fazën tjetër të kësaj lufte", ka thënë...
Josep Borrell GJERMANI- Kur bëhet fjalë për kryediplomatin e BE-së, anëtarët e Parlamentit Evropian janë jashtëzako...
Gaza GAZA- Në dhomën e vogël të Azmi Keshawit, ku po strehohet familja e tij në qytetin jugor të Gazës Han Jounis, d&eum...
Xhelal Svelça KOSOVË-Xhelal Svelça, Ministri i Brendshëm i Kosovës ka bërë një reagim ditën e sotme në...
foto ilustruese KOSOVË- Mbrëmjen e sotme në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë janë raportuar të shtë...
Barbara Bodine SHBA- Drejtorja e Institutit për Studimin e Diplomacisë në Universitetin Georgetown, Ambasadorja Barbara Bodine, thotë s...
Lideri i Kines PENTAGON-Kina ka zgjeruar ndjeshëm rezervat e saj bërthamore gjatë vitit të kaluar dhe tani po mban rreth 500 koka opera...