LIVE UPDATES
Bota

Gaza nën rrethim: Radhë për bukë, ujë i ndotur dhe shpërthime të pareshtura

Keshawi, gruaja e tij, dy djemtë, dy vajzat dhe nipërit e tij të vegjël, po tentojnë të mbijetojnë duke qëndruar në këtë hapësirë që ka lagështi.

20 Tetor 2023, 21:00 Nga I.A
Gaza nën rrethim: Radhë për bukë, ujë i ndotur dhe
Gaza

GAZA- Në dhomën e vogël të Azmi Keshawit, ku po strehohet familja e tij në qytetin jugor të Gazës Han Jounis, dëgjohen shpërthime. Bombardimet sa vijnë e afrohen, thotë ai, dhe ato po shkaktojnë vdekje dhe shkatërrim. Keshawi, gruaja e tij, dy djemtë, dy vajzat dhe nipërit e tij të vegjël, po tentojnë të mbijetojnë duke qëndruar në këtë hapësirë që ka lagështi.

Ushtria izraelite në mënyrë të pareshtur ka sulmuar Gazën në kundërpërgjigje ndaj sulmeve shkatërruese të Hamasit në jug të Izraelit pothuajse dy javë më parë. Familja Keshawi e ndjenë se dëshpërimi po rritet. Ushqimet po mbarojnë dhe Izraeli deri më tani ka ndaluar përpjekjet që në Gazë të dërgohen ndihmat humanitare.

Kjo familje nuk është larë që kur Izraeli ndërpreu furnizimet me ujë dhe ato me karburante në Rripin e Gazës. Ata po furnizohen me ujë për pije nga një shkollë që udhëhiqet nga Kombet e Bashkuara, ku punëtorët u shpërndajnë banorëve të Gazës bidona me ujë. Uji ka shije të kripur. Stacionet e distilimit të ujit nuk po funksionojnë që kur kanë mbetur pa karburante.

Keshawi e vlon ujin dhe shpreson se kjo do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ujit.

“Si dreqin e gjithë bota vetëm shikoi dhe e la Izraelin që të ndalë ujin?”, thotë Keshawi, 59 vjeç, një hulumtues në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, i cili ka studiuar në Shtetet e Bashkuara.

Bota po vëzhgon, thotë ai, duke shtuar se kjo e pikëllon edhe më shumë.

Nganjëherë ka aq shumë sulme ajrore që u pamundësojnë banorëve të dalin për të siguruar ushqime. Por, furnizimet e familjes së tij po pakësohen, prandaj ai tenton që të dalë për të blerë bukë sa herë të mundet. Të enjten, më 19 tetor, radha para një furre buke ishte aq e gjatë dhe kaotike sa disa banorë pritën deri në pesë orë. Disa furra buke janë bombarduar. Të tjerat janë mbyllur sepse nuk kanë ujë apo rrymë të mjaftueshme. Autoritetet ende po punojnë në aspektet logjistike për dërgimin e ndihmës humanitare nga Egjipti për në Gazë.

Keshawi ka para për të blerë ushqime për nipërit e tij. Por, në Gazë pothuajse nuk ka asgjë për të blerë. Fëmijët shpesh hanë bukë bajate dhe pinë qumësht pluhur. Disa palestinezë që kanë ferma të pulave dhe kanë soba me gaz, po përgatisin pjata me oriz dhe pulë dhe qytetarët po presin me orë të tëra para shtëpive të tyre për të blerë këto ushqime. Keshawi thotë se shpresonte që nuk do ta shihte ujin që përdorin në këto kuzhina – një lëngë me nuanca të ngjyrës së verdhë. Ai thotë se për cilësinë e ujit nuk i ka treguar gruas së tij.

“Nuk është koha që të zgjedhin”, thotë ai teksa po strehohet në shtëpinë e një miku, pas urdhrit për evakuim të lëshuar nga Izraeli për Qytetin e Gazës. “Nuk e dimë nëse nesër do të kemi furnizime”, shton ai.

Për shkak të ndërprerjes së furnizimeve me ujë, tualeti në shtëpinë ku po qëndron Keshawi është shumë i papastër. Me aq pak ujë sa kanë, ata lajnë pjatat dhe nuk e përdorin atë për të pastruar tualetin.

Netët janë më të rënda, thotë ai. Kur sulmet ajrore godasin në afërsi dhe shpërthimet ndriçojnë qiellin, të rriturit mundohen që të qetësojnë fëmijët. “Boom” bërtasin ata kur bien bombat dhe fëmijët qeshin.

Por, fëmijët që janë më të rritur, tmerrohen nga sulmet. Ata shohin lajmet dhe e dinë se sulmet kanë shkatërruar mijëra shtëpi dhe kanë vrarë mbi 3.000 palestinezë në Gazë, përfshirë edhe dhjetëra persona as një kilometër larg vendit ku Keshawi me familjen e tij po strehohet. Keshawi thotë se ai po tenton të paraqitet i fortë. Por, shpesh, siç thotë ai, nuk mund të ndalë lotët.

“Kjo situatë po më vret. Po ma thyen zemrën”, shprehet ai.

Marrë nga REL

lufta izrael-palestine azmi keshawi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale