20 Tetor 2023, 20:58
Nga h.k
Xhelal Svelça
KOSOVË-Xhelal Svelça, Ministri i Brendshëm i Kosovës ka bërë një reagim ditën e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për lirimin e Dejan Pantiqi-t. Zvelça i irrituar në reagimin e tij tha se Policia e Kosovës arreston kriminelët dhe gjykata i lirion.
Kreu i MPB ka akuzuar Gjykatën Themelore të Prishtinës se përmes një vendimi të tillë, po sbaoton punën e madhe që po bëhet për luftimin e krimit në Mitrovicë.
POSTIMI I PLOTE
Policia arreston terroristët, këta me paranë e krimit e blejnë lirinë me dorëzani
Sot pamë që terroristi Dejan Pantiq, i cili ka cënuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e ka sulmuar Policinë dhe objektet e KKZ-së vitin e kaluar, iu paska lehtësuar masa nga Gjykata. Nga arresti shtëpiak, në lirim me dorëzani. As masa e parë dhe aq më pak kjo e dyta nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.
Mos të harrojmë që një pjesë e konsiderueshme të kriminelëve që vepronin në veriun e vendit tonë e që sulmuan insitucionet e Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, pjesëtarët e misioneve të huaja dhe gazetarët, janë lënë të lirë në këtë formë. Mund të supozojmë pastaj se me çfarë aktivitetesh janë marrë sërish këta persona.
Po ashtu, veprat për të cilat akuzohen Pantiq dhe të tjerët nuk janë çfarëdo veprash. Ata akuzohen për veprat ndër më të rëndat që parasheh Kodi ynë Penal. Kësisoj, këto lloj masash nuk i shërbejnë aspak përpjekjeve tona për rend dhe ligj në veriun tonë dhe as drejtësisë. Përkundrazi, ato lehtësisht mund të jenë stimulim për vazhdim të avazit të vjetër. Askush nuk mund të jetë kaq neglizhent dhe moskokëqarës ndaj punës së paepur, të përditshme, të palodhshme e me shumë sakrifica të organeve tona të sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës.
Puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë, dhe jo vetëm, nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet.
xhelal svelca gjykata themelore e prishtines
Bota
20 Tetor 2023, 20:37
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Mbrëmjen e sotme në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë janë raportuar të shtë...
Bota
20 Tetor 2023, 20:39
I.A
Barbara Bodine
SHBA- Drejtorja e Institutit për Studimin e Diplomacisë në Universitetin Georgetown, Ambasadorja Barbara Bodine, thotë s...
Bota
20 Tetor 2023, 20:27
h.k
Lideri i Kines
PENTAGON-Kina ka zgjeruar ndjeshëm rezervat e saj bërthamore gjatë vitit të kaluar dhe tani po mban rreth 500 koka opera...
Bota
20 Tetor 2023, 20:29
I.A
Kenneth Chesebro
SHBA- Kenneth Chesebro, ish-avokati i Donald Trumpit, ish-presidentit amerikan, e ka pranuar fajësinë në një rast q&eu...
Bota
20 Tetor 2023, 20:16
A.TH
Giorgia Meloni
ITALI- Divorci i kryeministres italiane Giorgia Meloni me gazetarin Andrea Giambruno ka nxitur një sërë reagimesh në...
Bota
20 Tetor 2023, 20:10
r.ll
Mohammad Shtayyeh
PALESTINË-Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh tha se nuk do të dënojë sulmin e Hamasit që vrau mbi 10...
Bota
20 Tetor 2023, 20:03
h.k
Nik Gjeloshaj
MAL I ZI-Nik Gjeloshaj, Kryetari i “Forumit Shqipart”, ka bërë ditën e sotme të njohur pozicionet qeveritare...
Bota
20 Tetor 2023, 19:52
h.k
Rruga A
PRISHTINË-Përparim Rama, Kryetari i Bashkisë së Prishtinës ka njoftuar mediat me një deklaratë të fortë...
Bota
20 Tetor 2023, 19:34
r.ll
Gorica Dodik
BOSNJE-HERCEGOVINË- Vajza e liderit serb të Bosnjes, Milorad Dodik, e cila bashkë me të vëllanë ësht&e...
Bota
20 Tetor 2023, 19:37
h.k
Aeroporti i Bazelit
ZVICËR-Një alarm i dytë është shënuar për bombë në aeroportin e Bazelit në Zvicë...