LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Kapitol, mbyllet sot raundi i parë i dëgjeva publike nga Komisioni

Asnjë president amerikan në detyrë, apo ish-president, nuk është akuzuar ndonjëherë për vepra penale. Por, për herë të parë në historinë amerikane, ligjvënësit po mbajnë dëgjesa publike që mund të rezultojnë me rekomandimin që ish-Presidenti Donald Trump të mbajë përgjegjësi ligjore për përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

21 Korrik 2022, 17:15 Nga d.a.
Sulmi në Kapitol, mbyllet sot raundi i parë i dëgjeva publike nga
Komisioni

SHBA- Komisioni i 6 janarit do të përmbyllë sot raundin e parë të dëgjesave publike me një analizë minutë pas minute të veprimeve të ish-Presidentit Donald Trump gjatë kohës që po sulmohej Kapitoli. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, i hedh një vështrim hapave të mëtejshëm që do të ndërmarrë komisioni hetimor.

Asnjë president amerikan në detyrë, apo ish-president, nuk është akuzuar ndonjëherë për vepra penale. Por, për herë të parë në historinë amerikane, ligjvënësit po mbajnë dëgjesa publike që mund të rezultojnë me rekomandimin që ish-Presidenti Donald Trump të mbajë përgjegjësi ligjore për përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

“Donald Trump mblodhi një turmë në Uashington DC dhe e nxiti të bënte një sulm të dhunshëm ndaj demokracisë sonë”, tha kryetari i komisionit hetimor, ligjvënësi demokrat Bennie Thompson.

Komisioni i 6 janarit, i përbërë nga shtatë demokratë dhe dy republikanë, nuk ka autoritetin për të zhvilluar një proces gjyqësor ndaj ish-Presidentit Donald Trump për vepra penale në lidhje me sulmin ndaj Kapitolit. Por, komisioni po paraqet të dhëna që mund të përdoren nga Departamenti i Drejtësisë për të ngritur akuza ndaj tij.

“Ndërsa po shpaloset pamja e plotë përpara komisionit të 6 janarit, është bërë e qartë se përpjekjet që Donald Trump mbikqyri dhe me të cilat u angazhua, ishin edhe më rrënqethëse dhe kërcënuese se sa mund ta kishim imagjinuar”, tha Ligjvënësja republikane Liz Cheney.

Në një dokument prej 12 faqesh ku përsërit shumë nga pretendimet e tij për manipulime zgjedhore, ish-Presidenti Trump kritikoi faktin që seancat dëgjimore nuk kanë lejuar paraqitjen e evidencës shfajësuese apo marrjen në pyetje të dëshmitarëve edhe nga pala tjetër. Megjithatë, shumë ekspertë thonë se komisioni po ndërton një dosje të pasur ku sugjerohet se ish-Presidenti Trump është personalisht përgjegjës për vepra të shumta penale.

“Konspiracioni për të penguar një proces zyrtar është me siguri një nga gjërat për të cilat mund të akuzohet. Ndoshta edhe konspiracioni për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, që ka të bëjë me gjithë deklaratat krejtësisht të pabaza për manipulim zgjedhor. Trump-i nuk pati asnjë lloj prove dhe e dinte që nuk kishte, ashtu siç u bë e qartë edhe gjatë këtyre seancave dëgjimore. Nxitja e trazirave do të ishte një tjetër akuzë, nëse mund të lidhin veprimet e Trump-it me trazirat në një mënyrë direkte – kjo është pak më e vështirë për t’u provuar”, thotë Paul Schiff Berman, nga fakulteti juridik i Universitetit “George Washington”.

Disa ekspertë ligjorë kanë vënë në dukje se çdo përpjekje për të ngritur akuza ndaj ish-Presidentit Trump do të varet nga fakti nëse ai i besonte pretendimet e tij për manipulim, diçka e vështirë për t’u provuar.

Ligjvënësit thonë se një mesazh në Twitter nga ish-Presidenti Trump më 19 dhjetor 2020, ishte një thirrje për grupet ekstremiste që të sulmonin Kapitolin. Ky veprim mund të sjellë akuza për konspiracion rebelimi.

Mendoj se nga sa kemi parë nga dokumentat e Departamentit të Drejtësisë, ku pasqyrohen mesazhet mes grupeve Oathkeepers dhe Proud Boys, duket se ai mesazh në Twitter e qartësoi datën 6 janar si shansin e fundit për këto grupe që të angazhoheshin në atë që mendonin se ishte momenti i tyre në histori, shansi i tyre për të ndalur atë që mendonin se ishin zgjedhje të vjedhura”, thotë Jon Lewis, nga Programi për Ekstremizmin në Universitetin “George Washington”.

Komisioni i 6 janarit pritet të vazhdojë seanca deri në vjeshtë dhe të publikojë konkluzionet e tij pas zgjedhjeve të mesmandatit që mbahen në nëntor. Kjo mund ta vonojë lëvizjen historikisht të pashembullt të Departamentit të Drejtësisë, për të ngritur akuza ndaj një ish-presidenti dhe një rivali politik të presidentit aktual.

“Do të thotë që gjendesh gjithnjë në një gjendje kaosi politik dhe me mundësinë e një lloji lufte civile. Dhe kjo nuk është mënyra se si ka vepruar sistemi ligjor i Shteteve të Bashkuara për 200 vite. Por, Trump-i është një president sui generis; nuk ka patur ndonjëherë një lloj presidence të këtillë. Dhe nuk ka patur diçka të ngjashme me sulmin ndaj Kongresit dhe përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet legjitime, të paktën që nga periudha e Luftës Civile. Pra, gjendemi vërtet në territor të pashkelur”, thotë zoti Berman.

Një anketim i bërë në qershor nga Qendra Kërkimore për Çështjet Publike (NORC) e agjencisë së lajmeve Associated Press konstatoi se gjysma e amerikanëve në moshë madhore thonë se ish-Presidenti Trump duhet të akuzohet penalisht për rolin e tij gjatë sulmit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara./VOA/

jon lewis liz cheney sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit