LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi i SHBA-ve, drejtori i CIA-s: Putini, pre e retorikës së tij

Drejtori i CIA-s, William Burns, zyrtari i fundit amerikan që u takua me presidentin Putin përpara se ai të urdhëronte hyrjen e forcave ruse në Ukrainë në muajin shkurt, paralajmëroi të mërkurën vonë se udhëheqësi rus beson vërtet se duhet ta pushtojë Ukrainën për të përmbushur fatin e tij.

21 Korrik 2022, 17:09 Nga d.a.
Paralajmërimi i SHBA-ve, drejtori i CIA-s: Putini, pre e retorikës
Putin

SHBA- Shefi i CIA-s, vlerëson se presidenti rus Vladimir Putin duket se i është nënshtruar krijimit të miteve dhe hiperbolës së tij, i paaftë të heqë dorë nga dëshira për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht nga çmimi.

Drejtori i CIA-s, William Burns, zyrtari i fundit amerikan që u takua me presidentin Putin përpara se ai të urdhëronte hyrjen e forcave ruse në Ukrainë në muajin shkurt, paralajmëroi të mërkurën vonë se udhëheqësi rus beson vërtet se duhet ta pushtojë Ukrainën për të përmbushur fatin e tij.

“Putini me të vërtetë i beson retorikës së tij, dhe unë e kam dëgjuar atë të thotë privatisht gjatë viteve, se Ukraina nuk është një vend i vërtetë. … Ai me të vërtetë mendoi se mund të merrte Kievin në më pak se një javë,” i tha zoti Burns një auditori në Forumin vjetor të Sigurisë në Aspen të Kolorados.

"Ai është i bindur se është e thënë që si udhëheqës i Rusisë të rivendosë Rusinë si një fuqi të madhe ... dhe ai nuk beson se mund ta bëjë këtë pa e kontrolluar Ukrainën...", shtoi zoti Burns. “Ai beson se është e drejta e tij, është e drejta e Rusisë të dominojë Ukrainën”.

Vlerësimet e mëhershme të shërbimeve amerikane të zbulimit kanë paralajmëruar se ndërsa zoti Putin nuk kishte ndërmend të braktiste përpjekjet e tij për të pushtuar të gjithë Ukrainën, ishte e mundur që ai të ishte i gatshëm të ndalonte zyrtarisht luftimet për t'u dhënë kohë forcave të tij për t'u riorganizuar, pas humbjeve të konsiderueshme që nga fillimi i agresionit.

“Është plotësisht e besueshme, nga këndvështrimi ynë, që në varësi të mënyrës se si do të zhvillohen gjërat gjatë muajve të ardhshëm dhe kështu me radhë, ai (Putini) të jetë i bindur se ka vlerë në fakt të arrijë në një lloj marrëveshjeje,” tha muajin e kaluar drejtori i Shërbimit Kombëtar të Zbulimit, Avril Haines.

Sipas vlerësimeve të zbulimit amerikan, rreth 15,000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë, ndërsa 45,000 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes thonë se numri i ushtarëve rusë të vrarë është rreth 38,000.

Zoti Burns duket se hedh dyshime mbi idenë që mund të ishte në lojë një lloj marrëveshjeje, duke e përshkruar atë si të papajtueshme me botëkuptimet e presidentit rus.

Zoti Putin është “një besimtar i madh në kontrollin, frikësimin dhe larjen e hesapeve", tha zoti Burns, duke e quajtur udhëheqësin rus “një apostull shpagimi”.

"Ndërsa ka shtrënguar kontrollin e tij mbi pushtetin, ndërsa rrethi i tij i këshilltarëve është ngushtuar, ndjenja e tij personale e fatit dhe oreksi i tij për rrezik është rritur", tha zoti Burns. “Basti i zotit Putin ... është se ai mund të ketë sukses në një luftë shkatërrimtare, që mund të rraskapitë ushtrinë ukrainase, që po vjen dimri dhe kështu ai mund të mbysë ekonominë ukrainase, mund ta rraskapitë publikun dhe udhëheqjen evropiane dhe mund të rraskapitë Shtetet e Bashkuara".

“Pikëpamja ime e fortë është se Putini ishte i gabuar në supozimet e tij për thyerjen e aleancës (së NATO-s) dhe thyerjen e vullnetit të Ukrainës përpara fillimit të luftës dhe mendoj se ai është po aq i gabuar tani”, tha zoti Burns.

Ka disa shenja se Rusia ka nxjerrë mësime nga dështimet e hershme në Ukrainë, duke i kufizuar objektivat e saj në rajonin e Donbasit dhe duke rritur përdorimin e artilerisë me rreze të gjatë, një fushë në të cilën Moska ka një përparësi ndaj Kievit.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ka shenja se ambiciet e zoti Putin po ringjallen.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi të mërkurën se forcat ruse së shpejti mund të zgjerojnë "operacionin e tyre të posaçëm", për shkak të furnizimit te Ukrainës me sisteme të artilerisë amerikane HIMARS.

"Tashmë gjeografia ka ndryshuar. Nuk janë vetëm Donetsku dhe Luhansku, janë Khersoni, Zaporizhia dhe disa territore të tjera", tha ai.

“Nuk mund të lejojmë që pjesa e Ukrainës që do të kontrollohet nga (presidenti ukrainas Volodymyr) Zelensky, ose kushdo që e zëvendëson atë, të mbajë armë që do të paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin tonë dhe territorin e republikave që kanë shpallur pavarësinë, që duan të përcaktojnë të ardhmen e tyre”.

Dyqind trupa ukrainase janë trajnuar për përdorimin e artilerisë HIMARS dhe të paktën tetë njësi janë vënë në veprim deri më tani, sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë, duke shënjestëruar dhe shkatërruar depot ruse të armëve dhe qendrat e komandës dhe kontrollit.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se katër njësi të tjera HIMARS po i dërgohen ushtrisë ukrainase dhe premtuan dorëzimin e katër sistemeve të tjera në një paketë sigurie, që do të shpallet më vonë këtë javë.

"Ne nuk po punojmë vetëm për të ofruar ndihmë për sigurinë në një afat të shkurtër," u tha gazetarëve të mërkurën gjenerali Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara. "Po shohim gjithashtu mundësitë për t'i ofruar Ukrainës mjetet që do t'i nevojiten për parandalim dhe mbrojtje në një afat më të gjatë".

Aleatët e tjerë ukrainas gjithashtu paralajmërojnë për vazhdimin e luftës.

"Nuk shohim asnjë shenjë se lufta do të përfundojë së shpejti", tha ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s David Cattler, në një forum në internet të martën.

“Në fakt, ka edhe më shumë shenja se kjo luftë do të jetë shumë e gjatë”, tha ai.

Zyrtarët amerikan të mbrojtjes dhe të zbulimit po paralajmërojnë Iranin që të mos përfshihet në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Një ditë pasi presidenti Putin u takua me udhëheqësin Suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei në Teheran, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u tha gazetarëve në Pentagon se do të ishte një "ide vërtetë, vërtet e keqe" që Irani t'i sigurojë Rusisë dronë të armatosur. “...Do ta këshillonim Iranin që të mos e bëjë këtë”, tha sekretari Austin.

I pyetur për komentet e sekretarit Austin, zoti Burns tha se “realiteti është që rusët dhe iranianët kanë nevojë për njëri-tjetrin tani, të dyja vende të sanksionuara rëndë, që të dy kërkojnë të dalin nga izolimi politik”. Por, shtoi ai "mendoj se sado shqetësues janë disa nga hapat midis këtyre dy partive, dhe ne në CIA përqendrohemi shumë në ta, mendoj se ka kufizime në mënyrat se si ata do të jenë në gjendje të ndihmojnë njëri-tjetrin tani".

Zoti Burns tha se Moska po merr një ndihmë nga Kina, me Pekinin që ka shtuar blerjet e prodhimeve energjetike për të ndihmuar mbështetjen e ekonomisë ruse. Por ai paralajmëroi se kinezët kanë qenë shumë të kujdesshëm për t'i ofruar Rusisë ndonjë mbështetje ushtarake.

“Më duket se presidenti Xi (Jinping) dhe udhëheqja kineze kanë qenë të shqetësuar deri në një farë mase, veçanërisht në fazën e parë të luftës së Putinit në Ukrainë … të shqetësuar nga arritjet ushtarake të rusëve në fillim dhe suksesi i armatimit rus, të shqetësuar nga pasiguritë ekonomike që ka shkaktuar lufta”, tha ai.

Megjithatë, zoti Burns tha se përpjekjet e Rusisë nuk kanë gjasa të ndryshojnë përllogaritjen e Kinës për përdorimin e forcës për të marrë Tajvanin.

"Ndjenja jonë është se ndoshta kjo ndikon më pak në pikëpyetjen nëse udhëheqja kineze mund të zgjedhë disa vite më vonë të përdorë forcën për të kontrolluar Tajvanin, por si dhe kur do ta bëjë atë", tha ai.

"Nëse ka një mësim që unë mendoj se ata mund të nxjerrin nga përvoja e Putinit në Ukrainë, është se nuk arrini fitore të shpejta vendimtare me forca të pakta", tha zoti Burns.

Duke folur në Forumin e Sigurisë në Aspen më herët të mërkurën, ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara hodhi poshtë mundësinë që Pekini të përdorte forcë kundër Tajvanit.

“Gjëja e fundit që dëshirojmë të bëjmë është të luftojmë me bashkatdhetarët tanë (në Tajvan)”, tha ambasadori Qin Gang, duke akuzuar SHBA-në për dërgimin e armëve të sofistikuara për të mbështetur ushtrinë tajvaneze.

"Ne do të bëjmë më të mirën në sinqeritetin tonë të madh për të arritur ribashkimin paqësor", shtoi ambasadori Qin. "Parimi 'Një Kinë' është themeli politik i marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe është themeli për paqen dhe qëndrueshmërinë përgjatë ngushticës së Tajvanit... por ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë angazhimet e tyre me veprime”./VOA/

qin gang william burns vladimir putin

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit