21 Korrik 2022, 14:56
Nga d.a.
Ukraine
UKRAINË- Organizata Human Rights Watch (HRW) tha se Rusia dhe Ukraina duhet të shmangin vendosjen e bazave ushtarake në zonat civile gjatë operacioneve luftuese dhe se fillimisht duhet t'i tërheqin banorët e atyre zonave.
Në raportin e HRW-së të publikuar më 21 korrik thuhet se të dyja palët në luftën në Ukrainë i kanë vënë civilët në një rrezik të panevojshëm duke vendosur forcat e tyre në zona të banuara, pa i larguar paraprakisht civilët në vende më të sigurta. Kjo, sipas HRW-së, ka ndodhur pavarësisht se Ligji humanitar ndërkombëtar i obligon palët në konflikt që t'i ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët.
Human Rights Watch tha se ka dokumentuar katër raste kur forcat ruse kanë vendosur baza ushtarake në zona të banuara dhe në tri raste ushtria ukrainase kishte ndërmarrë veprime të ngjashme, pa tërhequr fillimisht civilët në zona të sigurta. Sulmet e mëvonshme ndaj këtyre bazave vranë edhe civilët, tha organizata për të drejtat e njeriut.
“Teksa lufta në Ukrainë po vazhdon, në mënyrë të panevojshme civilët kanë mbetur në mes të luftimeve”, tha Belkis Wille nga HRW.
“Forcat ruse dhe ukrainase duhet të shmangin vendosjen e trupave të tyre në mesin e civilëve dhe duhet të bëjnë gjithçka që munden për t'i larguar civilët”, shtoi Wille.
HRW tha se u ka shkruar më 6 maj ministrive ukrainase dhe ruse të Mbrojtjes, dhe ka kërkuar nga këto institucione detaje lidhur me masat që forcat e tyre të armatosura po ndërmarrin “për të minimizuar numrin e vdekjeve të civilëve, për largimin e civilëve nga afërsia e luftimeve dhe për të shmangur vendosjen e trupave në zona të populluara”. Sipas HRW-së, asnjëra palë nuk është përgjigjur.
Kjo organizatë u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që t’iu përmbahen ligjeve të luftës që aplikohen gjatë konflikteve të armatosura ndërkombëtare, që janë pjesë e Konventave të Gjenevës dhe, po ashtu, t’i përmbahen edhe të drejtës zakonore ndërkombëtare.
Sipas legjislacionit ndërkombëtar, HRW-ja tha se palët në konflikt duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t'i mbrojtur civilët dhe objektet civile që kanë nën kontrollin e tyre nga rreziqet që burojnë si pasojë e operacioneve ushtarake. Po ashtu, organizata tha se palëve u kërkohet që të shmangin shënjestrimin e objektivëve ushtarakë që gjenden pranë zonave të populluara dhe gjithashtu është e nevojshme që civilët të largohen nga afërsia e caqeve ushtarake./REL/
lufta ukraine-rusi organizata human rights watch
Bota
21 Korrik 2022, 14:39
d.a.
Lizz Truss
BRITANI- Sekretarja e Jashtme britanike, Lizz Truss, njëra prej dy kandidatëve për të marrë pozitën e kryeministri...
Bota
21 Korrik 2022, 14:34
d.a.
Francis Fukuyama
SHBA- Francis Fukuyama është më i njohur për librin e tij "Fundi i historisë dhe njeriu i fundit", ku ai pohon se...
Bota
21 Korrik 2022, 14:27
d.a.
Protesta ne Serbi
SERBI- Qytetarët dhe policia para Kuvendit të Vojvodinës në Novi Sad u përleshën në një protest&e...
Bota
21 Korrik 2022, 14:19
d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Një front kundër propozimit të Brukselit për uljen e konsumit të gazit natyror me 15% duke...
Bota
21 Korrik 2022, 13:57
d.a.
Zjarr ne Greqi
GREQI- Zjarri i rënë në një zonë pyjore në zonën e Agnatas Ilia të Greqisë është...
Bota
21 Korrik 2022, 13:44
d.a.
Olena Zelenska
SHBA- Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska tha se lufta në Ukrainë e ka bërë djalin e saj nëntë vj...
Bota
21 Korrik 2022, 13:32
d.a.
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Është miratuar me 83 vota pro në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për pro...
Bota
21 Korrik 2022, 13:23
d.a.
Shenimi i zjarrfikesve
GREQI- Një banor i Megarës në Greqi ka folur për shënimin që i kanë lënë zjarrfik&...
Bota
21 Korrik 2022, 13:15
d.a.
Latif Gashi
KOSOVË- Lindtrim dhe Fidan Gashi, dy djemtë e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Ga...
Bota
21 Korrik 2022, 12:55
d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, ku po di...