22 Shkurt 2023, 14:56
Nga I.A
Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot, në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një ish-këshilltarin e Ilir Metës në kohën që ishte President, Petraq Milon në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar. Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.
Në videot që janë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë. Sipas pamjeve, një polic e nxjerr me forcë nga makina Milon, i cili nuk bën rezistencë dhe keqtrajtohet.
"Kjo është një pjesë e medaljes, pjesa tjetër është që qytetarët shohin një klip të shkurtër. Nuk ka qenë dikush që ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë nga makina ashtu, dikush duhet të ketë bërë shkelje. Rregullat e qarkullimit dhe kolonat nuk kanë qenë i respektuar me fal sepse po behet per turiste, te moshuar dhe apeli im per policine eshte qe te jemi te gjithe tolerante. Nacionalizmi, tensioni, perpjekjet per te krijuar tension ne raport me boshnjaket, muslimanet, ky eshte modusi operandi”, tha Abazovic.
Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin "fat" ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës. Dje u raportua se është bërë pezullimi i Zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.
dritan abazoviç petraq milo dhunohet petraq milo
Bota
22 Shkurt 2023, 14:52
a.l
Antony Blinken dhe Vladimir Putin
RUSI- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar lidhur me pezullimin e Traktatit të armëve bë...
Bota
22 Shkurt 2023, 14:42
a.l
Babacan
TURQI- Një nga të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm të 6 shkurtit në Turqi ishte edhe Babit Babacan. Ai ka treg...
Bota
22 Shkurt 2023, 14:36
a.l
ëang Yi dhe Vladimir Putin
RUSI- Kryediplomati kinez Wang Yi ka zhvilluar sot një vizitë në Rusi. Ai ka takuar presidentin rus Vladimir...
Bota
22 Shkurt 2023, 14:36
I.A
Ukraine
UKRAINË- Më 22 shkurt 2022, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka pranuar një telefonatë nga homologu i ...
Bota
22 Shkurt 2023, 14:10
I.A
Papa Françesku
VATIKAN- Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievit, Papa Françesku tha se luft...
Bota
22 Shkurt 2023, 14:01
k.m.
Foto ilustruese
Më 22 shkurt 2022, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij amerika...
Bota
22 Shkurt 2023, 13:55
k.m.
Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-g...
Bota
22 Shkurt 2023, 13:48
k.m.
Papa Françesku
Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievit, Papa Françesku tha se lufta në...
Bota
22 Shkurt 2023, 13:24
I.A
Pjetër Shala
HAGË- Gjykimi ndaj Pjetër Shalës do të vazhdojë më 27 mars 2023, me dëgjimin e dëshmitarëve ...
Bota
22 Shkurt 2023, 13:20
I.A
Hassan Abyat
IRAN- Rezistenca iraniane dënon ashpër ekzekutimin e të burgosurit politik Hassan Abyat pas 11 vitesh burgim dhe tortura. Ajo p...