LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e REL: Si gabuan të gjithë me parashikimet për luftën në Ukrainë?

Gabim. Shumë të tjerë kanë besuar që edhe nëse nis, ushtria ukrainase do të mposhtej, kontrolli i Kievit do të fitohej brenda ditësh nga rusët dhe Qeveria ukrainase do të rrëzohej. Sërish gabim.

22 Shkurt 2023, 14:01 Nga k.m.
ANALIZA e REL: Si gabuan të gjithë me parashikimet për
Foto ilustruese

Më 22 shkurt 2022, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij amerikan. Sipas Borrellit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë se Rusia, pas disa muajve të mbledhjes së forcave në kufi me Ukrainën, do ta pushtojë këtë shtet.

“Tony Blinken më ka telefonuar dhe më ka thënë, ‘Do të ndodhë këtë fundjavë’”,- ka kujtuar Borrell në një fjalim të mbajtur muaj më parë.

“Dy ditë më vonë, në orën 5:00 të mëngjesit, ata kanë nisur bombardimet në Kiev. Ne nuk e kemi besuar se kjo do të ndodhte”.

“Nuk e kemi besuar se do të nisë lufta”, ka thënë ai.

Teksa tingulli i daulles së luftës sa ka shkuar e është forcuar në muajt para nisjes së luftës - më 24 shkurt 2022 - zyrtarë perëndimorë të inteligjencës, analistë ushtarakë dhe shkencëtarë politikë, kanë tentuar të kuptojnë synimet e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ata e kanë analizuar edhe atë që është ditur për forcat e armatosura ruse dhe ushtrinë e papajisur të Ukrainës. Shumë kanë besuar se Rusia nuk do të nisë luftë. Gabim. Shumë të tjerë kanë besuar që edhe nëse nis, ushtria ukrainase do të mposhtej, kontrolli i Kievit do të fitohej brenda ditësh nga rusët dhe Qeveria ukrainase do të rrëzohej. Sërish gabim.

Një vit më vonë, teksa luftës nuk po i shihet fundi, analistët ende po tentojnë të kuptojnë si ka gabuar kaq shumë bota perëndimore.

“Unë nuk kam qenë pjesë e grupit që ka qenë i bindur se lufta do të nisë”, ka thënë Lawrence Freedman, profesor për studime të luftës në Kolegjin King të Londrës, në një koment të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar.

“Kam qenë i bindur për mundësinë, mirëpo më është dukur hap i vetëkuptueshëm budallallëku dhe kam besuar që Putin ka opsione më të mira”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Freedeman ka thënë se sipas këndvështrimit të tij, edhe zyrtarët amerikanë, edhe ata britanikë e kanë parashikuar se Putin do ta nisë luftën.

“Parashikimet e amerikanëve dhe britanikëve kanë rezultuar të sakta”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk ka dyshim se ka qenë sukses i jashtëzakonshëm i inteligjencës”, ka thënë Konrad Muzyka, analist i mbrojtjes me bazë në Poloni.

“Ne u patëm mësuar me dështimet e inteligjencës kur është fjala për Shtetet e Bashkuara: dështimi për të parashikuar pushtim në Gjeorgji. Siri. Gjithë zhvillimet përgjatë Luftës së Ftohtë, pushtimi në Hungari, në Çekosllovakinë e atëhershme”.

“Ajo çfarë ka parashikuar komuniteti i inteligjencës ka qenë e saktë”, ka thënë ai.

Ata kanë bërë shumë paralajmërime, i cili me raste ka qenë luks, sepse zakonisht nuk jepen aq shumë paralajmërime”.

Jogatishmëria e shumë zyrtarëve perëndimorë për t’iu besuar këtyre paralajmërimeve ka qenë psikologjike, ka thënë Muzyka.

Shumë njerëz kanë besuar që ‘tani jemi në shekullin XXI, konflikti është zhvilluar qe nëntë, tetë vjet’” në Donbas, në lindje të Ukrainës, ka thënë ai.

“Të gjithë kanë menduar se Rusia nuk do ta sulmonte një shtet sovran… që mbledhja e ushtrisë ka qenë blof. Ka ekzistuar një barrierë psikologjike”.

Para nisjes së luftës, kanë qarkulluar dy qëndrime të ndryshme të ekipeve të inteligjencës, ka thënë Philip Davies, profesor për studime të inteligjencës në Qendrën Brunel për Inteligjencë dhe Studime të Sigurisë në Londër: “inteligjenca që ka paralajmëruar” dhe inteligjenca e “korrelacionit të forcave”.

“Nuk është fjala për kualitetin e koleksionit, por kualitetin e analizës”, ka thënë Davies.

“Analiza e inteligjencës paralajmëruese ka qenë jashtëzakonisht e saktë”, ka thënë ai.

“Paralajmërimet amerikane, të cilat kanë qenë më të zëshmet… kanë qenë të sakta në interval mes 7-10 ditësh, çka për këto situata do të thotë se ishte shumë e saktë”.

“Kjo ka të bëjë me fokusin”, ka thënë Freedman.

“Nuk ka qenë fokusi se çfarë kanë rusët afër kufijve. Pyetja është nëse do të përdoren pajisjet, aspekti i vështirë këtu është që të bëhen vlerësime për zgjedhjet e dikujt, për vendimet që nuk janë marrë ende”.

Pushtimi i Rusisë në Gjeorgji më 2008 ka qenë i shpejtë si drita – pothuajse të gjitha luftimet kanë përfunduar brenda pesë ditëve – mirëpo konflikti ka vënë në pah problemet me forcat e armatosura, prandaj më vonë është investuar në modernizim dhe heqje dorë nga praktikat dhe pajisjet e periudhës sovjetike.

Pas një suksesi të shkallës më të vogël në Ukrainë, më 2014, dhe më vonë në Siri, vëzhguesit perëndimorë kanë ardhur në përfundim se reformat e kanë përmirësuar aftësinë e Rusisë për të vepruar shpejt, për t’i koordinuar veprimet, për të komunikuar më mirë dhe për të përdorur teknologji “të mençur”.

Më 2020, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka deklaruar se rreth 70 për qind e pajisjeve të armatosura janë modernizuar. Dhe, më pas ka ndodhur pushtimi i Ukrainës më 2022. Disa muaj para se të niste lufta, agjencitë amerikane dhe britanike të inteligjencës, dhe shumë diplomatë kanë treguar në detaje se si Kremlini po e planifikon pushtimin.

Në nëntor të vitit 2021, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns, ka udhëtuar në Moskë për t'i paralajmëruar drejtpërdrejt zyrtarët rusë kundër pushtimit. Mirëpo, siç ka thënë edhe Burnsi më vonë, "unë kam lënë më shumë telashe sesa kur ka kam arritur atje”. Me mbi 175.000 trupa ushtarake të pozicionuara rreth kufirit me Ukrainën, dhe me dominim detar në Detin e Zi, ushtria ruse është parashikuar që do ta merrte Kievin brenda ditësh dhe do ta rrëzonte Qeverinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Mirëpo, përpjekjet e Rusisë për ta marrë Kievin kanë dështuar shpejt – kryesisht për shkak të mbrojtjes së suksesshme ajrore në kryeqytet, e cila e ka parandaluar uljen e parashutistëve.

Në pjesën jugore, Rusia ka shënuar më shumë sukses, duke marrë kontrollin e zonës administrative të Hersonit dhe më pas edhe të Mariupolit. Deri në pranverë, njësitet ruse janë tërhequr nga rajonet veriore dhe janë përgatitur për ofensiva të reja në lindje të Ukrainës.

“Pse Rusia nuk ka triumfuar – pse është penguar në hyrje të qyteteve të mëdha - është kthyer në një prej pyetjeve më të rëndësishme për politikën e jashtme amerikane dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”, ka thënë Dara Massicot, eksperte për ushtrinë ruse në Korporatën Rand, institut amerikan, në një artikull të publikuar këtë muaj në revistën Foreign Affairs.

“Çfarë njerëzit kanë gabuar, kanë qenë vlerësimet për ushtrinë ruse”, ka thënë Freedman.

“Nuk ka qenë e paramenduar se rusët do të dilnin kaq keq”.

“Jam befasuar sa mirë ia kanë dalë ukrainasit dhe sa keq kanë performuar rusët”, ka thënë Clint Reach, hulumtues i mbrojtjes në Korporatën Rand dhe ish-linguist rus në Departamentin amerikan të Marinës dhe Mbrojtjes.

“Pavarësisht planit të keq rus, Rusia ka treguar se nuk e ka ushtrinë që kemi menduar se e ka. Dhe, këto pritje për Rusinë janë bazuar në vlerësimet se modernizimi dhe përpjekjet për trajnim në dekadën e fundit do të prodhonin rezultate më të mira në fushëbetejë. Por, nuk kemi parë diçka të tillë”.

“Rusët kanë punuar shumë për të ndërtuar një paraqitje të rreme të kapaciteteve ushtarake”, ka thënë Davies.

Ai e ka përmendur shembullin e tankut më të ri rus – T-14 Armata – i cili, pavarësisht përshkrimeve dhe teknologjisë së përdorur në të, ende nuk është dërguar në luftën në Ukrainë.

“Është e lehtë ta shikosh armikun në letër, shikojani pajisjet…. Mund të bësh edhe fotografi satelitore, t’ia numërosh tanket dhe pajisjet luftarake dhe të bësh bilancin, cila palë ka më shumë”, ka thënë ai.

“Mirëpo, gatishmëria për t’i përdorur ato, aftësia për t’i përdorur, ato nuk mund t’i shohësh përmes fotografive satelitore”.

“Fatkeqësisht, edhe unë kam qenë në anën e gabuar, kam pasur vlerësime të gabuara për ushtrinë ruse dhe kapacitetet e saj për të sulmuar Ukrainën”, ka thënë Muzyka.

“Ne i dimë stërvitjet, investimet që rusët kanë bërë prej vitit 2012, ata është dukur se mund t’ia dalin shumë më mirë”, ka thënë ai.

“Ne kemi besuar se të gjitha degët ushtarake do të performonin më mirë, sidomos në pjesët veriore të Ukrainës”.

Prognozë e gabuar është bërë edhe për Ukrainën, pasi ekspertët kanë besuar se ushtria e saj nuk do të mund t’i bëjë ballë ushtrisë ruse.

Mirëpo, e pajisur me armë dhe inteligjencë perëndimore, forcat ukrainase kanë penguar përpjekjet e hershme të Rusisë për të fituar kontrollin e Kievit.

“Ne nuk e kemi parashikuar që Ukraina do të rezistonte në këtë mënyrë efektive”, ka thënë Borrell në fjalimin e tij në tetor.

“I kam vlerësuar më shumë sesa duhet kapacitetet ruse”, ka thënë Muzyka.

“Në anën tjetër, duhet kujtuar edhe konfuzionin dhe kaosin në anën ukrainase, ditët e para të luftës”.

“Gjëja e vetme që i ka ndalur rusët nga shkuarja në Kiev ka qenë një grup i qindra vullnetarëve, të cilët janë përgatitur me luftë për muaj dhe ka qenë rezistenca e tyre në Buça dhe Irpin që e ka penguar avancimin rus”.

Më vonë, Ukraina e ka befasuar Rusinë – dhe vëzhguesit e jashtëm – kur ka nisur një kundërofensivë në rajonin e Harkivit dhe zonën verilindore, duke i shtyrë forcat ruse drejt rajonit të Hersonit në jug, derisa ato dikur janë tërhequr afër Lumit Dnjepër – duke braktisur kryeqytetin e vetëm rajonal që e kanë pasur nën kontroll prej nisjes së luftës.

“Nuk e kam besuar se ukrainasit do të luftonin aq mirë”, ka thënë Davies.

“E kam pasur një qasje goxha pesimiste dhe e kam menduar se skenari më i mirë është që Rusia të vuajë nën sanksione për 20 vjetët e ardhshëm”.

Ekspertët janë ndalur edhe te një pikë komplekse e pushtimit rus në Ukrainë: te paaftësia apo jogatishmëria e Rusisë për ta përdorur më fuqishëm forcën ajrore. E pajisur me armatim anti-ajror perëndimor, Ukraina ka vazhduar të operojë flotën e saj më të vogël të aeroplanëve luftarakë të ndërtuar nga sovjetikët, për të shmangur mundësinë e goditjes së forcave të saj tokësore nga aeroplanët rusë.

“Ne kemi menduar se rusët, jo vetëm që do të jenë superiorë në fuqinë ajrore, por edhe do të dinë si të manovrojnë”, ka thënë Freedman.

Qeveritë perëndimore dhe analistët nuk kanë qenë vetëm në parashikimet e tyre të gabuara se si do të zhvillohej lufta në Ukrainë. Edhe inteligjenca ruse ka çaluar, sipas disa mediave ruse dhe deklaratave të zyrtarëve perëndimorë. Një shembull i cituar gjerësisht ka përfshirë një departament të agjencisë kryesore të sigurisë në Rusi – Shërbimi Federal i Sigurisë – e cila është përgjegjëse për analiza lidhur me politikat e brendshme të Ukrainës. Në raportime të pakonfirmuara, disa muaj pas nisjes së luftës, është thënë të jenë arrestuar zyrtarë të lartë të agjencisë, nën dyshimet se me qëllim i kanë dorëzuar Kremlinit vlerësime optimiste se Qeveria e Zelenskyt do të binte shpejt.

Më pas shtrohet edhe pyetja se sa ka ditur vetë Ukraina për synimet e Rusisë, ka thënë Davies.

“Është një qen që nuk po leh natën në gjithë këto diskutime”, ka thënë ai.

“E kam një dyshim të fshehtë… që ukrainasit kanë pasur inteligjencë të mirë për rusët”, ka thënë Davies, "dhe kanë pasur mjaftueshëm kohë për të investuar në sigurimin e inteligjencës së mirë nga rusët. Ata duket se kanë qenë më të përgatitur sesa kushdo tjetër për kapacitetet e ushtrisë ruse”.

"Unë mendoj se kur të dalin të gjitha dokumentet pas shumë vjetësh, ato do të jenë shumë më domethënëse për mënyrën si kanë funksionuar gjërat, sesa që jemi duke i vlerësuar ne tani”./REL

josep borrell lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 22 Shkurt 2023, 13:55 k.m.

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-g...

Bota 22 Shkurt 2023, 12:56 I.A

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Foto Ilustruese GJERMANI- Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdek...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale