LIVE UPDATES
Bota

Si gabuan të gjithë me parashikimet për luftën në Ukrainë?

Sipas Borrellit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë se Rusia, pas disa muajve të mbledhjes së forcave në kufi me Ukrainën, do ta pushtojë këtë shtet.

22 Shkurt 2023, 14:36 Nga I.A
Si gabuan të gjithë me parashikimet për luftën në
Ukraine

UKRAINË- Më 22 shkurt 2022, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij amerikan. Sipas Borrellit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë se Rusia, pas disa muajve të mbledhjes së forcave në kufi me Ukrainën, do ta pushtojë këtë shtet.

“Tony Blinken më ka telefonuar dhe më ka thënë, ‘Do të ndodhë këtë fundjavë’”, ka kujtuar Borrell në një fjalim të mbajtur muaj më parë.

“Dy ditë më vonë, në orën 5:00 të mëngjesit, ata kanë nisur bombardimet në Kiev. Ne nuk e kemi besuar se kjo do të ndodhte”.

“Nuk e kemi besuar se do të nisë lufta”, ka thënë ai.

Teksa tingulli i daulles së luftës sa ka shkuar e është forcuar në muajt para nisjes së luftës - më 24 shkurt 2022 - zyrtarë perëndimorë të inteligjencës, analistë ushtarakë dhe shkencëtarë politikë, kanë tentuar të kuptojnë synimet e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ata e kanë analizuar edhe atë që është ditur për forcat e armatosura ruse dhe ushtrinë e papajisur të Ukrainës.

Shumë kanë besuar se Rusia nuk do të nisë luftë. Gabim.

Shumë të tjerë kanë besuar që edhe nëse nis, ushtria ukrainase do të mposhtej, kontrolli i Kievit do të fitohej brenda ditësh nga rusët dhe Qeveria ukrainase do të rrëzohej. Sërish gabim.

Një vit më vonë, teksa luftës nuk po i shihet fundi, analistët ende po tentojnë të kuptojnë si ka gabuar kaq shumë bota perëndimore.

“Unë nuk kam qenë pjesë e grupit që ka qenë i bindur se lufta do të nisë”, ka thënë Lawrence Freedman, profesor për studime të luftës në Kolegjin King të Londrës, në një koment të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar.

“Kam qenë i bindur për mundësinë, mirëpo më është dukur hap i vetëkuptueshëm budallallëku dhe kam besuar që Putin ka opsione më të mira”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Freedeman ka thënë se sipas këndvështrimit të tij, edhe zyrtarët amerikanë, edhe ata britanikë e kanë parashikuar se Putin do ta nisë luftën.

“Parashikimet e amerikanëve dhe britanikëve kanë rezultuar të sakta”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk ka dyshim se ka qenë sukses i jashtëzakonshëm i inteligjencës”, ka thënë Konrad Muzyka, analist i mbrojtjes me bazë në Poloni.

“Ne u patëm mësuar me dështimet e inteligjencës kur është fjala për Shtetet e Bashkuara: dështimi për të parashikuar pushtim në Gjeorgji. Siri. Gjithë zhvillimet përgjatë Luftës së Ftohtë, pushtimi në Hungari, në Çekosllovakinë e atëhershme”.

“Ajo çfarë ka parashikuar komuniteti i inteligjencës ka qenë e saktë”, ka thënë ai.

“Ata kanë bërë shumë paralajmërime, i cili me raste ka qenë luks, sepse zakonisht nuk jepen aq shumë paralajmërime”.

Jogatishmëria e shumë zyrtarëve perëndimorë për t’iu besuar këtyre paralajmërimeve ka qenë psikologjike, ka thënë Muzyka.

“Shumë njerëz kanë besuar që ‘tani jemi në shekullin XXI, konflikti është zhvilluar qe nëntë, tetë vjet’” në Donbas, në lindje të Ukrainës, ka thënë ai.

“Të gjithë kanë menduar se Rusia nuk do ta sulmonte një shtet sovran… që mbledhja e ushtrisë ka qenë blof. Ka ekzistuar një barrierë psikologjike”.

Para nisjes së luftës, kanë qarkulluar dy qëndrime të ndryshme të ekipeve të inteligjencës, ka thënë Philip Davies, profesor për studime të inteligjencës në Qendrën Brunel për Inteligjencë dhe Studime të Sigurisë në Londër: “inteligjenca që ka paralajmëruar” dhe inteligjenca e “korrelacionit të forcave”.

“Nuk është fjala për kualitetin e koleksionit, por kualitetin e analizës”, ka thënë Davies.

“Analiza e inteligjencës paralajmëruese ka qenë jashtëzakonisht e saktë”, ka thënë ai.

“Paralajmërimet amerikane, të cilat kanë qenë më të zëshmet… kanë qenë të sakta në interval mes 7-10 ditësh, çka për këto situata do të thotë se ishte shumë e saktë”.

“Kjo ka të bëjë me fokusin”, ka thënë Freedman.

“Nuk ka qenë fokusi se çfarë kanë rusët afër kufijve. Pyetja është nëse do të përdoren pajisjet, aspekti i vështirë këtu është që të bëhen vlerësime për zgjedhjet e dikujt, për vendimet që nuk janë marrë ende”.

Pushtimi i Rusisë në Gjeorgji më 2008 ka qenë i shpejtë si drita – pothuajse të gjitha luftimet kanë përfunduar brenda pesë ditëve – mirëpo konflikti ka vënë në pah problemet me forcat e armatosura, prandaj më vonë është investuar në modernizim dhe heqje dorë nga praktikat dhe pajisjet e periudhës sovjetike.

Pas një suksesi të shkallës më të vogël në Ukrainë, më 2014, dhe më vonë në Siri, vëzhguesit perëndimorë kanë ardhur në përfundim se reformat e kanë përmirësuar aftësinë e Rusisë për të vepruar shpejt, për t’i koordinuar veprimet, për të komunikuar më mirë dhe për të përdorur teknologji “të mençur”.

Më 2020, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka deklaruar se rreth 70 për qind e pajisjeve të armatosura janë modernizuar.

Dhe, më pas ka ndodhur pushtimi i Ukrainës më 2022.

Disa muaj para se të niste lufta, agjencitë amerikane dhe britanike të inteligjencës, dhe shumë diplomatë kanë treguar në detaje se si Kremlini po e planifikon pushtimin.

Në nëntor të vitit 2021, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns, ka udhëtuar në Moskë për t'i paralajmëruar drejtpërdrejt zyrtarët rusë kundër pushtimit.

Mirëpo, siç ka thënë edhe Burnsi më vonë, "unë kam lënë më shumë telashe sesa kur ka kam arritur atje”.

Me mbi 175.000 trupa ushtarake të pozicionuara rreth kufirit me Ukrainën, dhe me dominim detar në Detin e Zi, ushtria ruse është parashikuar që do ta merrte Kievin brenda ditësh dhe do ta rrëzonte Qeverinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Mirëpo, përpjekjet e Rusisë për ta marrë Kievin kanë dështuar shpejt – kryesisht për shkak të mbrojtjes së suksesshme ajrore në kryeqytet, e cila e ka parandaluar uljen e parashutistëve.

Në pjesën jugore, Rusia ka shënuar më shumë sukses, duke marrë kontrollin e zonës administrative të Hersonit dhe më pas edhe të Mariupolit.

Deri në pranverë, njësitet ruse janë tërhequr nga rajonet veriore dhe janë përgatitur për ofensiva të reja në lindje të Ukrainës.

“Pse Rusia nuk ka triumfuar – pse është penguar në hyrje të qyteteve të mëdha - është kthyer në një prej pyetjeve më të rëndësishme për politikën e jashtme amerikane dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”, ka thënë Dara Massicot, eksperte për ushtrinë ruse në Korporatën Rand, institut amerikan, në një artikull të publikuar këtë muaj në revistën Foreign Affairs.

“Çfarë njerëzit kanë gabuar, kanë qenë vlerësimet për ushtrinë ruse”, ka thënë Freedman.

“Nuk ka qenë e paramenduar se rusët do të dilnin kaq keq”.

“Jam befasuar sa mirë ia kanë dalë ukrainasit dhe sa keq kanë performuar rusët”, ka thënë Clint Reach, hulumtues i mbrojtjes në Korporatën Rand dhe ish-linguist rus në Departamentin amerikan të Marinës dhe Mbrojtjes.

“Pavarësisht planit të keq rus, Rusia ka treguar se nuk e ka ushtrinë që kemi menduar se e ka. Dhe, këto pritje për Rusinë janë bazuar në vlerësimet se modernizimi dhe përpjekjet për trajnim në dekadën e fundit do të prodhonin rezultate më të mira në fushëbetejë. Por, nuk kemi parë diçka të tillë”.

“Rusët kanë punuar shumë për të ndërtuar një paraqitje të rreme të kapaciteteve ushtarake”, ka thënë Davies.

Ai e ka përmendur shembullin e tankut më të ri rus – T-14 Armata – i cili, pavarësisht përshkrimeve dhe teknologjisë së përdorur në të, ende nuk është dërguar në luftën në Ukrainë.

“Është e lehtë ta shikosh armikun në letër, shikojani pajisjet…. Mund të bësh edhe fotografi satelitore, t’ia numërosh tanket dhe pajisjet luftarake dhe të bësh bilancin, cila palë ka më shumë”, ka thënë ai.

“Mirëpo, gatishmëria për t’i përdorur ato, aftësia për t’i përdorur, ato nuk mund t’i shohësh përmes fotografive satelitore”.

“Fatkeqësisht, edhe unë kam qenë në anën e gabuar, kam pasur vlerësime të gabuara për ushtrinë ruse dhe kapacitetet e saj për të sulmuar Ukrainën”, ka thënë Muzyka.

“Ne i dimë stërvitjet, investimet që rusët kanë bërë prej vitit 2012, ata është dukur se mund t’ia dalin shumë më mirë”, ka thënë ai.

“Ne kemi besuar se të gjitha degët ushtarake do të performonin më mirë, sidomos në pjesët veriore të Ukrainës”.

Prognozë e gabuar është bërë edhe për Ukrainën, pasi ekspertët kanë besuar se ushtria e saj nuk do të mund t’i bëjë ballë ushtrisë ruse.

Mirëpo, e pajisur me armë dhe inteligjencë perëndimore, forcat ukrainase kanë penguar përpjekjet e hershme të Rusisë për të fituar kontrollin e Kievit.

“Ne nuk e kemi parashikuar që Ukraina do të rezistonte në këtë mënyrë efektive”, ka thënë Borrell në fjalimin e tij në tetor.

“I kam vlerësuar më shumë sesa duhet kapacitetet ruse”, ka thënë Muzyka.

“Në anën tjetër, duhet kujtuar edhe konfuzionin dhe kaosin në anën ukrainase, ditët e para të luftës”.

“Gjëja e vetme që i ka ndalur rusët nga shkuarja në Kiev ka qenë një grup i qindra vullnetarëve, të cilët janë përgatitur me luftë për muaj dhe ka qenë rezistenca e tyre në Buça dhe Irpin që e ka penguar avancimin rus”.

Më vonë, Ukraina e ka befasuar Rusinë – dhe vëzhguesit e jashtëm – kur ka nisur një kundërofensivë në rajonin e Harkivit dhe zonën verilindore, duke i shtyrë forcat ruse drejt rajonit të Hersonit në jug, derisa ato dikur janë tërhequr afër Lumit Dnjepër – duke braktisur kryeqytetin e vetëm rajonal që e kanë pasur nën kontroll prej nisjes së luftës.

“Nuk e kam besuar se ukrainasit do të luftonin aq mirë”, ka thënë Davies.

“E kam pasur një qasje goxha pesimiste dhe e kam menduar se skenari më i mirë është që Rusia të vuajë nën sanksione për 20 vjetët e ardhshëm”.

Ekspertët janë ndalur edhe te një pikë komplekse e pushtimit rus në Ukrainë: te paaftësia apo jogatishmëria e Rusisë për ta përdorur më fuqishëm forcën ajrore.

E pajisur me armatim anti-ajror perëndimor, Ukraina ka vazhduar të operojë flotën e saj më të vogël të aeroplanëve luftarakë të ndërtuar nga sovjetikët, për të shmangur mundësinë e goditjes së forcave të saj tokësore nga aeroplanët rusë.

“Ne kemi menduar se rusët, jo vetëm që do të jenë superiorë në fuqinë ajrore, por edhe do të dinë si të manovrojnë”, ka thënë Freedman.

Qeveritë perëndimore dhe analistët nuk kanë qenë vetëm në parashikimet e tyre të gabuara se si do të zhvillohej lufta në Ukrainë.

Edhe inteligjenca ruse ka çaluar, sipas disa mediave ruse dhe deklaratave të zyrtarëve perëndimorë.

Një shembull i cituar gjerësisht ka përfshirë një departament të agjencisë kryesore të sigurisë në Rusi – Shërbimi Federal i Sigurisë – e cila është përgjegjëse për analiza lidhur me politikat e brendshme të Ukrainës.

Në raportime të pakonfirmuara, disa muaj pas nisjes së luftës, është thënë të jenë arrestuar zyrtarë të lartë të agjencisë, nën dyshimet se me qëllim i kanë dorëzuar Kremlinit vlerësime optimiste se Qeveria e Zelenskyt do të binte shpejt.

Më pas shtrohet edhe pyetja se sa ka ditur vetë Ukraina për synimet e Rusisë, ka thënë Davies.

“Është një qen që nuk po leh natën në gjithë këto diskutime”, ka thënë ai.

“E kam një dyshim të fshehtë… që ukrainasit kanë pasur inteligjencë të mirë për rusët”, ka thënë Davies, "dhe kanë pasur mjaftueshëm kohë për të investuar në sigurimin e inteligjencës së mirë nga rusët. Ata duket se kanë qenë më të përgatitur sesa kushdo tjetër për kapacitetet e ushtrisë ruse”.

"Unë mendoj se kur të dalin të gjitha dokumentet pas shumë vjetësh, ato do të jenë shumë më domethënëse për mënyrën si kanë funksionuar gjërat, sesa që jemi duke i vlerësuar ne tani”.

Marrë nga REL

josep borrell lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 22 Shkurt 2023, 13:55 k.m.

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-g...

Bota 22 Shkurt 2023, 12:56 I.A

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Foto Ilustruese GJERMANI- Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdek...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë