17 Maj 2023, 21:48
Nga k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Qyteti që nuk fundoset kurrë? Hulumtimet e reja gjeologjike paralajmërojnë se pesha e rrokaqiejve të qytetit të Nju Jorkut në fakt po bën që "Big Apple" – me më shumë se 1 milion ndërtesa e saj të peshojë afro 1.7 trilion paund (njësi matëse përkthyer në 764 milionë ton) – të zhytet me 1 deri në 2 milimetra çdo vit.
Sipas studimit, Manhatani 'i poshtëm' është veçanërisht i rrezikuar dhe ka shqetësime për Brooklyn dhe Queens gjithashtu. Lower Manhattan është në rrezik të madh nga përmbytjet për shkak të fundosjes së NYC në tokën e saj.
“Nju Jorku përballet me sfida të rëndësishme nga rreziku i përmbytjeve; kërcënimi i rritjes së nivelit të detit është 3 deri në 4 herë më i lartë se mesatarja globale përgjatë bregut të Atlantikut të Amerikës së Veriut…,”- shkruhet në studim.
Ekspertët ishin në gjendje të konfirmonin se New York është i ndërtuar mbi një subtrakt që reagon ndryshe ndaj peshës së ndërtesave. Tokat më të pasura me sedimente argjilore dhe mbushje artificiale janë më të prirura ndaj fundosjes, me një vlerë mesatare prej 294 milimetra të matur në pjesën e poshtme të Manhatan-it. Dherat më elastikë arrijnë të rikuperohen pas ndërtimit të pallateve, ndërsa nënshtresa më shkëmbore në të cilën janë ndërtuar shumë qiellgërvishtëse nuk lëviz shumë. Duke krahasuar këto të dhëna me matjet satelitore të lartësisë së tokës, studiuesit kanë zhvilluar një hartë të re dhe më të detajuar të fundosjeve në New York./NYT
new york
Bota
17 Maj 2023, 21:42
f.i
Dmitry Medvedev
RUSI- Ish-kryeministri dhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev me një postim të fundit në Twitter ka rritur tensionin n&...
Bota
17 Maj 2023, 21:25
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Marrëveshja e grurit që lejon eksportimin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, do të zgjatet...
Bota
17 Maj 2023, 21:27
Foto Ilustruese
Çdo vendim për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë duhet të merret nga Shtëpia e B...
Bota
17 Maj 2023, 21:24
Salman Rushdie
SHBA- Shkrimtari i njohur Salman Rushdie mbajti një fjalim publik, nëntë muaj pas sulmit me thikë, duke paralajmëru...
Bota
17 Maj 2023, 21:06
f.i
Josep Borell
EUROPË- Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për të përshpejtuar furnizimet me raunde a...
Bota
17 Maj 2023, 21:18
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis
SHBA- Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka n9nshkruar legjislacionin që ndalon përdorimin e bllo...
Bota
17 Maj 2023, 21:15
Foto Ilustruese
SHBA- Studime të shumta tregojnë se moshat e reja në Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një periudhë kriz...
Bota
17 Maj 2023, 21:14
Foto Ilustruese
SHBA- Organizata Amnesty International thotë se në vitin 2022 është regjistruar numri më i lartë i ekzekutime...
Bota
17 Maj 2023, 21:09
Kandidatët
GREQI- Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pj...
Bota
17 Maj 2023, 20:57
k.m.
Foto ilustruese
Gjuha e urrejtjes në internet është rritur ndjeshën gjatë vitit të kaluar, thekson një raport i bazuar n...