LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Stresi, pasiguria dhe shëndeti mendor tek vajzat adoleshente në SHBA

Një raport i fundit i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregon se pothuajse 60% e vajzave amerikane thanë se ndjenin trishtim dhe dëshpërim të vazhdueshëm. Shifrat tregojnë rritje edhe për djemtë, me rreth gjysmën e tyre. Prindërit kanë teoritë e tyre për këto probleme, por çfarë thonë vetë adoleshentët?

17 Maj 2023, 21:15 Nga DOSJA
Analiza: Stresi, pasiguria dhe shëndeti mendor tek vajzat adoleshente
Foto Ilustruese

SHBA- Studime të shumta tregojnë se moshat e reja në Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një periudhë krize, duke u përballur me sfida të papara të shëndetit mendor që po ndikojnë veçanërisht tek vajzat adoleshente. Ankthi për rezultatet në shkollë. Pasojat e shkaktuara nga pandemia dhe ndikimi negativ i medias sociale.

Një raport i fundit i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregon se pothuajse 60% e vajzave amerikane thanë se ndjenin trishtim dhe dëshpërim të vazhdueshëm. Shifrat tregojnë rritje edhe për djemtë, me rreth gjysmën e tyre. Prindërit kanë teoritë e tyre për këto probleme, por çfarë thonë vetë adoleshentët?

A janë mediat sociale në thelb të problemeve të tyre? A gëzojnë pak më shumë imunitet djemtë, apo janë pjesë e problemit?
Agjencia e lajmeve Associated Press intervistoi pesë vajza në katër shtete dhe ra dakord të publikonte vetëm emrat e tyre për shkak të natyrës së ndjeshme të bisedave. Adoleshentet ofruan mendime të kthjellëta dhe në disa raste befasuese.
16-vjeçarja Amelia është nga shteti i Ilinoit. Asaj i pëlqen të këndojë dhe dëshiron të bëhet kirurge. “Ne jemi shumë të forta dhe përjetojmë shumë gjëra”, thotë ajo.

Amelia vuan nga depresioni dhe ankthi. Ashtu si 13% e vajzave të shkollave të mesme të anketuara për raportin e qeverisë, ajo ka tentuar vetëvrasje. Trajtimi në spital dhe terapia e ndihmuan atë pas tentativës në vitin 2020. Por Amelia është përballur gjithashtu edhe me ngacmime, miqësi toksike dhe kërcënime nga një djalë në shkollë, se ajo "e meritonte të përdhunohej".

Më shumë se 1 në 10 vajza thonë se ishin detyruar të kryenin marrëdhënie intime, sipas raportit nga CDC, rritja e parë e vërejtur në sondazhin periodik të qeverisë. Kërcënimet seksuale janë vetëm një nga barrat me të cilat përballen vajzat adoleshente.

“Ne po përpiqemi të mbijetojmë në një botë që synon të na nënshtrojë”, thotë Amelia.

18-vjeçarja Emma nga Xhorxhia, e cila dëshiron të bëhet artiste, ka çrregullime të përqendrimit të vëmendjes dhe herë pas here vuan nga depresioni. Ajo thotë se stresohet për rezultatet në shkollë dhe arsimin e lartë.

“Kohët e fundit kam vënë re tek vetvetja dhe miqtë e mi se sa të rraskapitur jemi nga problemet që ka bota, çështjet sociale dhe si do të jetë e ardhmja”, thotë Emma. “Të gjitha këto probleme mblidhen dhe të shtypin”.

E rritur vetëm nga mamaja e saj, 15-vjeçarja Zoey jeton në shtetin Misisipi. Pavarësisht dashurisë së madhe, nëna e saj është e rreptë dhe ushtron presion ndaj saj që të jetë e suksesshme në shkollë dhe jetë.

“Shkolla mund të jetë stresuese dhe kjo ndikon kaq shumë tek shëndeti mendor, saqë nuk e kupton, derisa e gjen veten në një pikë ku nuk di se çfarë të bësh”. Zoey thotë se ka patur probleme me shoqërinë e saj, gjë që e shtyu në depresion dhe ndjehej e shqetësuar pasi ishte e vetmja afrikano-amerikane në klasë.

Disa vajza thanë se përballen me presion të shtuar nga standardet e shoqërisë që përqendrohen shumë tek paraqitja e jashtme.

“Shumë njerëz i shohin trupat e grave dhe vajzave si objekte seksuale”, thotë Emma. “Është një barrë e rëndë për ne kur mblidhen të gjitha”.

Lëvizja #MeToo filloi kur këto vajza ishin mjaft të reja, por ajo u intensifikua gjatë pandemisë dhe vajzat janë të vetëdijshme lidhur me ngacmimet seksuale.

Djemtë janë më pak të vetëdijshëm, thonë vajzat. Ato përmendin shaka vulgare, prekje të papërshtatshme, kërcënime seksuale ose dhunë të vërtetë. Vajzat thonë se vëmendja e padëshiruar ndaj tyre është një barrë e rëndë.

Siya, një 18-vjeçare në Nju Xhersi, thotë se pothuajse çdo vajzë që ajo njeh është përballur me ngacmime seksuale. “Kjo është bërë normalja e re për mua”, thotë ajo.

“Kur eci vetëm, automatikisht jam në këtë situatë të brishtë. Mendoj se është shumë e trishtueshme. Nuk e di se si është të mos kesh atë frikë”, thotë Siya.

Makena, gjimnaziste në vitin e katërt të shkollës së mesme në Misisipi, thotë se ajo dhe shoqet e saj ndonjëherë veshin rroba më të gjera për të fshehur format e trupit të tyre, por megjithatë djemtë bëjnë komente.
Ajo ka pasur depresion dhe ka bërë terapi. Makena thotë se është rritur në një komunitet ku ende është turp të flasësh për shëndetin mendor.

“Në komunitetin afrikano-amerikan ne nuk inkurajohemi në përgjithësi të shprehemi emocione, për shkak të asaj që kanë përjetuar brezat e mëparshme. Pritshmëritë janë që ne të kemi zemra prej çeliku. Por ndonjëherë është e pranueshme që të mos jesh e tillë”, thotë Makena.

Një studim i publikuar në mars në revistën e Shoqatës Amerikane të Mjeksësisë (The Journal of the American Medical Association) tregon se në vitin 2019, para pandemisë, rreth 60% e fëmijëve të shtruar në spital për arsye të shëndetit mendor, ishin vajza.

Raporti i publikuar në shkurt nga CDC përfshinte adoleshentët e pyetur në vjeshtën e vitit 2021, kur rastet dhe vdekjet me COVID-19 në SHBA ishin ende të larta.

Marrë nga VOA

raporti i cdc

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj