Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat për fenomenin e gjuhës së urrejtjes janë mbledhur gjatë periudhës kohore 2018-2022, dhe bazohen në raportimet që janë bërë pranë platformës “iSigurt.al” nga prindërit, fëmijët, mësuesit, apo persona të tjerë.
Gjuha e urrejtjes në internet është rritur ndjeshën gjatë vitit të kaluar, thekson një raport i bazuar në të dhënat e marra prej platformës kombëtare për sigurinë në internet, “iSigurt.al”, i prezantuar të mërkurën nga CRCA Albania. Raporti “Gjuhën e urrejtjes në internet në Shqipëri” u prezantua gjatë forumit kombëtar kundër gjuhës dhe krimeve të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTQI dhe komuniteteve të tjera vulnerabël në Shqipëri, organizuar nga Ambasada PINK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale. Borjana Dine, psikologe pranë CRCA Albania, theksoi se gjuha e urrejtjes në internet po targeton edhe fëmijët e adoleshentët.
“Mesatarisht çdo dy fëmijë, adoleshent apo i rritur raporton për internet të pasigurt në Shqipëri", thuhet më tej në raport.
Të dhënat për fenomenin e gjuhës së urrejtjes janë mbledhur gjatë periudhës kohore 2018-2022, dhe bazohen në raportimet që janë bërë pranë platformës “iSigurt.al” nga prindërit, fëmijët, mësuesit, apo persona të tjerë.
“Kemi patur 150 raste të cilat janë trajtuar si dhunë, gjuhë urrejtje apo bullizëm, nga 670 ankesa të marra në platformën “iSigurt.al,” tha Dine gjatë forumit të së mërkurës.
“Tipologjia kryesore e raportimeve konsiston pikërisht në vjedhjen e fotove dhe videove personale dhe ripostimin e tyre duke i shoqëruar me komente dhe gjuhë denigruese ndaj personit që ka rënë viktimë e këtij sulmi,” citon raporti nga “iSigurt.al”.
Grupmosha kryesore e raportuesve rezulton të jetë ajo e 18-30 vjeç me 52 raportime gjatë vitit 2022, e ndjekur nga grupmosha e 15-17 vjeç me 45 raportime, dhe 11-14 vjeç me 21 raportime të rasteve. Kategoria e kryesore e incidenteve të raportuara lidhet me gjuhën e urrejtjes në 38% të rasteve, ndjekur nga materialet abuzive dhe të papërshtatshme për fëmijët me 29% të rasteve, dhe kërcënime e shantazhe në rrjet me 15% të rasteve. Keqpërdorimi i fotove dhe videove vjen gjithashtu edhe pasi ato dërgohen në mesazhe dhe komunikime personale të viktimës. Një tjetër tipologji raportimi e rritur ndjeshëm gjatë vitit 2022 është edhe ajo e gjuhës së urrejtjes nëpër komente në platformat online.
“Përsa i përket platformave, ato kryesoret ku ndodhin incidentet janë platforma ndërkombëtare, ku kryeson rrjeti i TIK TOK me shkelje të tilla si gjuha e urrejtjes, dhuna kibernetike dhe seksuale”, citon raporti.
Gjithashtu platforma Instagram dhe Facebook janë në listën kryesore të platformave me risk për hasje të fenomenit të krimeve kibernetike. Sipas raportit të “iSigurt.al” , 47% e raportuesve janë djem, dhe 42% rezultojnë të jenë vajza, por pavarësisht këtyre shifrave, psikologia Dine thekson se gjuha e urrejtjes është një fenomen që prek më shumë vajzat./Reporter.al
Harry dhe Meghan BRITANI E MADHE- Princi Harry, Meghan dhe nëna e saj rrezikuan të përplaseshin me makinë pasi u ndoqën p&eum...
KiE BRUKSEL- Presindeti i Finlandës, Sauli Niinistö dhe presidenti i Çekisë, Petr Pavel, në Samitin e Këshillit të Evr...
Sergej Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë të zhvilluar së fundmi tregoi se kriza në...
Derek Chollet SHBA- Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se është e nevojshm...
Barak dhe Michelle Obama SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, në një intervistë të fundit televizive me CBS, pra...
Antonio Guterres SHBA- Ndërtimin e një bote paqësore dhe të drejtë në të cilën të gjithë njerëzit do...
Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi HAGË- Gjatë seancës së sotshme Trupi Gjykues në çështjen...
Aleksandër Vuçiç dhe Derek Chollet SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një bised&eu...
Titaniku SHBA- Titaniku, anija më e famshme në botë, po zbulohet si kurrë më parë. Me ndihmën e tekn...
Foto ilustruese Nëse mendoni se pak ajër i ftohtë dhe borë mund t'ju forcojnë shpirtrat e festave, NASA thotë se e di destina...