14 Tetor 2024, 20:46
Nga N.F
Laurent Vinatier
RUSI- Një gjykatë në Moskë e ka dënuar të hënën hulumtuesin francez, Laurent Vinatier, me tri vjet burg, pasi e shpalli fajtor për akuzën se e ka shkelur ligji për "agjentët e huaj", tha Komiteti Hetimor i Rusisë. Vinatier, 48 vjeç, u arrestua në qershor, nën akuzat për spiunazh dhe për mosregjistrim si agjent i huaj.
Hetuesit rusë pretenduan se ai e ka pranuar fajësinë për marrjen e paligjshme të informatave rreth ushtrisë ruse. Prokurorët kërkuan tri vjet e tre muaj burg për Vinatier. Ekipi i tij mbrojtës kërkoi nga gjykata që ta gjobiste atë, në vend që ta dënonte me burgim, duke e quajtur kërkesën e prokurorit "shumë të ashpër".
Vinatier është këshilltar në Qendrën për Dialog Humanitar me bazë në Gjenevë, një organizatë joqeveritare për zgjidhjen e konflikteve, dhe "udhëton rregullisht për punën e tij", tha punëdhënësi i tij. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Francës kanë prekur pikën më të ulët në histori, për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska që nisi në shkurt 2022./REL
laurent vinatier rusi burg
Bota
14 Tetor 2024, 20:37
E. D
Tuneli
LIBAN- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit zbuluan të hënën një qendër komanduese nëntokësore të Hezbollahut...
Bota
14 Tetor 2024, 20:41
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në aksesin në platforma, sipas rap...
Bota
14 Tetor 2024, 20:24
Samer Abu Daqqa
IZRAEL- IDF dhe Shin Bet (shërbimi sekret izraelit) kanë eliminuar kreun e operacioneve ajrore të Hamasit, Samer Abu Daqqa. ...
Bota
14 Tetor 2024, 19:51
E. D
Kamala Harris
SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris do të shfaqet në Fox News të mërkurën mbrëma...
Bota
14 Tetor 2024, 19:32
N.F
Sulmet
IZRAEL- Që nga fillimi i luftës me Hamasin një vit më parë, Izraeli vazhdon të sulmohet çdo ditë me raketa...
Bota
14 Tetor 2024, 19:27
E. D
Bill Clinton
SHBA- Fushata presidenciale e Kamala Harris ka vendosur Bill Clinton në shtetet kyçe 22 ditë nga dita e zgjedhjeve. Ish-presi...
Bota
14 Tetor 2024, 19:04
N.F
Biden
GJERMANI- Pas anulimit në minutën e fundit të vizitës së Presidentit amerikan Joe Biden në Gjermani, tani ësht&eum...
Bota
14 Tetor 2024, 19:01
r.ll
jason steinbaum
GJERMANI- Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë...
Bota
14 Tetor 2024, 18:46
r.ll
nisja e anijes
SHBA- Një mision për të studiuar një nga mjediset më premtuese të sistemit diellor që mund të jet&eu...
Bota
14 Tetor 2024, 18:50
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli do të vazhdojë të godasë pam&eum...