LIVE UPDATES
Bota

Uragani "Milton" prishi planet e udhëtimit, Presidenti Biden pritet të premten në Gjermani

Sipas informacioneve të disa agjencive të lajmeve, vizita e presidentit amerikan është planifikuar vetëm për një ditë. Sipas revistës së lajmeve "Spiegel”, përgatitjet për vizitën në Berlin tashmë janë duke u zhvilluar në prapaskenë midis qeverisë federale dhe shërbimeve të sigurisë.

14 Tetor 2024, 19:04 Nga N.F
Uragani "Milton" prishi planet e udhëtimit, Presidenti Biden
Biden

GJERMANI- Pas anulimit në minutën e fundit të vizitës së Presidentit amerikan Joe Biden në Gjermani, tani është caktuar data e re. Megjithatë, programi i Presidentit në largim është reduktuar.  Presidenti i SHBA Joe Biden pritet në Gjermani të premten. Sipas informacioneve të disa agjencive të lajmeve, vizita e presidentit amerikan është planifikuar vetëm për një ditë. Sipas revistës së lajmeve "Spiegel”, përgatitjet për vizitën në Berlin tashmë janë duke u zhvilluar në prapaskenë midis qeverisë federale dhe shërbimeve të sigurisë. Në agjendën aktuale të Bidenit, takimet zyrtare me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarin Olaf Scholz janë planifikuar për të premten.

Uragani Milton prishi planet e udhëtimit

Joe Biden kishte planifikuar të vinte në Gjermani më 10 tetor dhe të qëndronte këtu për disa ditë. Por pak para vizitës, Shtëpia e Bardhë e anuloi vizitën shtetërore. Shkak ishte uragani Milton, i cili në atë kohë po shkonte drejt shtetit amerikan të Floridës. Nga frika e shkatërrimit në masë, Biden qëndroi në SHBA.

Udhëtimi do të ishte vizita e parë dypalëshe e Biden në Gjermani në më pak se katër vjet në detyrë. Megjithëse presidenti amerikan mori pjesë në samitin e G7 në Elmau në vitin 2022 dhe u ndal në një rast tjetër për të furnizuar me karburant avionin e tij qeveritar në bazën ushtarake amerikane të Ramstein-it, në landin gjerman të Rheinland-Pfalz, ai nuk i kishte kushtuar Gjermanisë një vizitë të veçantë. Ai e bën këtë tani, pak para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Bideni do të largohet nga detyra në janar.

Dyshime për shëndetin e tij mendor

Bideni njoftoi në korrik se po tërhiqej nga fushata dhe emëroi zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris  si kandidaten e tij zëvendësuese. Këtij vendimi i parapriu një debat disajavor për shëndetin mendor të 81-vjeçarit. Gjatë duelit televiziv kundër kundërshtarit të tij republikan Donald Trump, Biden pati një paraqitje problematike. Thirrjet për tërheqje u shumëfishuan më pas brenda Partisë së tij Demokrate.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris është 59 vjeç. Ajo ka "kapacitetin fizik dhe mendor për të përmbushur me sukses detyrimet e zyrës presidenciale", tha mjeku i saj Joshua Simmons, i cili paraqiti një raport në fillim të tetorit. Ekipi i fushatës së rivalit të tij, Donald Trump, deklaroi menjëherë se edhe 78-vjeçari ishte shumë i përshtatshëm për këtë rol./ DW

biden gjermani uragani milton

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet