Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
HISTORIA/ Fotoja e veçantë e një piloti, 30 vite më vonë ai fluturon me djalin e tij
Një fëmijë ka pozuar me babanë e tij pilot në kabinën e avionit dhe pothuajse 30 vjet më vonë të dy kanë bërë të njëjtën foto, vetëm se këtë herë janë të dy kapiten.
13 Shtator 2023, 18:10Nga I.A
Babe e bir
SHBA- Një histori e veçantë familjare e shoqëruar me disa foto prekëse është prezantuar nga CNN Travel, duke dëshmuar se fatit nuk i shpëton dot askush. Një fëmijë ka pozuar me babanë e tij pilot në kabinën e avionit dhe pothuajse 30 vjet më vonë të dy kanë bërë të njëjtën foto, vetëm se këtë herë janë të dy kapiten.
Piloti Ruben Flowers dhe djali i tij, i quajtur gjithashtu Ruben Flowers, pozuan në vitin 1994 brenda kabinës së një aeroplani pak para një fluturimi në 1994. Rreth 30 vjet më vonë, në fillim të vitit 2023, Rubeni më i ri po shikonte një album fotografik në shtëpinë e gjyshes së tij, kur papritur u gjend përballë fotos që e shfaq si një fëmijë të vogël, ulur pranë babai i tij pilot.
I riu sot kishte harruar se fotoja ekzistonte, por duke e parë sërish, iu vërshuan kujtimet. Atij i pëlqenin udhëtimet e tyre në aeroport, orët me të në qendrën e trajnimit dhe simulatorët. Sot, Reuben Flowers, 30 vjeç, ka ndjekur hapat e babait të tij dhe madje ka filluar të fluturojë si piloti i parë i Southwest Airlines.
Piloti i ri ëndërroi të mund të fluturonte me të atin pak para se të dilte në pension: Ishte një ëndërr e imja të arrija në këtë pikë për të fluturuar me babin tim, ndoshta ishte qëllimi im numër një në aviacion.
Pasi "rizbuluan" foton e tyre të vjetër, të dy burrat nisën jo vetëm të fluturonin së bashku, por të krijonin një fotografi tjetër brenda kabinës, mbi dy dekada më vonë, por sot jo vetëm si baba e bir, por si kolegë, bashkë-pilotë.