Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
vokatët për Afrikën e Jugut u kërkuan gjyqtarëve që të vendosin urdhra paraprakë detyrues ndaj Izraelit, duke përfshirë ndalimin e menjëhershëm të fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë.
HAGË- Gjyqtarët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë hapën të enjten seancën dyditore në rastin e ngritur nga Afrika e Jugut, e cila e akuzoi Izraelin për gjenocid në luftën e tij në Gaz. Izraeli e ka hedhur poshtë akuzën. Avokatët për Afrikën e Jugut u kërkuan gjyqtarëve që të vendosin urdhra paraprakë detyrues ndaj Izraelit, duke përfshirë ndalimin e menjëhershëm të fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë. Presidentja e Gjykatës, Joan E. Donoghue, tha se Afrika e Jugut argumenton se veprimet izraelite pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - "kanë karakter gjenocidal" dhe se Izraeli "dështoi të parandalojë gjenocidin dhe po kryen gjenocid."
Ajo tha se Afrika e Jugut, gjithashtu, pretendon se Izraeli shkel “detyrime të tjera themelore sipas Konventës për Gjenocid”. Para fillimit të seancës, qindra protestues pro-izraelitë marshuan në afërsi të ndërtesës së gjykatës me pankarta ku shkruhej "Sillini në shtëpi", duke iu referuar pengjeve që po i mban ende Hamasi. Mes turmave, njerëzit mbanin flamuj izraelitë dhe holandezë. Jashtë gjykatës, të tjerë po protestonin dhe tundnin flamurin palestinez në mbështetje të Afrikës së Jugut. Gjykata e OKB-së (ICJ), me seli në një periferi të Hagës, në Holandë, merret me mosmarrëveshjet midis kombeve. Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e vendosur pak më larg në të njëjtin qytet holandez, ndjek penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Mosmarrëveshja ka të bëjë me identitetin kombëtar të Izraelit, si një shtet hebre i krijuar pas gjenocidit nazist në Holokaust. Po ashtu, përfshin identitetin e Afrikës së Jugut: Partia e saj qeverisëse, Kongresi Kombëtar Afrikan, i ka krahasuar prej kohësh politikat e Izraelit në Gaz dhe në Bregun Perëndimor me historinë e tij nën regjimin e aparteidit të sundimit të pakicës së bardhë, i cili kufizoi shumicën e e njerëzve me ngjyrë në "atdhe" para se të përfundonte në vitin 1994. Edhe pse i konsideron të padrejta dhe të njëanshme gjykatat e OKB-së dhe tribunalet ndërkombëtare, Izraeli ka dërguar një ekip të fortë ligjor për të mbrojtur operacionin e tij ushtarak të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.
"Unë mendoj se ata kanë ardhur sepse duan të shfajësohen dhe mendojnë se mund ta kundërshtojnë me sukses akuzën për gjenocid", tha Juliette McIntyre, një eksperte për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Australisë Jugore. Afrika e Jugut u përpoq menjëherë ta zgjeronte çështjen përtej kufijve të ngushtë të luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas.
"Dhuna dhe shkatërrimi në Palestinë dhe Izrael nuk filloi më 7 tetor 2023. Palestinezët kanë përjetuar shtypje dhe dhunë sistematike për 76 vjetët e fundit", tha ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut, Ronald Lamola.
Vusimuzi Madonsela, bashkudhëheqës i delegacionit të Afrikës së Jugut, tha se “në fillim, Afrika e Jugut pranon se aktet dhe mosveprimet gjenocidale nga shteti i Izraelit në mënyrë të pashmangshme janë pjesë e një vazhdimësie të akteve të paligjshme të kryera kundër popullit palestinez që nga viti 1948”, kur Izraeli shpalli pavarësinë e tij. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, publikoi një video-deklaratë të mërkurën mbrëma duke mbrojtur veprimet e vendit të tij.
"Izraeli nuk e ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën ose ta zhvendosë popullsinë e tij civile", tha ai duke shtuar se:
"Izraeli po i lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë palestineze, dhe ne po e bëjmë këtë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar."
Ai tha se ushtria izraelite "po bën të pamundurën për të minimizuar viktimat civile, ndërsa Hamasi po bën çmos për t'i maksimizuar ato duke përdorur civilët palestinezë si mburoja njerëzore". Në një deklaratë pas dorëzimit të çështjes në fund të vitit të kaluar, ministria e jashtme e Autoritetit Palestinez i kërkoi gjykatës që "të ndërmarrë menjëherë veprime për të mbrojtur popullin palestinez dhe t'i bëjë thirrje Izraelit, fuqisë pushtuese, të ndalojë sulmin e tij kundër popullit palestinez, në mënyrë që të sigurohet një zgjidhje objektive ligjore”.
Seanca dëgjimore paraprake filloi me avokatët e Afrikës së Jugut, të cilët shpjegojnë pse vendi ka akuzuar Izraelin për "veprime dhe mosveprime" që kanë "karakter gjenocidal" në luftën e Gazës dhe pse po kërkon që gjykata të lëshojë një urdhër të përkohshëm për ndalimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake të Izraelit. Një vendim për këtë ka të ngjarë të marrë javë të tëra. Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 23.200 palestinezë në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vdekurve janë gra dhe fëmijë, thonë zyrtarët shëndetësorë.
“Nënat, baballarët, fëmijët, vëllezërit e motrat, gjyshërit, hallat, kushërinjtë shpesh vriten të gjithë së bashku. Kjo vrasje nuk është asgjë më pak se shkatërrimi i jetës së palestinezëve. Është shkaktuar me dashje. Askush nuk kursehet. As foshnjat e porsalindura”, tha avokatja afrikano-jugore Adila Hassim.
“Asgjë nuk do t'i ndalë vuajtjet përveç një urdhri nga kjo gjykatë. Pa një tregues të masave të përkohshme, mizoritë do të vazhdojnë me Forcën e Mbrojtjes izraelite që tregon se synon të ndjekë këtë kurs veprimi për të paktën një vit”, tha ajo.
Në sulmin e 7 tetorit, militantët palestinezë vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, sipas autoriteteve izraelite. Ata rrëmbyen rreth 250 të tjerë, gati gjysma e të cilëve janë liruar. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e hodhi poshtë rastin si "të pameritë" gjatë një vizite në Tel Aviv, të martën.
“Është veçanërisht e hidhur, duke pasur parasysh se ata që po sulmojnë Izraelin - Hamasi, Hezbollahu, Huthit, si dhe mbështetësi i tyre Irani - vazhdojnë të bëjnë thirrje për asgjësimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve”, tha ai.
Gjykata ndërkombëtare, e cila vendos për mosmarrëveshjet midis kombeve, nuk e ka gjykuar kurrë një vend si përgjegjës për gjenocid. Rasti i fundit ishte në vitin 2007, kur vendosi se Serbia "shkeli detyrimin për të parandaluar gjenocidin" në masakrën e korrikut 1995 nga forcat serbe të Bosnjës, ndaj më shumë se 8.000 burrave dhe djemve të Srebrenicës. Afrika e Jugut "do të ketë një kohë të vështirë për të kapërcyer pragun" për të dëshmuar gjenocidin, tha McIntyre.
"Nuk është thjesht një çështje e vrasjes së një numri të madh njerëzish", shtoi ajo në një email për Associated Press.
“Duhet të ketë një qëllim për të shkatërruar një grup njerëzish (të klasifikuar sipas racës ose fesë për shembull) tërësisht ose pjesërisht, në një vend të caktuar”, tha ajo.
Në një dokument të detajuar prej 84 faqesh, Afrika e Jugut pretendon se Izraeli e ka demonstruar këtë qëllim. Izraeli u përgjigj duke këmbëngulur se vepron sipas së drejtës ndërkombëtare, dhe se i fokuson veprimet e tij ushtarake vetëm kundër Hamasit, duke shtuar se banorët e Gazës nuk janë armiq. Ai pohoi se vepron për të minimizuar dëmin ndaj civilëve dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në territor. Një konventë e gjenocidit u hartua në vitin 1948 pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes së gjashtë milionë hebrenjve gjatë Holokaustit. Si Izraeli, ashtu edhe Afrika e Jugut, e kanë nënshkruar atë. Në dosjen e saj me shkrim, Afrika e Jugut thotë se iu drejtua gjykatës “për të vendosur përgjegjësinë e Izraelit për shkeljet e konventës së gjenocidit; për ta mbajtur atë plotësisht përgjegjës sipas së drejtës ndërkombëtare për këto shkelje" dhe për të "siguruar mbrojtjen urgjente dhe më të plotë të mundshme për palestinezët në Gazë, të cilët mbeten në rrezik të madh dhe të menjëhershëm nga vazhdimi i akteve të mëtejshme të gjenocidit". Ekipi ligjor i Izraelit do të ketë tri orë kohë, të premten në mëngjes, për të hedhur poshtë akuzat.
Marrë nga REL
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk ...
HAGË- Një betejë ligjore nëse lufta e Izraelit kundër Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtet...
leo varadkar KOSOVË- Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë e ndërsa dit&eum...
Nikola Sanduloviç SERBI- Pas dhunimit të liderit të opozitës serbe, Nikola Sanduloviç familjarët e tij janë shprehur...
foto ilustruese EKUADOR- Një nga programte më të ndjekura të lajmeve në Ekuador, El Noticiero, po transmetonte drejtpërdrejt ...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se presidenti aktual Joe Biden është i dobët kund&...
Foto ilustruese SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë në një raport të publikuar së fundmi ka njoftuar se t...
foto ilustruese SERBI -Dyshohet se gjithçka ka nisur më 2 janar, kur Nikola Sanduloviç ka postuar në rrjetin social X një vide...
Foto ilustruese FINLANDA- Finlanda do të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Rusinë, vendim ky i cili ishte caktuar të përfun...
Princi William, princi Harry, Meghan Markle, Kate Middleton Publikimi i librit autobiografik të Princit Harry "Rezerva" zbulon në kapitullin...