LIVE UPDATES
Bota

U dhunua pasi nderoi Adem Jasharin/ Analiza e DW: Si u gjend Sanduloviç në qendër të mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi?

Kryetari i Partisë Republikane u arrestua një ditë më vonë dhe përfundoi në paraburgim për shkak se, siç njoftoi Prokuroria e Lartë në Nish, dyshohet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

11 Janar 2024, 09:11 Nga DOSJA
U dhunua pasi nderoi Adem Jasharin/ Analiza e DW: Si u gjend Sanduloviç
foto ilustruese

SERBI -Dyshohet se gjithçka ka nisur më 2 janar, kur Nikola Sanduloviç ka postuar në rrjetin social X një video nga vizita e tij në kompleksin “Adem Jashari” në Kosovë, ku ka vendosur një kurorë me lule te monumenti, ku në vitin 1998 u vranë 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, njërit prej themeluesve të UÇK-së.

Kryetari i Partisë Republikane u arrestua një ditë më vonë dhe përfundoi në paraburgim për shkak se, siç njoftoi Prokuroria e Lartë në Nish, dyshohet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare. Avokati i Sanduloviçit, Çedomir Stojkoviç, deklaroi se Sanduloviç është marrë në pyetje për katër orë në ambientet e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), gjatë së cilës është rrahur brutalisht”.

Dyshohet se disa herë ka humbur ndjenjat dhe në fund i ka mbetur pa ndjenja gjysma e djathtë e trupit, ndaj është dashur të transferohet në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd. Ai u ndalua në Nish në kundërshtim me rregullat, shpjegoi avokati i tij, sepse Burgu Qendror në Beograd tha se gjendja e tij shëndetësore është e tillë që ai nuk mund të transportohet në Beograd. “Arsyeja e caktimit të paraburgimit është rreziku i përsëritjes së veprës penale, i cili është i pakuptimtë. Ai vendosi lule mbi varrin e një fëmije shtatë vjeçar. E çfarë nuk është këtu sipas ligjit?”, tha avokati Stojkoviç.

Vulini ka dhënë urdhër?

Meritën për arrestimin e tij e ka marrë mbi vete Aleksandar Vulin, tashmë ish-drejtor i BIA-s, i cili ka bërë të ditur se “Nikola Sanduloviç është arrestuar me urdhër të tij, me dyshimin se ka përkrahur aktivisht shkëputjen e Kosovës dhe ka cenuar rendin kushtetues të Serbisë”. Vulin deklaroi se ndalimi është kryer me urdhër të tij, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij.

“Nëse Sanduloviç do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Himmlerit, Mossadi do ta kishte vrarë. Nëse ai do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Osama bin Ladenit, CIA do të kishte ardhur për ta kapur. Me vendosjen e kurorës me lule në varrin e vrasësit serb Adem Jasharit, Sanduloviç është ndaluar me urdhër timin dhe me urdhër të prokurorit”, ka thënë Vulin, i cili “i ka kërkuar falje Serbisë” që nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë se kaq. Avokati Çedomir Stojkoviç beson se deklarata e Vulinit është “gënjeshtër dhe përpjekje për të marrë përgjegjësinë”, sepse, siç thotë ai, “Vulin u detyrua të japë dorëheqjen dy muaj para postimit të diskutueshëm në Twitter. Kjo është një deklaratë e dakorduar mes Vuçiçit dhe Vulinit, i cili tani (në mënyrë të rreme) merr përgjegjësinë për gjithçka që i shkakton dëm ndërkombëtar regjimit të Aleksandar Vuçiçit”.

Rusët, hungarezët, Trumpi dhe këngëtaret

Nikola Sanduloviç është padyshim një personazh kontrovers politik dhe publik, i cili ka një histori të gjatë të paraqitjeve konfliktuoze. “Partia Republikane” është e regjistruar si parti që përfaqëson interesat e pakicës kombëtare hungareze në Serbi.

Edhe pse Sanduloviç publikisht e mbështet Donald Trumpin dhe është pro anëtarësimit të Serbisë në NATO, në prag të zgjedhjeve të vitit 2016, drejtori i Partisë Republikane mori pjesë në mbledhjen e nënshkrimeve të falsifikuara për Partinë e Bashkuar Ruse për para, e për këtë shkak janë ndaluar madje edhe disa këngëtare të muzikës folk në Serbi. Në mars të vitit të kaluar, Sanduloviç, në emër të Partisë Republikane, nënshkroi një marrëveshje me Faton Kurtin, presidentin e Partisë Republikane të Kosovës, e cila parashikon njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe hyrje të përbashkët në BE dhe NATO.

Ai mori vëmendje më të gjerë mediatike në vitin 2014 kur ndërpreu prezantimin e kryeministrit të atëhershëm Aleksandar Vuçiç në sallën e London School of Economics. Ai u prezantua si ish-këshilltar i Zoran Gjingjiçit, ndonëse zyrtarisht u regjistrua se ai ishte pjesë e sigurimit të Gjingjiçit vetëm për një periudhë. Ai nxori një disk në opinion për të cilin thoshte se në të kishte dëshmi të parregullsive zgjedhore. Meqë ra fjala, në vitin 2001, Sanduloviç përfundoi në Librin e Bardhë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si pjesëtar i grupit kriminal të Zvezdarës.

Mysafir i nderuar në Kosovë

Edhe pse ai drejton një organizatë të vogël politike, Nikola Sanduloviç krenohet publikisht me lidhjet e tij të forta me republikanët amerikanë, e ai është i mirëpritur në një nivel të lartë politik edhe në Prishtinë. Vitin e kaluar në shkurt ai u prit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Interesant është fakti se ai me këtë rast, siç thuhej në lajme, ka vizituar edhe Qendrën Përkujtimore Adem Jashari. Prandaj, mbetet pyetja nëse postimi i fundit i Sanduloviçit është në fakt një video e vitit të kaluar, dhe pse u arrestua tani dhe jo më parë?

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar, siç tha ai, “rrahjen e ashpër” të liderit të Partisë Republikane, Nikola Sanduloviç, “nga shërbimi sekret serb” dhe ka vlerësuar se “ky është tregues se çfarë do t’u ndodhë qytetarëve të Serbisë nëse guxojnë ta pranojnë të vërtetën dhe të përpiqen për pajtim”. “Jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se lideri i opozitës serbe, Nikola Sanduloviç është i paralizuar për shkak të një rrahjeje të rëndë nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimfaljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Reagimet nga BE dhe Londra

Siç raportojnë mediat, institucionet e Bashkimit Evropian janë duke e monitoruar situatën në lidhje me Nikola Sanduloviçin. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero thotë: “Është e rëndësishme të kemi fakte plotësisht të qarta për rastin. Presim që të respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm se është kryer një vepër penale dhe të gjitha pretendimet e besueshme për dhunë duhet të ndiqen efektivisht nga autoritetet përkatëse”.

Për këtë ka folur edhe ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili së fundmi ka vizituar Kosovën. Duke iu përgjigjur pyetjes së kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alisha Cairns, për arrestimin e Sanduloviçit, Cameron tha se ishte në dijeni për këto raporte dhe vlerësoi se ato janë “jashtëzakonisht shqetësuese”./DW

nikolla sanduloviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet