LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Asociacioni nuk është prioritet për normalizimin e raporteve me Serbinë, kërkojmë siguri ligjore

Kurti i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili, teksa po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, tha se Asociacioni duhet të formohet, por jo duke krijuar një mikro-shtet brenda Kosovës.

11 Janar 2024, 12:21 Nga N.F
Kurti: Asociacioni nuk është prioritet për normalizimin e
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është top prioriteti për normalizimin" e marrëdhënieve me Serbinë - por Marrëveshja bazë mes dy vendeve. Kurti i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili, teksa po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, tha se Asociacioni duhet të formohet, por jo duke krijuar një mikro-shtet brenda Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin irlandez, më 11 janar, Kurti kërkoi që çështja e draft-statutit të Asociacionit mos veçohet, siç tha ai, nga paketa e marrëveshjes bazike.

“Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është marrëveshja bazike, andaj të gjithë kolegët e mi, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos e nxjerrin nga paketa draft-statutin ose Asociacionin si një çështje”, tha Kurti, derisa shtoi se “nga 11 nenet e Marrëveshjes bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia”. Për këtë, ai kërkoi reagim nga Bashkimi Evropian.

“Ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim të marrëveshjes por edhe për respektim dhe mos-shkelje të saj. Kjo është arsyeja kryesore pse kemi kërkuar të ketë nënshkrim të marrëveshjes”, tha Kurti.

Më 22 dhjetor 2023, përmes një shkrimi në Facebook, Kurti propozoi që ai dhe ministrat e tij ta shkruajnë një statut për formimin e Asociacionit. Te enjten, në Prishtinë, Kurti tha se “kam shprehur aftësi vetjake për ta shkruar dhe le ta diskutojmë por të mos ngatërrojmë hierakrinë e gjerave: marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe vetëm më pas mund të flasim për asociacionin”.

Ndërkaq, homologu irlandez i Kurtit tha se themelimi i Asociacionit "duhet të bëhet edhe në koordinim me [komunat veriore të Kosovës], dhe nuk dua të shoh që të kemi një mikro-shtet të krijuar brenda Kosovës, kjo nuk do të ishte diçka e dobishme për të ardhmen”, tha ai. Udhëheqësi irlandez ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për zhvillim të mëtejmë të vendeve.

Varadkar ka thënë, po ashtu, se është e rëndësishme që "stabiliteti të konsolidohet në Kosovë", duke shtuar se nuk dëshiron të shohë "kthim të skenave të dhunshme si ato në maj dhe në shtator”. Pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Varadkar shprehu mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

Irlanda është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, në vitin 2008.

“Kryeministri Kurti dhe unë pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës dhe më shumë endje do ta përkrah Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sivjet, dhe të fillojmë edhe procesin e negociatave me Bashkimin evropian për anëtarësim edhe atje”, tha ai.

Varadkar tha se qëndrimi i qeverisë irlandeze është që masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës të largohen. Pas takimit me Kurtin, në vizitën e tij të parë në Kosovë, kryeministri irlandez është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

 Marrë nga REL

albin kurti kosova serbia leo varadkar

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen