LIVE UPDATES
Bota

Hamasi njofton se ka marrë përgjigje nga Izraeli mbi propozimin e tij për armëpushim

Të premten një delegacion egjiptian vizitoi Izraelin për bisedime me zyrtarët atje, në një përpjekje për të gjetur një mënyrë për të rifilluar bisedimet me synimin për t'i dhënë fund konfliktit, si dhe lirimin e pengjeve që vazhdojnë të jenë në duart e Hamasit.

27 Prill 2024, 15:20 Nga r.ll
Hamasi njofton se ka marrë përgjigje nga Izraeli mbi propozimin e tij
foto ilustruese

LINDJA E MESME- Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtunën përgjigje zyrtare nga Izraeli mbi një propozim të bërë së fundmi nga grupi për armëpushim. Khalil Al-Hayya, zëvendës shefi i grupit, i cili aktualisht ndodhet në Katar, tha se Hamasi do ta shqyrtojë atë, përpara se të përgjigjet.

Hamasi e kishte e paraqitur propozimin më 13 prill ndërmjet ndërmjetësve egjiptianë dhe Katarit. Pas më shumë se gjashtë muaj lufte në rripin e Gazës, negociatat mbeten të bllokuara. Hamasi vazhdon t’i qëndrojë kërkesës se çdo marrëveshje duhet t'i japë fund luftës.

Të premten një delegacion egjiptian vizitoi Izraelin për bisedime me zyrtarët atje, në një përpjekje për të gjetur një mënyrë për të rifilluar bisedimet me synimin për t'i dhënë fund konfliktit, si dhe lirimin e pengjeve që vazhdojnë të jenë në duart e Hamasit.

Duke iu refruar takimit një zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Izraeli nuk kishte propozime të reja për të bërë, po ishte i gatshëm të merrte në konsideratë një armëpushim të kufizuar, gjatë të cilit do të liroheshin 33 pengje nga Hamasi dhe jo 40, sikurse ishte thënë gjatë diskutimeve të mëparshme.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara dhe 17 vende të tjera i bënë thirrje Hamasit që të lirojë të gjithë pengjet, si një rrugë për t'i dhënë fund krizës.

Në një deklaratë të lëshuar të premten Hamasi tha se ishte "i hapur ndaj çdo ideje apo propozimi që merrte parasysh nevojat dhe të drejtat e popullit tonë", sikurse thuhej në njoftim.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan, tha të premten se ai kishte vënë re një moment të ri në bisedimet për t'i dhënë fund luftës dhe lirimin e pengjeve të mbetura.

Duke cituar dy zyrtarë izraelitë, faqja informative 'Axios' njoftoi se Izraeli u kishte thënë ndërmjetësuesve egjiptianë të premten se ishte gati t'u jepte negociatave për lirimin e pengjeve "një shans të fundit", duke arritur një marrëveshje me Hamasin, përpara se të vazhdonte me një sulm në Rafah, ku streohen rreth 1 milion banorë.

Ndërkohë, në Rafah, zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se si pasojë e një sulmi ajror izraelit, ndaj një objekti banimi, u vranë të paktën pesë persona dhe plagosën disa të tjerë.

Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng. Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, sulmet izraelite kanë vrarë 34,000 palestinezë. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera vende./VOA

lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara