LIVE UPDATES
Bota

Mbështetja ndaj Rusisë, Blinken paralajmëron Kinën: Nëse nuk e trajtoni problemin, do ta bëjmë ne

Marrëdhëniet SHBA-Kinë mund të jenë stabilizuar, por nuk mungojnë mosmarrëveshjet që duhet trajtuar, siç u bë e ditur pas takimit që u mbajt të premtën në mes të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe presidentit kinez Xi Jinping.

27 Prill 2024, 07:57 Nga M.B
Mbështetja ndaj Rusisë, Blinken paralajmëron Kinën:
Antony Blinken dhe Xi Jinping

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni është, siç tha ai, "plotësisht i përgatitur" për të vendosur sanksione kundër mbështetjes së Kinës për industrinë ruse të mbrojtjes. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, William Gallo, komentet e zotit Blinken u bën pas takimit që pati sot në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë mund të jenë stabilizuar, por nuk mungojnë mosmarrëveshjet që duhet trajtuar, siç u bë e ditur pas takimit që u mbajt të premtën në mes të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe presidentit kinez Xi Jinping. PërBlinken, prioritet kryesor është ndalimi i mbështetjes së Pekinit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“I thashë zotit Xi, nëse Kina nuk e trajton këtë problem, ne do ta bëjmë këtë”, tha zoti Blinken.

Shtetet e Bashkuara nuk e akuzojnë Kinën për furnizim të drejtpërdrejtë të Rusisë me armë. Zyrtarët amerikanë thonë se Kina po dërgon pajisje, përfshirë mikroprocesorë dhe pajisje të tjera, që shfrytëzohen për prodhimin e armëve ruse. Sekretari Blinken tha se Uashingtoni mund të miratojë sanksione për të ndaluar këtë bashkëpunim. Por analistët thonë se kjo mund të jetë e ndërlikuar.

"Pajisjet për të cilat bëhet fjalë vështirë se mund të kontrollohen. Ato mund të eksportohen duke shfrytëzuar arsyetime që duken krejtësisht legjitime me partnerë legjitimë biznesi", tha për Zërin e Amerikës, Ian Chong nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Një mundësi që Uashingtoni mund ta shfrytëzojë për të penguar këtë bashkëpunim është përjashtimi i bankave të mëdha kineze nga sistemi financiar amerikan.

"Kjo unë mendoj se do të kishte ndikim shkatërrues për tregtinë SHBA-Kinë. Mund të jetë e mundur të vihen në shënjestër banka më të vogla që kanë një interes më të drejtpërdrejtë në Rusi", thotë zoti Chong.

Kina mbron tregtinë e saj me Rusinë, duke thënë se ajo është e angazhuar vetëm në shkëmbime normale ekonomike. Pak presin që Kina të bëjë lëvizje të mëdha në përgjigje të kërcënimit me sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

"Trysnia po bëhet që Partia Komuniste të veprojë, por nuk mendoj se Partia Komuniste synon apo ka ndonjë motiv që të tregohet më e ashpër me Rusinë", thotë për Zërin e Amerikës, Ian Chong nga Universiteti Kombëtar të Singaporit.

Presidenti Xi tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të marrin masa ndëshkuese ndaj ekonomisë së Kinës.

"Ndërsa dialogu Kinë-SHBA vazhdon të rritet, menaxhimi i dallimeve dhe promovimi i bashkëpunimit, nuk është vetëm një aspiratë e dy popujve tanë, por diçka që pjesa tjetër e botës e pret. Bota është e madhe, ka vend si për zhvillimin e SHBA-së edhe Kinës”, tha ai.

Bisedimet u përqendruan edhe në çështje të tjera, përfshirë Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore si edhe të drejtat e njeriut dhe prodhimin e opioideve. Por, çështja e përkrahjes që Pekini po i jep industrisë së mbrojtjes të Moskës mund të dëmtojë më tej marrëdhëniet SHBA-Kinë të cilat sapo kanë filluar të stabilizohen./ VOA

antony blinken ne gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet