LIVE UPDATES
Bota

Ish-botuesi i revistave: U përpoqa ta ndihmoj Trump të fitonte zgjedhjet në vitin 2016

Gjatë pyetje-përgjigjjeve që zgjatën mbi tre orë, avokati i ish-presidentit Trump, Emil Bove, u përpoq të ngrinte dyshime rreth kujtesës së zotit Pecker për mënyrën se si e ndihmoi zotin Trump.

27 Prill 2024, 08:48 Nga M.B
Ish-botuesi i revistave: U përpoqa ta ndihmoj Trump të fitonte
Foto ilustruese

SHBA- Ish-botuesi i revistave tabloid David Pecker i tha jurisë në gjyqin penal në Nju Jork të ish-presidentit Donald Trump se i pati paguar 150 mijë dollarë një modeleje të revistës Playboy për të blerë të drejtën e publikimit të pretendimit të saj për një marrëdhënie njëmujore me zotin Trump. Ai tha se synonte ta eliminonte këtë histori “për të ndihmuar kandidatin për president” në zgjedhjet e vitit 2016, i cili ishte njëkohësisht edhe një mik i hershëm i tij.

Gjatë pyetje-përgjigjjeve që zgjatën mbi tre orë, avokati i ish-presidentit Trump, Emil Bove, u përpoq të ngrinte dyshime rreth kujtesës së zotit Pecker për mënyrën se si e ndihmoi zotin Trump.

Pecker, dikur botues i revistës “The National Enquirer”, pranoi disa herë se dëshmia e tij e dhënë gjatë katër ditëve të marrjes në pyetje këtë javë, nuk dallonte shumë nga intervistat që pati me hetuesit disa vite më parë. Në shumicën e rasteve sidoqoftë, zoti Pecker refuzoi kritikat që i bëheshin nga avokati Bove.

Por zoti Pecker u shpreh dakort me qëndrimin e avokatit Bove se pagesa për Karen McDougal, e shpallur Modele e Vitit 1998 e Revistës Playboy, ishte më shumë se një përpjekje për të siguruar heshtjen e saj për marrëdhënien me zotin Trump për ta fshehur këtë informacion nga votuesit tetë vite më parë. Kompania American Media Inc., kompania mëmë e revistës Enquirer, publikoi 65 artikuj të zonjës McDougal në lidhje me shëndetin, që ishin shkruar në fakt nga persona të tjerë dhe që u reklamuan në faqet e para të revistave të kësaj kompanie.

Kur avokati mbrojtës përfundoi pyetjet për zotin Pecker, 72-vjeç, prokurori Joshua Steinglass përmendi me shpejtësi marrëveshjen e nënshkruar nga kompania American Media me autoritetet federale për të shmangur ngritje akuzash për shkelje të ligjeve për financimin e fushatave nëpërmjet pagesave për zonjën McDougal. Në marrëveshje thuhet se “qëllimi kryesor” kishte qenë “heshtja e historisë së modeles që të shmangej kështu ndikimi tek zgjedhjet”.

Pecker ishte shprehur gjatë dëshmive të tij katërditore se shfaqja e artikujve në revistat në pronësi të kompanisë American Media ishte “për të mbuluar qëllimin e vërtetë. Qëllimi real ishte të merreshin të drejtat përgjithnjë për historinë e saj, në mënyrë që të mos publikohej” ndonjëherë. Pecker i pati thënë të enjten jurisë me 12 anëtarë se e besonte historinë e zonjës McDougal për lidhjen me zotin Trump, megjithëse ai e ka mohuar këtë.

Pecker tha në dëshminë e tij se Trump dëshironte ta mbante larg votuesve historinë me të dhëna të dëmshme përpara kandidimit të tij të suksesshëm për president në vitin 2016. Pecker dëshmoi se ai i pati thënë zotit Trump se duhet “ta blinte historinë dhe ta hiqte nga tregu”, por se revista e realizoi këtë në vend të tij. Zoti Pecker tha se revista mendonte se do të rimbursohej për këtë, por se kjo nuk ndodhi ndonjëherë.

Një tjetër dëshmitare ishte Rhona Graff, ndihmëse e hershme ekzekutive e zotit Trump në kompaninë e pronave të patundshme “Trump Organization”. Ajo u tha anëtarëve të jurisë se e kishte parë njëherë zonjën Daniels në katin e 26-të të Kullës Trump, ku gjendet zyra e zotit Trump.

Graff, në moshën 34-vjeçare, konfirmoi për prokurorët se emri i zonjës McDougal dhe emri “Stormy” ishin në regjistrat e hyrjeve në kompani. Pas dëshmisë së saj të shkurtër, zoti Trump u ngrit nga vendi i tij tek tavolina ku qëndron i akuzuari dhe e përshëndeti zonjën Graff ndërsa ajo po largohej nga salla, duke i dhënë shkurtimisht edhe dorën. Ndërsa gjyqi po mbyllej për këtë javë, prokurorja Rebecca Mangold filloi të marrë në pyetje një dëshmitar të tretë, Gary Farro, një bankier që thotë se ndihmoi Michael Cohen-in, ish-avokat dhe ish-ndërmjetës i zotit Trump, që të hapte një llogari bankare për të lehtësuar bërjen e pagesave për zonjën Daniels.

Farro tha se zoti Cohen transferoi para nga fondet e tij për të bërë pagesat. Prokurorët thanë se zoti Cohen u rimbursua në vazhdim nga zoti Trump në vitin 2017, pasi ishte bërë president. Këto janë edhe transfertat në thelbin e akuzave të ngritura ndaj ish-presidentit. Trump ka mohuar versionin e zonjës McDougal dhe të 34 akuzat me të cilat përballet në çështjen penale në Nju Jork, që është një ndër katër çështjet gjyqësore të çelura për herë të parë në histori ndaj një ish-presidenti amerikan.

Trump ka mohuar edhe të 54 akuzat e tjera ndaj tij, por çështja gjyqësore e Nju Jorkut është ndoshta çështja e vetme që mund të përmbushet përpara zgjedhjeve për president që mbahen më 5 nëntor. Sipas anketimeve në rang kombëtar, disa prej mbështetësve të zotit Trump mund të ndryshojnë qëndrim në rast se ai dënohet. Nëse gjendet fajtor në Nju Jork, zoti Trump mund të dënohet me kusht, apo deri edhe me katër vite burg. Pecker tha se gjatë një bisede në vitin 2016, zoti Trump e kishte përshkruar zonjën McDougal si “një vajzë e mirë”, duke i krijuar përshtypjen se “e njihte atë”.

Një vit më vonë, kur Trump, ishte bërë tashmë president, Pecker tha se Trump e kishte pyetur ndërsa ecnin në Shtëpinë e Bardhë se “si është Karen?”. Zoti Pecker tha se iu përgjigj se ajo ishte mirë. “Po qëndron urtë”, kujtoi ai t’i ketë thënë ish-presidentit Trump./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj