Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
80-vjeçarja Halyna Derevyanko ishte në apartamentin e saj kur forcat ruse sulmuan qytetin Borodyanka, në rajonin e Kievit. Por ajo nuk e dinte se do të qëndronte në apartament gjatë gjithë periudhës që forcat ruse kontrollonin këtë territor në muajin mars.
UKRAINË- Kur forcat ruse sulmuan qytetin Borodyanka në muajin mars, 80-vjeçarja Halyna Derevyanko qëndroi në apartamentin e saj. Për Zërin e Amerikës ajo tregon përballjen me ushtarët. Pak muaj pasi qyteti është çliruar, shenjat e luftës janë kudo. Veç vuajtjeve dhe dhimbjes që kanë në shpirt banorët nuk kanë gjë tjetër për të treguar.
80-vjeçarja Halyna Derevyanko ishte në apartamentin e saj kur forcat ruse sulmuan qytetin Borodyanka, në rajonin e Kievit. Por ajo nuk e dinte se do të qëndronte në apartament gjatë gjithë periudhës që forcat ruse kontrollonin këtë territor në muajin mars.
“Ishim vetëm dy persona në të gjithë ndërtesën kur erdhën ushtarët rusët. Ata shkatërruan gjithçka në bodrum. Nga shpërthimet humbi jetën shoku i djalit tim”, thotë për Zërin e Amerikës Halyna Derevyanko, banore në Borodyanka.
Ndërsa ushtarët rusë u përpoqën të thyenin derën e hyrjes së ndërtesës, zonjës Derevyanko iu kujtua këshilla e fqinjit të saj: Nëse forcat ruse përpiqen të futen në një ndërtesë më mirë lejoji, në të kundërt ata mund të ndëshkojnë banorët që nuk i kanë ndihmuar. Kështu që 80-vjeçarja vendosi se hapte derën vetë.
“U thashë: ‘Ja ku jam, përballë jush, një nënë me flokë gri. Bëni çfarë të doni me mua’”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.
Ushtarët rusë kontrolluan gjithë ndërtesën, ndërsa sipas 80-vjeçares ata morën çfarë donin.
Pasi forcat ukrainase çliruan qytetin, banorët u kthyehen në Borodyanka. Valentina Myazova, një tjetër banore, tregon për Zërin e Amerikës se kishte qëndruar në një fshat pasi u largua nga qyteti.
“Ne menduam se do të ishte më sigurt atje. Por ishte një ferr i vërtetë. Rusët erdhën tek ne një ditë dhe na thanë se po kërkonin nazistët dhe polakët”, tregon zonja Valentina Myazova.
Pasi rusët u larguan, zonja Myazova e gjeti qytetin e saj të lindjes, Borodyanka pothuajse të shkatërruar plotësisht dhe shumë nga miqtë e saj kishin vdekur.
“Ata qëlluan për vdekje djalin e mikes sime dhe ajo e varrosi në oborr ndërsa forcat ruse bombardonin”, tregon më tej ajo.
Në këtë qytet të vogël, në rajonin e Kievit, shenjat e luftës janë kudo. Veç vuajtjeve dhe dhimbjes që kanë në shpirt banorët nuk kanë gjë tjetër për të treguar.
Marrë nga VOA
pamje nga inskenimi TURQI- Dy turiste britanike jashtë vendit u kapën duke organizuar një 'rënie' nga shkallët e një hoteli t...
Zjarret FRANCË- Zjarret në Francën jugperëndimore dhe në Spanjë vazhduan të përhapeshin me shpejtësi të s...
Komiteti Olimpik i Kosovës KOSOVË- Komiteti Olimpik i Kosovës, tha të shtunën se ekipi përfaqësues i pingpongut nuk &eum...
Tony Blair ANGLI- Ish-kryeministri britanik Tony Blair u ka bërë një thirrje kombeve perëndimore që të bashkohen pë...
Dimitar Kovaçevski SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka reaguar pas kalimit në Parlamentin e Maq...
Aleksey Goncharenko UKRAINË- Deputeti i Dhomës së Lartë të Parlamentit ukrainas, Aleksey Goncharenko ka kërcënuar Serbin...
Foto Ilustruese ANGLI- Instituti Kombëtar për Kujdesin Shëndetësor në Angli ka miratuar dy barna me qëllim kurimin e kancerit...
SHKUP- Mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi miratimit të propozimit francez në Maqedoninë e Veriut në mënyr&eum...
Pamje nga Sri Lanka SRI LANKA- Për vite kishte qenë një nga ndërtesat më madhështore dhe më të mbrojtura t&eu...
Pamje nga Firence BRITANI E MADHE- Një burrë britanik është gjetur i vdekur, ndërsa një grua është gjetur e plagosu...