LIVE UPDATES
Bota

Zjarret vazhdojnë të përhapen në Evropën e mbërthyer nga vala e të nxehtit

Rreth 14,000 njerëz ishin evakuuar nga rajoni Gironde i Francës deri të shtunën pasdite, ndërsa më shumë se 1,200 zjarrfikës luftonin për të vënë nën kontroll flakët, thanë autoritetet rajonale në një deklaratë.

16 Korrik 2022, 20:42 Nga I.A
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Evropën e
Zjarret

FRANCË- Zjarret në Francën jugperëndimore dhe në Spanjë vazhduan të përhapeshin me shpejtësi të shtunën, duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre pasi temperaturat e përvëluese të verës, po i alarmojnë autoritetet në vendet evropiane.

Rreth 14,000 njerëz ishin evakuuar nga rajoni Gironde i Francës deri të shtunën pasdite, ndërsa më shumë se 1,200 zjarrfikës luftonin për të vënë nën kontroll flakët, thanë autoritetet rajonale në një deklaratë.

"Zjarret do të vazhdojnë të përhapen për sa kohë që nuk stabilizohen," tha në një konferencë shtypi Vincent Ferrier, nënprefekti i Langonit në Gironde.

Zjarret janë përhapur me shpejtësi javët e fundit në Francë dhe vende të tjera evropiane, përfshirë Portugalinë dhe Spanjën, dhe më shumë se 10,000 hektarë tokë u dogjën në rajonin Gironde të shtunën, nga 7,300 hektarë që ishte sipërfaqja e djegur të premten.

Në parashikimin më të fundit të motit, 38 nga 96 zonat e Francës u përfshinë në nivelin “portokalli” të alarmit "portokalli". Vala e të nxehtit në Francën perëndimore pritet të arrijë kulmin të hënën, me temperatura që do të arrijnë në mbi 40 gradë Celsius. Në Spanjën fqinje, zjarrfikësit po luftonin me një sërë zjarresh të shtunën pas ditëve me temperatura jashtëzakonisht të larta që arritën deri në 45.7 C. Vala e të nxehtit gati njëjavore ka shkaktuar 360 vdekje të lidhura me temperaturat e larta, sipas të dhënave nga Instituti Shëndetësor Carlos III.

Më shumë se 3,000 vetë janë evakuuar nga shtëpitë për shkak të një zjarri të madh pranë Mijas, një qytet në provincën e Malagas që është i preferuar nga turistët e Evropës veriore, thanë shërbimet e urgjencës të rajonit në një postim në Twitter herët të shtunën. Shumë u dërguan për t'u strehuar në një qendër sportive rajonale.

Gjetiu në Spanjë, shtëllunga të zeza tymi të dendur mbuluan ajrin pranë Casas de Miravetes në rajonin e Extremaduras, ndërsa helikopterët hodhën ujë mbi flakët që kanë djegur 3000 hektarë, kanë detyruar evakuimin e dy fshatrave dhe rrezikojnë të arrijnë në parkun kombëtar Monfrague.

Zjarret vazhdojnë të përhapen gjithashtu në rajonin qendror të Castijës dhe Leonit dhe në Galicia në veri. Në Portugali, temperaturat ranë në pjesën më të madhe të vendit të shtunën pasi arritën rreth 40 C ditët e fundit. Një total prej 39,550 hektarësh janë shkatërruar nga zjarret nga fillimi i vitit deri në mes të qershorit, më shumë se trefishi i sipërfaqes së rrafshuar nga zjarret në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës dhe Pyjeve.

Ministria e Shëndetësisë e Portugalisë tha se 238 persona kishin vdekur si pasojë e valës së të nxehtit midis 7 dhe 13 korrikut, shumica të moshuar dhe me sëmundje ekzistuese. Në Britani, shërbimi kombëtar metereologjik ka lëshuar paralajmërimin e parë të kodit të kuq për "të nxehtin e skajshëm” për pjesë të Anglisë të hënën dhe të martën. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Britani është 38.7 C, e regjistruar në Kembrixh më 25 korrik 2019.

Marrë nga VOA

zjarret ne evrope

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë