LIVE UPDATES
Bota

“Generation99”/ Të rinjtë nga Kosova e Serbia në Kumanovë

Si e shikojnë të rinjtë nga Kosova e Serbia, të cilët kanë lindur në kohën e luftës së vitit 1999 të ardhmen e këtyre vendeve? Me iniciativën e DW ata u takuan në Kumanovë ku u nënshkrua Marrëveshja që i dha fund luftës.

2 Qershor 2024, 08:50 Nga I.A
“Generation99”/ Të rinjtë nga Kosova e Serbia në
Generation99

TIRANË- Shenjat rrugore janë të komplikuara dhe nëse nuk keni kujdes, shpejt mund të humbisni rrugën nëpër kthesat e ngatërruara. Rrugët janë në gjendje shumë më të keqe. Drejtuesit e dy autobusëve, njëri me tabela nga Kosova e tjetri nga Beogradi, dy herë detyrohen të kthehen në rrugë.

Më në fund shfaqet para nesh hyrja e aeroportit sportiv të Kumanovës, tre kilometra nga Serbia dhe gjashtë kilometra larg nga Kosova. Asgjë në vështrim të parë nuk të kujton se 25 vjet më parë, më 9 qershor 1999, këtu është nënshkruar një marrëveshje që i dha fund luftës së përgjakshme: Marrëveshja Teknike-Ushtarake, mes forcave të NATO-s dhe Serbisë.

Vetëm nëse shikon me shumë vëmendje, mund të shohësh gjurmët metalike në beton, gjurmët e vendit ku ishte e vendosur një tendë e madhe ku është mbajtur takimi i përfaqësuesve të NATO-s dhe Serbisë. Të rinjtë nga Prishtina dhe Beogradi u befasuan paska, pasi risnin të kishte ndonjë shenjë më konkrete se aty është nënshkruar Marrëveshja e Kumanovës.

"Gjenerata 99"

Por ky aeroport sportiv ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes. Pikërisht ky vend i vogël ka qenë një qendër e rëndësishme logjistike prej nga janë koordinuar sulmet ndaj forcave serbe në vitin 1999. Erëza Krasniqi dhe David Petroviq, që kanë lindur në kohën e luftës, thonë se ata kanë dëgjuar shumë për luftën. Por janë të habitur që askush nuk ka shënuar asgjë për këtë ngjarje të rëndësishme në vendin ku është nënshkruar marrëveshja.

"Unë natyrisht që nuk e kam përjetuar luftën, sepse kam lindur në atë kohë. Por ky vend më zgjon emocione të shumta dhe më kujton historitë e luftës. Ishte një kohë shumë e dhimbshme për ne shqiptarët”.

Isthe koha kur forcat serbe dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre rreth 800.000 shqiptarë dhe vranë mbi 12.000. Mijëra persona akoma konsiderohen të pagjetur. Nga lufta kanë kaluar 25 vjet, por plagët akoma janë të freskëta dhe të thella.

Erëza dhe Davidi janë vetëm dy nga pjesëmarrësit e projektit "Generation99” i organizuar për herë të dytë nga Deutsche Welle. Herën e parë të rinjtë shqiptarë dhe serbë, të lindur në kohën e luftës,  janë takuar këtu para pesë vitesh, në përvjetorin e 20-të të nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës. Tani disa prej tyre takohen për herë të dytë, si Afërdita, Gentiana, Irena, Aleksandar, apo dhe Gresa, Ibrahimi. Për herë të parë pjesë e projektit ishin edhe Aleksandra, Mergimja, Xhyzidja, Medina, Milica, Sara. Shumë prej tyre tanimë kanë bërë hapat e parë serioz në gazetari dhe janë e ardhmja e këtij profesioni në Kosovë e Serbi. Nga sjellja dhe interesimi i tyre shihet se janë të interesuar shumë për detajet e rëndësishme!

Ide konstruktive kundër paragjykimeve

Një takim për të biseduar dhe shkëmbyer ide, për të analizuar pak të kaluarën, por më shumë për të shikuardrejt të ardhmes së raporteve jo vetëm mes Kosovës e Serbisë, por edhe mes të rinjve. Ndoshta për të dhënë edhe ndonjë sugjerim konkret... Këto ishin vetëm disa nga idetë bazë të diskutimit të përbashkët, i cili pas vizitës në aeroportin e Kumanovës, u mbajt në një lokal të afërt në komunën me mbi 100.000 banorë, e dyta më e madhe për nga numri i banorëve në Maqedoninë e Veriut, por një zonë që ende ka një rrugë përpara drejt zhvillimit.

"Luftërat e viteve 1990 kanë ende ndikim në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor. Këtu është e rëndësishme t'i kundërvihen paragjykimeve dhe tensioneve me ide konstruktive dhe t'i jepet një zë brezit të ri”, shpjegon iniciatorja e projektit, drejtuesja e Programit të DW për Evropën, Adelheid Feilcke. Kjo është arsyeja, pse Deutsche Welle mblodhi profesionistë të rinj të medias, të cilët kanë lindur në vitin 1999 dhe mund të shprehin mendimet e tyre për të kaluarën, por edhe të hedhin ide për të ardhmen e raporteve mes tyre.

"Projekt i shkëlqyer që jep shpresë se të rinjtë mund të bisedojnë së bashku"

Jehonë këtij takimi iu dha nga Radio Televizioni i Kosovës por edhe nga televizioni gjerman "Phoenix”, si dhe përfaqësues të disa mediave nga Kosova e Serbia, që ishin ndër pjesëmarrësit e projektit. Interesim kishte edhe nga mediat lokale të Maqedonisë së Veriut. E ftuar në diskutim ishte edhe ambasadorja gjermane në Maqedoninë e Veriut, Petra Drexler. Ajo kujtoi se ka lindur në ish-Gjermaninë Lindore dhe foli për përvojat e saj personale nga "integrimi gjermano-gjerman”.

"Janë këto ndjenja dhe këndvështrime të ndryshme për jetën së bashku. Prandaj është e rëndësishme ajo që po ndodh këtu mes serbëve dhe kosovarëve. Ky është një projekt i shkëlqyer që jep shpresë se të rinjtë mund të bisedojnë së bashku sot. Se kanë ide konkrete, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e tyre”, thotë Drexler.

"Ne nuk jemi aspak të ndryshëm"

Nën drejtimin e Vjosa Çerkinit dhe Aleksandar Bugarin, pjesëmarrësit u ndanë në grupe të ndryshme për të punuar me analiza konkrete për të kaluarën dhe ide për të ardhmen. Ata propozuan edhe ide për projekte të përbashkëta mediatike në të ardhmen. Vetëm brezi i ri mund të mbajë çelësat e së ardhmes, si u tha në takim edhe nga ambasadorja gjermane në Shkup.

"Ndonjëherë mjafton vetëm të dëgjosh të tjerët, të njohësh këndvështrime të tjera”, tha një nga pjesëmarrëset e projektit, Irena Çuçkoviq. "Më pas e kuptojmë shpesh se shkojmë në të njëjtat festivale muzikore, se kemi shumë të përbashkëta në kulturë, mentalitet, se na pëlqen ushqimi i ngjashëm... Që nuk jemi aspak të ndryshëm”.

"I think we can make the change!” (Mendoj se ne mund ta bëjmë ndryshimin) tha Aferdita Lukaj nga Prishtina. Aleksandri nga Novi Sadi dhe të tjerë, që ishin të njëjtit mendim. Nga pjesëmarrësit u dëgjua se në këtë moment tingëllojnë këto fjalë mbase si një "Mission impossible”, (Mision i pamundur). Por edhe rruga më e gjatë dhe më e mundimshme fillon me hapat e parë.  

Marrë nga Monitor.al

generation99

Sondazh

Poll
Bota 2 Qershor 2024, 08:06 I.A

Aventura të përbashkëta

SHBA- Asnjë kompani nuk është e veçuar, si një ishull. Të gjitha lidhin kontrata dhe garojnë me firmat e tjera. Anasjellt...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më