LIVE UPDATES
Bota

Para zgjedhjeve/ Jo shumë mbështetje për BE mes gjermanëve

Zgjedhjet europiane po afrojnë. Në Gjermani çdo i katërti votues nuk do të shkonte në votime, sipas një sondazhi. Ndërkohë që partia AfD mbështetet për temën e migracionit, qeveria e koalicionit merr nota të dobta.

2 Qershor 2024, 08:34 Nga I.A

Para zgjedhjeve/ Jo shumë mbështetje për BE mes gjermanëve

GJERMANI- Janë zgjedhjet më të mëdha demokratike në botë, po të lemë mënjanë Indinë. Rreth 450 milionë qytetarë në BE janë të thirrur të votojnë më 9 qershor për parlamentin e ri me 720 deputetë. Prej javësh aktivistët janë në rrugë për të promovuar politikën e partive të tyre, por shumë vetë nuk janë të interesuar. Katër nga 10 votues nuk do të shkonin të votonin në qershor për Parlamentin Europian. Kjo del nga një sondazh për trendin gjerman i televizionit publik gjerman, ARD.

Sipas të dhënave të sondazhit, opozita e CDU/CSU në Gjermani ka shansin të jetë forca kryesore në zgjedhjet europiane. Me rreth 29% rezultati, sipas sondazhit, nuk do dallonte shumë nga zgjedhjet e para 5 viteve, por megjithatë opozita kryeson. Kurse socialdemokratët arrijnë vetëm 15% në sondazhe, Të Gjelbrit 14% dhe partia liberale, FDP vetëm 4%. Partitë e koalicionit arrijnë rezultat shumë më të dobët se në zgjedhjet europiane në vitin 2019. Partia e re Aleanca Sahra Wagenknecht arrin menjëherë 6% në sondazh. Të majtët arrijnë vetëm 3%.

Klima dhe mbrojtja e mjedisit humbasin rëndësinë

Lidhur me pyetjen, se cila është tema më e rëndësishme për vendimin e votimit për një parti të caktuar, të anketuarit përmendin kësaj here paqen, temat sociale dhe imigrimin. Renditja e çështjeve më shqetësuese qytetarët gjermanë kështu ka ndryshuar nga ajo para pesë vjetësh. Para një gjendjeje të ndryshuar të kërcënimit të sigurisë, sigurimi i paqes merr një rëndësi të veçantë për votuesit duek arritur 26%. Rëndësi ka fituar edhe siguria sociale, çdo i katërti votues do të orientohej për votimin tek siguria sociale. Përkundër kësaj tema e klimës dhe mjedisit ka humbur rëndësinë, krahasuar me vitin 2019, kur ishte tema kryesore mes të anketuarve. 14% i japin rëndësi kësaj teme në votim.

Humb entuziazmi për BE

Në vitin 2019 mes gjermanëve BE vlerësohej më pozitivisht se aktualisht. Vetëm katër nga dhjetë qytetarë gjermane janë tani të mendimit, se të qenurit pjesë e BE sjell avantazhe për Gjermaninë. Për 19% të qenurit vend anëtar sjell më shumë disavantazhe. Nëse para pesë vjetësh 55% e qytetarëve të anketuarve ishin për thellimin e integrimit brenda-europian dhe dhënien e më shumë kompetencave tek BE, sot janë vetëm 48%. Shumë vetë e shohin me pesimizëm të ardhmen e BE.

Studiuesit e opinionit kanë dashur të dinë se si e vlerësojnë votuesit presidenten e Komisionit Europian, gjermanen, Ursula von der Leyen, kandidate e Partive Popullore Europiane për një mandat të ri. Rezultatet e sondazhit tregojnë, se mbështetja për von der Leyen nuk është shumë e madhe. Katër nga 10 të anketuar i mbështesin ambiciet e von der Leyen si presidente e KE, mes tyre shumica nga radhët e CDU/CSU, por edhe socialdemokratët e Të Gjelbrit. Por ka edhe shumë qytetarë me të drejtë vote që e refuzojnë një mandat të ri të saj.

Videoja me tone raciste në Sylt jo rast i vetëm

Zhvilluesi i sondazheve, Infratest-dimap ka hedhur një vështrim edhe në atmosferën e përgjithshme në Gjermani: Për këtë janë pyetur në mënyrë përfaqësuese 1479 qytetarë. Aktualisht shkaktoi zemërim në Gjermani një video e shkurtër gjatë një party në ishullin gjerman Sylt, ku disa të rinj këndonin nën hitin e Gigi D'Agostions, "Gjermania gjermanëve", "Jashtë të huajt". Ndërkohë është bërë e qartë, se kjo video nuk ka qenë e vetmja. Edhe në raste të tjera janë dëgjuar nën këtë melodi tone raciste.

Trendi gjerman tregon, se ky fenomen i shqetëson gjermanët. Vetëm përkrahësit  e AfD-së, 75% e të anketuarve aty uk shprehen me shqetësim për tonet raciste në video.

AfD gjen mbështetje për temën e azilit dhe refugjatëve

Nëse të dielën e ardhshme do të zhvilloheshin zgjedhje në Gjermani, AfD do të merrte 18% të votave, 4% më pak se në fillim të vitit. Dy të tretat e qytetarëve e shohin AfD si kërcënim për demokracinë në Gjermani. Një numër në rritje i qytetarëve e akuzon këtë parti se mban shumë ekstremistë të djathtë në radhët e saj. Në të njëjtën kohë 44% e të anketuarve gjermanë e vlerësojnë pozitivisht që AfD, kur ajo kërkon të kufizojë ardhjen e të huajve dhe refugjatëve në Gjermani.

Qeveria e koalicionit në Berlin vazhdon të vlerësohet negativisht. 74% e të anketuarve nuk janë të kënaqur me punën e socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve, FDP. Nga ana tjetër vetëm çdo i pesti i anketuar ka besim, se opozita e CDU/CSU do t'i zgjidhte më mirë problemet aktuale të vendit.

Marrë nga DW

Sondazh

Poll
Bota 2 Qershor 2024, 08:06 I.A

Aventura të përbashkëta

SHBA- Asnjë kompani nuk është e veçuar, si një ishull. Të gjitha lidhin kontrata dhe garojnë me firmat e tjera. Anasjellt...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më