LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ A mund të bëhet president një Donald Trump i dënuar?

Donald Trump u shpall fajtor, për herë të parë një ish-president amerikan dënohet nga ligji. Çfarë do të thotë kjo për kandidaturën e tij si president? Po nëse do duhej të shkonte në burg?

2 Qershor 2024, 08:24 Nga I.A
ANALIZA/ A mund të bëhet president një Donald Trump i
Donald Trump

SHBA- Donald Trump, kandidati me shumë gjasa i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024 është shpallur fajtor në procesin e parë gjyqësor kundër një ish-presidenti amerikan. Juria e gjykatës në Nju Jork e deklaroi Trump fajtor në 34 pika të aktakuzës. Nga 15 prilli gjykata u mor me akuzën, nëse në fushatën e zgjedhjeve presidenciale 2016 u paguan para për të mos u bërë publike historitë e Trumpit për seks jashtëmartesor me një yll pornografie. Ky proces ishte i pari në katër procese gjyqësore, me të cilat duhet të përballet Trump. Në Xhorxhia bëhet fjalë për dyshime se ka pasur përpjekje për të ndryshuar rezultatin e dështuar zgjedhor në këtë shtet federal në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Ka edhe dhe dy procese të tjera kundër tij, ku bëhet fjalë për përhapje gënjeshtrash për manipulime zgjedhore për të qëndruar në pushtet, si edhe për ruajtjen e dokumenteve sekrete qeveritare pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

A mund të kandidojë Trump në rast të dënimit?

Po. Pavarësisht si përfundojnë proceset gjyqësore kundër tij, Trump do të mund të kandidojë për postin e presidentit- Kushtetuta amerikane vendos tre kërkesa për personat që e synojnë këtë post: Ata duhet të jenë qytetarë të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe të paktën 35 vjeç. Dhe të paktën duhet të kenë jetuar 14 vjet nëSHBA. Askund nuk thuhet, se një kriminel i dënuar nuk mund të kandidojë apo të bëhet president.

A mundet Trump të diskualifikohet në bazë të kushtetutës amerikane, neni 14?

Paragrafi 3 i nenit shtesë 14 të kushtetutës amerikane, thotë, se personat që "kanë marrë pjesë në një kryengritje apo rebelim", pasi janë betuar për kushtetutën, janë të përjashtuar nga ushtrimi i "një detyrë civile apo ushtarake në Shtetet e Bashkuara".

Aktivistët që duan të shohin që ish-presidenti të diskualifikohet mbi këtë bazë përmendin sjelljen e Trumpit para sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Ata thonë, se gënjeshtrat e Trumpit, se demokratët i vodhën zgjedhjet, e nxitën turmën e djathtë të mësyjë Kapitolin. Për këtë arsye kjo konsiderohet sipas tyre, si pjesëmarrje në kryengritje.

Në një sërë shtetesh federale ka pasur përpjekje për të larguar Trumpin nga zgjedhjet paraprake mbi bazën e këtij neni shtesë. Në mars 2024, Gjykata Supreme e hodh poshtë kërkesën e Kolorados, duke deklaruar, se shtetet federale nuk kanë kompetencë për të përjashtuar personat nga kandidaturat për poste federale.

A mund të votojë Trump megjithë dënimin?

Me gjasë jo. Trump është i regjistruar si votues në Florida. Personat e dënuar nuk kanë të drejtë votimi aty. "Shumica e të dënuarve në Florida e rifitojnë të drejtën e votimit, pas e kanë kryer plotësisht dënimin e tyre", shpjegon reporterja për çështjet politike e New York Times, Maggie Astor. Nëse Trump dënohet me kusht, atëherë sërish nuk mjafton koha për shlyerjen e dënimit që ai të rifitojë të drejtën e votës. Masa e dënimit do të jepet më 11 korrik, pak ditë më vonë fillon kongresi i emërimit të kandidatit tek republikanët.

Por nëse Trump do duhej të shkonte në burg, çfarë do të ndodhte?

Për këtë nuk ka një përgjigje të qartë. "Ne jemi shumë larg nga gjithçka që ka ndodhur më parë", tha Erwin Chemerinsky, ekspert i kushtetutës në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley për New York Times para procesit. "Ky do të ishte spekulim  i pastër." Parë nga ana ligjore, Trump do të kishte të drejtë për kandidaturën e tij, edhe nëse ndodhet në burg. Por një president që votohet, në një kohë që është në burg, do të ishte një sfidë logjistike. Repoterja Astor, spekulon, se Trump mund të kërkojë lirimin "me arsyetimin, se burgosja e tij do ta pengonte që të përmbushte detyrimet e tij kushtetuese si president." Por gjithçka është spekulative, kjo nuk ka ndodhur më parë, dhe nuk është e lehtë të bëhen parashkimet.

Marrë nga DW

donald trump

Sondazh

Poll
Bota 2 Qershor 2024, 08:06 I.A

Aventura të përbashkëta

SHBA- Asnjë kompani nuk është e veçuar, si një ishull. Të gjitha lidhin kontrata dhe garojnë me firmat e tjera. Anasjellt...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më