LIVE UPDATES
Bota

G7 dhe BE duan të sigurojnë financimin për Ukrainën

Ministri i Financave të Ukrainës, Serhij Martshenko tha për revistës ekonomike "Forbes", se këtë vit Ukraina ka marrë 38 miliardë euro ndihma buxhetore, me qëllim që shteti të vazhdojë të ruajë infrastrukturën dhe të paguajë më tej rrogat. Për vitin e ardhshëm ministri përmendi shifrën 33 miliardë euro. Por më shumë i shqetësuar ai është për vitin 2025, vit për të cilin ai nuk ka premtime financiare afatgjata, sipas Martshenkos.

3 Janar 2024, 11:11 Nga h.k

G7 dhe BE duan të sigurojnë financimin për Ukrainën

BRUKSEL-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u bëri thirrje në një video-mesazh aleatëve perëndimorë të mbështesin Ukrainën në luftën kundër agresorit rus edhe gjatë vitit 2024. Lufta duhet të financohet, prandaj Ukraina merr mbështetje të zgjeruar buxhetore nga shtetet europiane dhe SHBA si edhe ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake, furnizime me sisteme armësh dhe municione.

Ministri i Financave të Ukrainës, Serhij Martshenko tha për revistës ekonomike "Forbes", se këtë vit Ukraina ka marrë 38 miliardë euro ndihma buxhetore, me qëllim që shteti të vazhdojë të ruajë infrastrukturën dhe të paguajë më tej rrogat. Për vitin e ardhshëm ministri përmendi shifrën 33 miliardë euro. Por më shumë i shqetësuar ai është për vitin 2025, vit për të cilin ai nuk ka premtime financiare afatgjata, sipas Martshenkos.

G7 verifikon fitimet nga pasuritë ruse jashtë vendit

Presidenca italiane e G7-s, grupi i shtatë vendeve të industrializuara perëndimore dhe BE po punojnë me intensitet për të siguruar ndihmat financiare afatgjata për buxhetin ukrainas. Gjatë vitit 2024 kryesuese e presidencës së G7-s është kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Sipas të dhënave të saj ajo do ta ketë mbështetjen për Ukrainën një nga pikërëndesat e presidencës italiane.

Politikania populiste e djathtë e paraqet veten të moderuar në arenën politike ndërkombëtare dhe mbështet pa kufizime Ukrainën. Një qëndrim që habit, sepse politikanë të tjerë ultra të djathtë në Europë qëndruan në anën e Rusisë, kur ky vend sulmoi në shkurt 2022 Ukrainën. Kryeministri populist hungarez, Viktor Orban e profilizon veten si trazues i politikës në Bruksel. Në samitin e fundit në mes të dhjetorit ai pengoi me veto miratimin e një pakete afatgjatë financiare për Ukrainën prej 50 miliardë eurosh deri në vitin 2026.

Të ngrira por jo të konfiskuara

Italia synon në grupin e G7-s (SHBA, Kanada, Japoni, Francë, Gjermsni, Britani e Madhe, Itali) të arrijë sigurimin e ndihmave financiare dhe ushtarake. Nëse dhe si do të mund të përdoren për këtë fitimet nga pasuritë e ngrira ruse ne ëuroe, kjo është ende e diskutueshme mes vendeve anëtare të G7-s.

Gazeta Financial Times raportoi këtë javë, se Uashingtoni këmbëngul, se pas njoftimeve të herëpashershme, G7 më në fund duhet të paraqesë një plan, se si do të mund të përthithen fitimet nga 300 miliardë eurot pasuri e Bankës Shtetërore ruse jashtë. Vetëm në Belgjikë në një bankë "Clearing" gjenden 191 miliardë euro të ngrira, që megjithatë "prodhojnë" përfitime. Fondet nuk u konfiskuan pas sanksioneve kundër Rusisë, por u ngrinë. Pra edhe më tej paraja i përket shtetit rus. Belgjika është e gatshme të dorëzojë më tej të paktën tatimet mbi të ardhurat nga fitimet e kapitalit rus tek Ministria e Financave në Kiev.

Por në samitin e fundit, disa vende, mes tyre, Gjermania, Franca, Italia shprehën rezerva që lidhen me çështje ligjore dhe të politikës financiare. Madje edhe stabiliteti i valutës së përbashkët euro do të rrezikohej, nëse tregjet financiare do ta kategorizonin BE si port të pasigurtë për financat, u shprehën disa delegacione. Italia ka frikë nga sanksionet ruse kundër industrisë së saj. Plani për të marrë fitimet ruse është lënë mënjanë nga BE, por mund të rikthehet në tryezë sërish me presionin e SHBA në samitin e posaçëm në shkurt 2024.

Para nga BE por pa Hungarinë

BE me përjashtim të Hungarisë po punon për një model financimi për rreth 50 miliardë euro ndihma buxhetore. Këto ndihma Komisioni Europian i ka premtuar për tre vitet e ardhshme. Nëse Hungaria miqësore ndaj BE nuk do të ndërrojë qëndrim në samitin e posaçëm të BE më 1 shkurt, kjo nuk do të thotë, se paratë nuk do të rrjedhin, bëri të qartë kreu i Këshillit të BE në Bruksel, Charles Michel në një konferencë shtypi. "Paratë do të jepen, sido që të jetë, vetëm me më shumë kthesa." Diplomatët e BE flasin për një plan të dytë në rast bllokade.

Kredi për Kievin nga një fond i posaçëm?

Komisioni Europian kishte propozuar "ndihma financiare makroekonomike" për Ukrainën të rregulluara brenda buxhetit të BE. Ky model u përdor në vitin 2023 për të livruar drejt Kievit 18 miliardë euro. Kjo procedurë kërkohet të hyjë në fuqi si e rregullt për disa vite, por Hungaria bllokon. Nëse kjo nuk ndryshon, shtetet e BE vullnetare, do të krijojnë jashtë buxhetit të BE një fond të ri për Ukrainën. KE do të merrte kredi për këtë fond që do të garantoheshin më pas nga shtetet e BE, (me përjashtim të Hungarisë). Këtu bëhet fjalë për kredi falas jo për dhuratë. Këto kredi lufte, teorikisht Ukraina do t'i paguante për 35 vjet. Normat e interesit për këto kredi, sipas stadit të tanishëm të diskutimeve do të merreshin përsipër nga vendet e BE.

Në vitin 2023 janë dhënë 5,6 miliardë euro ndihma ushtarake për Ukrainën, kurse që nga fillimi i luftës janë dhënë 27 miliardë si donacione ushtarake nga fondet e BE. Gjermania zë vendin e dytë pas SHBA për ndihmat e dhëna Ukrainës me 17 miliardë euro, sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore.

Donatori kryesor i Ukrainës është SHBA që deri tani ka dhënë 44 miliardë euro vetëm ndihma ushtarake. Presidenti Biden ka aplikuar në kongres për vitin e ardhshëm për 55 miliardë ndihma ushtarake dhe buxhetore. Por republikanët bllokojnë miratimin e kongresit. Nëse edhe në vitin zgjedhor 2024, republikanët nuk ndërrojnë qëndrim, Ukraina do të jetë në vështirësi.

Mbetet me pikëpyetje, nëse shtete të tjera do ta mbushin këtë boshllëk, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për para, por edhe për mjete ushtarake dhe municion, që i ka vetëm SHBA. Vendet e BE kanë vështirësi të mbajnë edhe premtimin, se deri në shkurt do të furnizojë Ukrainën me një 1 milionë copa municioni. Ndihma për Ukrainën në tërësi po bie, sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore. Vetëm SHBA, Gjermania, Danimarka, Suedia, Finlanda dhe Norvegjia kanë bërë vërtet premtime për ndihma të reja për Ukrainën në muajt e fundit./DW

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet