Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA-ja beson se anëtarët e Hamasit u evakuuan disa ditë para se Izraeli të kryente bastisje në spital më 15 nëntor 2023 dhe se kanë shkatërruar dokumente të ndjeshme dhe pajisje elektronike para se trupat izraelite të hynin në ndërtesë.
SHBA-Shtetet e Bashkuara janë “të sigurta” se grupi palestinez, Hamas, që Uashingtoni e ka shpallur organizatë terroriste, kishte përdorur spitalin më të madh në Gazë për të mbajtur “të paktën disa” pengje që i rrëmbeu gjatë sulmit të përgjakshëm më 7 tetor në jug të Izraelit, u tha në një vlerësim të inteligjencës amerikane, që u deklasifikua më 2 janar dhe u nda për publikun nga një zyrtar.
Vlerësimi ofron mbështetjen më të fortë të SHBA-së për pretendimet e Izraelit lidhur me kompleksin e spitalit Shifa, në të cilin, forcat izraelite në nëntorin e kaluar kryen bastisje. Këto veprime të forcave izraelite nxitën dënim nga organizatat ndërkombëtare humanitare dhe disa anëtarë të partisë së presidentit amerikan, Joe Biden. Megjithatë, informacioni i publikuar nuk mbështet plotësisht pretendimin më të rëndësishëm të Izraelit se ky spital ka shërbyer si pika kyçe për aktivitetet e Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez. Zyrtari amerikan e shpërndau në kushte anonimiteti këtë vlerësim të inteligjencës amerikane.
“Komuniteti i inteligjencës në SHBA është i sigurt në gjykimin e tij për këtë çështje dhe në mënyrë të pavarur ka verifikuar informacionin se Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez kanë përdorur ndërtesën e spitalit për disa qëllime që lidhen me fushatën e tyre kundër Izraelit”, u tha në vlerësim.
Aty po ashtu u tha se inteligjenca beson se grupet “e kanë përdorur kompleksin spitalor al-Shifa dhe vendet nën spital për të vendosur infrastrukturën komanduese, për të ushtruar për aktivitete të caktuara komanduese dhe të kontrollit, për të ruajtur armë dhe për të mbajtur të paktën disa pengje”.
SHBA-ja beson se anëtarët e Hamasit u evakuuan disa ditë para se Izraeli të kryente bastisje në spital më 15 nëntor 2023 dhe se kanë shkatërruar dokumente të ndjeshme dhe pajisje elektronike para se trupat izraelite të hynin në ndërtesë.
Më herët, zyrtarët amerikanë kishin thënë se kishte inteligjencë të klasifikuar, që ishte marrë në mënyrë të pavarur nga izraelitët, për të mbështetur bastisjen e Izraelit.
“Mund të konfirmoj për ju se ne kemi informacione se Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez kanë përdorur disa spitale në Rripin e Gazës, përfshirë al-Shifa, dhe tunelet poshtë tyre për të fshehur dhe mbështetur operacionet e tyre ushtarake dhe për të mbajtur pengje”, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, një ditë para se Izraeli të hynte në spital.
Spitalet në Gazë kanë luajtur rol kyç në narrativët e palëve sa i përket luftës, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, ka lënë të vrarë 22.100 persona – edhe pse ky institucion nuk bën dallimin mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve.
LEXONI EDHE KËTË:A po fshihet Hamasi në spitalin kryesor të Gazës?
Sipas ligjit ndërkombëtar për luftën, spitalet gëzojnë një status të posaçëm të mbrojtjes. Por, ky status mund të humbet nëse spitalet përdoren për qëllime ushtarake.
Para bastisjes në spital, ushtria izraelite publikoi një model të detajuar 3D të spitalit Shifa në Gazë, ku shfaqeshin një sërë instilacionesh nëntokësore, që ushtria tha se ishin pjesë e një qendre komanduese dhe të kontrollit të Hamasit që gjendej nën ndërtesën më të madhe të kujdesit shëndetësor në Gazë. Ushtria izraelite ende nuk ka zbuluar ndonjë infrastrukturë pothuajse aq të madhe dhe të zhvilluar sa qendra e supozuar e komandës së Hamasit./REL
foto ilustruese JAPONI- Punëtorët e shpëtimit kanë vazhduar të mërkurën përpjekjet e tyre për të shpë...
Salah al-Arouri HAMAS-Një sulm me dron në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, një bastion i Hezbollahut, vrau ...
Foto ilustruese JAPONI-Pasagjerët shkuan drejt daljeve emergjente të një avioni të djegur të Japan Airlines pa bagazhin e tyre t&e...
Donald Trump SHBA-Ish-presidenti Donald Trump apeloi të martën një vendim të sekretares demokrate të shtetit Maine, që e p&e...
Foto ilustruese BRUKSEL-Në vjeshtën e vitit 2022, Kremlini pati parashikuar një dimër të zymtë për banorët e Bashki...
Covid SHBA-Sipas hulumtimit të publikuar në Lancet Infectious Diseases, gripi i gjatë fajësohet për simptomat e vazhdueshme që...
Claudine Gay SHBA-Presidentja e Harvardit, Claudine Gay, njoftoi të martën se do të japë dorëheqjen mes një stuhie ...
Lideri i Hamas HAMAS-Anëtar i Hamasit që nga viti 1987, ai filloi krijimin dhe organizimin e një aparati ushtarak për lëvizjen n&e...
Foto e prezantuesit FRANCA-Policia u kthye në shtëpinë ku kishte parë makinën e zezë dhe vunë re që porta e rezide...
Foto ilustruese IZRAEL-Afrika e Jugut akuzoi Izraelin se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka kryer genocid, pasi ato shkatërrojnë palestinez&eu...