3 Janar 2024, 10:12
Nga r.ll
foto ilustruese
TAJVAN- Tre balona kineze fluturuan mbi ishullin e Tajvanit të martën, tha ministria tajvaneze e mbrojtjes, hera e parë që raporton se balonat kaluan ishullin që nga njoftimet për një valë balonash që fluturonin mbi ngushticën e Tajvanit në fillim të muajit të kaluar.
Mundësia që Kina po i përdor balonat për qëllime spiunazhi u bë një çështje globale në shkurt të vitit 2023, kur Shtetet e Bashkuara rrëzuan atë që thanë se ishte një balonë kineze vëzhgimi. Kina tha se balona ishte një mjet civil që doli nga trajektorja në mënyrë aksidentale.
Tajvani është në gatishmëri të lartë si rezultat i aktiviteteve ushtarake dhe politike të Kinës, përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 13 janarit. Kina pretendon se ishulli është territor i saj.
Që nga muaji i kaluar, Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ka raportuar disa raste të balonave kineze që fluturonin mbi ngushticën e Tajvanit, që më pas kaluan hapësirën ajrore në veri të ishullit përpara se të zhdukeshin.
Të mërkurën, në përditësimin për aktivitetet ushtarake kineze gjatë 24 orëve të fundit, ministria tajvaneze tha se kishte zbuluar katër balona që fluturonin mbi ngushticë, tre prej të cilave fluturuan mbi qendrën e ishullit.
Tajvani dha koordinatat e fluturimit balonave duke theksuar se ato kaluan mbi një bazë ajrore./VOA
tajvani kina
Bota
3 Janar 2024, 10:10
r.ll
foto ilustruese
SHBA-Shtetet e Bashkuara janë “të sigurta” se grupi palestinez, Hamas, që Uashingtoni e ka shpallur organizat&eu...
Bota
3 Janar 2024, 10:04
r.ll
foto ilustruese
JAPONI- Punëtorët e shpëtimit kanë vazhduar të mërkurën përpjekjet e tyre për të shpë...
Bota
3 Janar 2024, 09:22
h.k
Salah al-Arouri
HAMAS-Një sulm me dron në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, një bastion i Hezbollahut, vrau ...
Bota
3 Janar 2024, 08:38
h.k
Foto ilustruese
JAPONI-Pasagjerët shkuan drejt daljeve emergjente të një avioni të djegur të Japan Airlines pa bagazhin e tyre t&e...
Bota
3 Janar 2024, 08:14
h.k
Donald Trump
SHBA-Ish-presidenti Donald Trump apeloi të martën një vendim të sekretares demokrate të shtetit Maine, që e p&e...
Bota
3 Janar 2024, 08:06
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Në vjeshtën e vitit 2022, Kremlini pati parashikuar një dimër të zymtë për banorët e Bashki...
Bota
2 Janar 2024, 22:00
A.TH
Covid
SHBA-Sipas hulumtimit të publikuar në Lancet Infectious Diseases, gripi i gjatë fajësohet për simptomat e vazhdueshme që...
Bota
2 Janar 2024, 21:13
h.k
Claudine Gay
SHBA-Presidentja e Harvardit, Claudine Gay, njoftoi të martën se do të japë dorëheqjen mes një stuhie ...
Bota
2 Janar 2024, 21:15
A.TH
Lideri i Hamas
HAMAS-Anëtar i Hamasit që nga viti 1987, ai filloi krijimin dhe organizimin e një aparati ushtarak për lëvizjen n&e...
Bota
2 Janar 2024, 21:01
A.TH
Foto e prezantuesit
FRANCA-Policia u kthye në shtëpinë ku kishte parë makinën e zezë dhe vunë re që porta e rezide...