Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
Pas përfundimit të seancës më 12 maj, Talat Xhaferi ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësit duke i ftuar të paraqiten në kabinetin e tij lidhur me angazhimin e tyre ndërsa kjo është transmetuar nga kanali i Kuvendit.
SHKUP- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka fyer punonjësit e shërbimit të Kuvendit me fjalë të rënda brenda sallës së Kuvendit, bazuar në një inçizim.
Pas përfundimit të seancës më 12 maj, Talat Xhaferi ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësit duke i ftuar të paraqiten në kabinetin e tij lidhur me angazhimin e tyre ndërsa kjo është transmetuar nga kanali i Kuvendit.
Nga kabineti i Kryetari të Kuvendit, Talat Xhaferit nuk kanë komentuar rastin që ka shkakuar reagime të shumta.
As kryeministri, Dimitar Kovaçevski nuk e komentuar inçizimin me arsyetimin se nuk e ka parë.
“Unë e kam parë atë video, por bëhet fjalë për një bisedë, në të cilën nuk shihet as kush po flet, e as me kë po flet dhe për këtë arsye nuk mund të komentoj nëse kryetari i Kuvendit po flet me dikë në sallë, me ndonjë punonjës, ose jo", ka deklaruar Kovaçevski.
Por, VMRO DPMNE-ja opozitare aktin e ka quajtur “skandaloz dhe të turpshëm” ndërsa ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Xhaferit nga posti i kryetarit të Kuvendit.
“Nuk ka asnjë justifikim për një thjeshtësi të tillë dhe pyetja është nëse të gjithë partnerët e koalicionit në qeverinë kriminale e mbështesin dhe do ta linin pa dënuar këtë sjellje primitive të despotit nga Forina (fshati ku jeton Xhaferi)”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët vlerësoi se sjellja e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, “reflekton sjelljen e ulët të BDI-së jo vetëm me funksionarët e saj por me të gjithë shqiptarët”.
Nga ASH-ja thonë se Talat Xhaferi ka manifestuar sjellje “diktatoriale”.
“Ka kohë që jo vetëm Xhaferi, por edhe funksionarë të tjerë të BDI-së, në të njëjtën mënyrë i trajtojnë nëpunësit dhe qytetarët, e shpeshherë tentojnë t'i trajtojnë njësoj edhe deputetët. Kjo është sjellje tipike e një regjimi, një diktature, e cila funksionon vetëm me frikë dhe kërcënime”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut që nga 11 maji është bllokuar nga VMRO DPMNE-ja e cila po përdor të gjitha format për të pamundësuar mbajtjen e seancave.
Një veprim të tillë, opozita maqedonase e ndërmori pas refuzimit të kryeministrit, Dimitar Kovaçevski ndaj kërkesës së VMRO DPMNE-së për takim liderësh për të caktuar datën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Marrë nga REL
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se lideri francez Emmanuel Macron po përpiqet "më kot" të ket&...
Foto Ilustruese KOSOVË- Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për pagën minimale, pasi nuk pati kuorum në shqyrtim...
Ivica Dacic SERBI- Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç tha të premten se numri i vendeve që do të revokojnë njohjet e...
Foto ilustruese Qeveria e Finlandës tha të enjten se vendi duhet të aplikojë menjëherë për t'u bashkuar me NATO-n në...
Pekka Haavisto FINLANDË- Ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto komentoi shkurtimisht komentet negative të presidentit turk Rexh...
UKRAINË- Në rrugën nga Kievi në Bucha, një pjesë e shkurtër e tokës së djegur në mes të...
Ukraine UKRAINË- Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se shpreson të armatosë një milion luftëtarë ndë...
Bislimi, Lajcak dhe Petkovic BRUKSEL- Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Laj&...
Jen Psaki SHBA- Jen Psaki do të mbajë konferencën e saj të 224-të dhe të fundit si sekretare e shtypit e Shtëpisë s...
Scholz dhe Putin GJERMANI- Pas masakrës në Bucha nuk pati më asnjë komunikim mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus Vla...