LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Finlanda dhe marrëdhëniet e acaruara, skenarët si mund të përgjigjet Kremlini

Shtyllat me ngjyra në të dy anët e një lumi të vogël shënojnë kufirin mes Rusisë dhe Finlandës. Për dekada të tëra, të dy vendet kanë patur marrëdhënie paqësore.

13 Maj 2022, 19:43 Nga DOSJA
ANALIZA/ Finlanda dhe marrëdhëniet e acaruara, skenarët si mund
Foto ilustruese

Qeveria e Finlandës tha të enjten se vendi duhet të aplikojë menjëherë për t'u bashkuar me NATO-n në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Me këtë veprim, Finlanda po braktis politikën prej disa dekadash të neutralitetit. Ligjvënësit finlandezë pritet ta shqyrtojnë çështjen gjatë ditëve në vazhdim. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga kufiri mes Rusisë dhe Finlandës, se një veprim i tillë do të sillte ndërlikime të mëdha për rajonin.

Shtyllat me ngjyra në të dy anët e një lumi të vogël shënojnë kufirin mes Rusisë dhe Finlandës. Për dekada të tëra, të dy vendet kanë patur marrëdhënie paqësore. Por ky kufi së shpejti mund të bëhet vija ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit – përgjatë linjave gjeopolitike.

Kufiri mes Finlandës dhe Rusisë shtrihet rreth 1.300 kilometra, pjesa dërrmuese mes pyjeve. Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, kjo vijë ndarëse do të bëhej kufiri më i gjatë mes aleancës dhe Rusisë, duke e transformuar rajonin. Moska ka kërcënuar me atë që e quan “përgjigje teknike ushtarake”, nëse Finlanda i bashkohet aleancës. Egziston droja se kufiri mund të bëhet një pikë e nxehtë në të ardhmen.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Charly Salonius-Pasternak nga Instituti Finlandez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ngre pikëpyetje lidhur me skenarë të ndryshëm nga Kremlini.

“A mundet që Rusia të krijojë një lloj konflikti të ngrirë, të themi si në Xhorxhia, të zaptojë një pjesë të vogël të Finlandës me ato pak forca që i kanë mbetur? Sigurisht që mund ta provojë, por Finlanda është përgatitur ushtarakisht për këtë”.

Aktualisht nuk ka prani të dukshme ushtarake. Në doganën kryesore në Vaalimma, nuk vihet re shfaqja e ndonjë perdeje të hekurt.

“Nuk e dimë se si do të rrjedhin ngjarjet, apo ndryshojë situata mes vendeve tona. Aktualisht gjendja është e qetë dhe qarkullimi kufitar po vazhdon pa probleme”, thotë për Zërin e Amerikës roja kufitare finlandeze Jussi Pekkala.

Kur Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës, në pikën kufitare u vu re shtimi i kalimeve për pak kohë. Ishte një valë njerëzish që largoheshin nga Rusia

“Ishte një valë largimesh nga Rusia. Sigurisht, evropianë, amerikanë, nga rreth 52 kombësi të ndryshme që u larguan nga Rusia”, thotë për Zërin e Amerikës kapiteni finlandez i kufirit Jussi Pekkala.

Aktualisht trafiku ndërkufitar po funksionon në shkallën 10% nga nivelet te zakonshme. Vaksina ruse Sputnik nuk është e miratuar në Evropë, ndaj shumica e rusëve nuk mund të futen në Finlandë. Po ashtu, aspirtat e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO mund të ulin numrin e vizitorëve. 

Rënia e trafikut ka dëmtuar ekonominë rajonale. Qendrat tregtare kufitare janë kthyer në qytete fantazmë. Para pandemisë, rreth 2 milionë rusë vizitonin çdo vit Finlandën. Brigjet e liqenit Saimaa ishin destinacion i rëndësishëm për vizitorët rusë.

“Jemi mësuar të bashkëpunojmë me rusët. Këtu banojnë më shumë se 3 mijë rusishtfolës. Rreth 2 milionë rusë vinin çdo vit në këtë zonë. Tani janë të paktë ata që vijnë. Sipas përllogaritjeve, ne po humbasim rreth një milion euro në ditë për shkak të situatës”, thotë për Zërin e Amerikës Kimmo Jarva, kryebashkiak i qytetit Lappeenranta.

Por ajo që mund të ndodhë në këtë kufi varet kryesisht nga reagimi i Rusisë ndaj aspiratave të Finlandës për anëtarësim në NATO. Thellimi i ftohjes së shpejtë mes Lindjes dhe Perëndimit po ndihet gjerësisht në këtë vijë kufitare./VOA

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve