13 Maj 2022, 18:41
Nga DOSJA
Scholz dhe Putin
GJERMANI- Pas masakrës në Bucha nuk pati më asnjë komunikim mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin deri sot. Ai gjithashtu kundërshtoi pretendimin e Presidentit rus se "nazistët" sundonin Ukrainën duke e konsideruar si diçka të gabuar.
Sipas mediave vendase, pas më shumë se gjashtë javë heshtjeje, kancelari gjerman telefonoi Putinin ku në një bisedë që zgjati rreth 75 minuta ai kërkoi që t'i jepet fund luftës.
"Prioriteti ynë është i qartë, lufta duhet të përfundojë menjëherë. Duhet të ketë një armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Scholz në Twitter pas thirrjes.
Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës ushtarake dhe pasojat e luftës në Ukrainë, veçanërisht në Mariupol, Scholz gjithashtu i kërkoi Presidentit rus të përmirësojë situatën humanitare dhe të bëjë përparim në kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit.
Bëhej fjalë edhe për situatën e tensionuar ushqimore. Ndër të tjera, aktualisht në tregun botëror mungon sasia e madhe e grurit, të cilën Ukraina nuk mund ta eksportojë për shkak të sulmeve dhe bllokadave ruse.
Kremlini tha se Putin kishte konfirmuar tezën e tij se Rusia do të kundërshtonte "ideologjinë naziste" në Ukrainë dhe se vendi duhej "çmilitarizuar". Sipas informacioneve nga Moska, Putin pohoi gjithashtu se Ukraina do të "bllokonte" përpjekjet për paqe dhe do të përdorte "metoda terroriste".
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Scholz e telefonoi Putinin disa herë, së fundmi më 30 mars. Pak ditë më vonë u bë e njohur masakra në periferi të Kievit, Bucha. Pas kësaj nuk kishte më kontakt. Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu kishte ndaluar së foluri në telefon me Putinin ndërkohë, por e mori sërish telefonin më 3 maj. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres madje vizitoi Putinin në Moskë për të arritur një de-përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.
(d.a/dosja.al)
Bota
13 Maj 2022, 18:22
Brandon Dixon
SHBA- Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Filadelfia të SHBA-së. People shkruan se një 30-vje...
Bota
13 Maj 2022, 18:19
Energjia elektrike
RUSI- Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Finlandë nesër, tha furnizuesi sot pasi tensione...
Bota
13 Maj 2022, 18:08
Donika Gervalla
KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur rreth kërkesës për anëtarësin n&...
Bota
13 Maj 2022, 18:09
Ushtaret ukrainas
UKRAINË- Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës thotë se lufta me Rusinë po shkon aq mirë sa do t&...
Bota
13 Maj 2022, 17:48
Ministria e Jashtme Ruse
RUSI-Ministria e Jashtme ruse shpalli 10 punonjës të ambasadës rumune dhe një punonjës të ambasad&eu...
Bota
13 Maj 2022, 17:43
Guillaume Vetier
ANGLI- Një ish-operativ i forcave speciale ka zbuluar se si paguhet për të thyer pallatet e milionerëv, për t'u b...
Bota
13 Maj 2022, 17:42
Lloyd Austin
SHBA-SHBA-ja ka këmbëngulur që Rusia të zbatojë një armëpushim të menjëhershëm n&eum...
Bota
13 Maj 2022, 17:34
shenjat
GREQI- Nëna e një nxënësi 11-vjeçar të Shkollës Speciale të zonës ka bërë padi kundër...
Bota
13 Maj 2022, 17:24
Dicka Marty
Prej 18 muajsh senatori zviceran, Dick Marty, është nën mbrojtje policore. Kjo pasi jeta e tij është në rrezik ...
Bota
13 Maj 2022, 17:13
NATO
TURQI- Suedia dhe Finlanda planifikojnë të mbajnë bisedime me Turqinë në Berlin të shtunën pasi presidenti turk Rex...