Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
FOTOT/Inagurohet ura e parë që lidh Rusinë me Kinën, e gjatë 1 km dhe kushtoi 318 milion dollarë
Sipas raporteve nga agjencitë ruse, ajo është e hapur për trafikun e mallrave dhe do të jetë në gjendje të kalojë tranzit më shumë se 600 kamionë në ditë.
10 Qershor 2022, 14:44Nga d.a
Ura qe lidh Rusine me Kinen
RUSI-Është inauguruar ura e parë rrugore që lidh qytetin rus të Blagoveshchensk me atë të Heihe në territorin kinez, në lumin Amur.
Sipas raporteve nga agjencitë ruse, ajo është e hapur për trafikun e mallrave dhe do të jetë në gjendje të kalojë tranzit më shumë se 600 kamionë në ditë. Disa figura të larta nga Moska dhe Pekini morën pjesë në inaugurim nga distanca. Ceremonia e inagurimit u shty për dy vjet për shkak të koronavirusit.
Deri më tani, transporti tregtar ndërmjet dy qyteteve garantohej me ura ose varka të lëvizshme. Ura është një kilometër e gjatë dhe kushton, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, 318 milionë dollarë për seksionin rus. Kur të jetë plotësisht funksionale, ajo duhet të garantojë kalimin e një milion ton mallra në vit. Për momentin nuk lejohet qarkullimi i pasagjerëve, për shkak të kufizimeve të lëvizjes për shkak të Covid-19.
Në prill përfundoi edhe ndërtimi i urës së parë hekurudhore mes dy vendeve, e cila pritet të hapet në gusht. Të dyja objektet janë pjesë e iniciativës ambicioze Belt and Road për një Rrugë të Re të Mëndafshit, e cila synon të krijojë një hapësirë logjistike dhe teknologjike euroaziatike me qendër rreth Kinës. Ky është një projekt që ka edhe konotacione të forta gjeopolitike.