10 Qershor 2022, 13:13
Nga d.a
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis në prag të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili do të mbahet në Selanik, ka folur rreth integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas Protothemes, Mitsotakis u shpreh se sipas kritereve të caktuara duhet të ofrohet pranimi i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE deri në 2033. Ai theksoi se hapi i parë duhet të jetë nisja e konferencës së parë ndërqeveritare pas dy javësh për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
"Mesazhi im sot është i qartë: Sipas kritereve të përcaktuara, le të ofrojmë pranimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033, një afat kohor ambicioz, por i arritshëm. Kjo është vonuar për një kohë të gjatë.Hapi i parë duhet të jetë një vendim brenda dy javësh në Bruksel për të zhbllokuar rrugën ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë."-tha Mitsotakis.
Mitsotakis theksoi se zhbllokimi i rrugës europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të jetë një përparësi për bllokun pasi Ballkani e interpreton vonesën si ndryshim të vazhdueshëm.
“BE vazhdon të flasë për një angazhim konkret ndaj Ballkanit Perëndimor dhe pret përmbushjen e plotë të kushteve që ka vendosur. Megjithatë, rajoni e interpreton këtë si lodhje të BE-së nga zgjerimi dhe si një ndryshim i vazhdueshëm i qëllimeve. Lufta në Ukrainë ka intensifikuar ndjenjën se BE-ja po e zhvendos fokusin e saj."-vijoi ai.
Në vitin 2020, Bullgaria, e udhëhequr atëherë nga kryeministri Bojko Borisov, bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë fqinje për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit si çift.
kyriakos mitsotakis integrimi i shqiperise ne be
Bota
10 Qershor 2022, 13:01
j.c
Foto ilustruese
GREQI- Arrestohet një burrë në Greqi pasi iu gjet më shumë se 2.5 milionë dosje me materiale pornografik...
Bota
10 Qershor 2022, 13:04
d.a
Dritan Abazovic
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic u shpreh se forcat pro-ruse ende ekzistojnë në vend, por ato nuk e kan&...
Bota
10 Qershor 2022, 12:40
Policia Serbi
SERBI- Serbia ka njoftuar hapjen e 214 shkollave fillore dhe të mesme në Beograd pas alarmit të rremë për bombë...
Bota
10 Qershor 2022, 12:40
d.a
Olaf Scholz
KOSOVË-Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës për shtyp të mbajtur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurt...
Bota
10 Qershor 2022, 12:34
d.a
Scholz dhe Kurti
KOSOVË- Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ka th&e...
Bota
10 Qershor 2022, 12:08
F.M
Olaf Scholz, kancelarOlaf Scholz, kancelar
PRISHTINE- Kancelari gjerman Olaf Scholz e përsëriti qendrimin e Berlinit zyrtar se prioritet për...
Bota
10 Qershor 2022, 12:06
F.M
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë konferencës me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka përsëritur dhe njëher&eum...
Bota
10 Qershor 2022, 12:05
f.g
PRISHTINE- Kancelari gjerman Olaf Scholz i dërgoi një mesazh të qartë Beogradit se nëse nuk njeh Kosovën atëherë integ...
Bota
10 Qershor 2022, 12:00
f.g
Olaf Scholz, kancelar
PRISHTINE- Kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën dhe kërkoi...
Bota
10 Qershor 2022, 11:54
f.g
Olaf Sholz dhe Albin Kurti
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti qendrimin e Kosovës kundër Ballkanit të H...