Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Ministria e Jashtme Ruse: Reagimet e Mbretetërisë së Bashkuar për të burgosurit janë histerike
Gjykata e Lartë në Republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut dënoi me vdekje dy qytetarët britanikë dhe marokenin Saadoun Brahim, nën akuzën e pjesëmarrjes në konflikt si mercenarë, në formacionin e ushtrisë ukrainase.
10 Qershor 2022, 14:08Nga DOSJA
Të burgosurit në Rusi
RUSI- Ministria e Jashme Rusia ka komentuar reagimin e Mbretërisë së Bashkuar për çështjen e Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, dy ushtarëve britanikë të dënuar me vdekje në Donetsk të kontrolluar nga separatistët rusë.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të apelojë kundër dënimit në "Republikën Popullore të Donetskut" të vetëshpallur. Sipas Sky News, ministria e quan reagimin e Britanisë ndaj dënimit "histerik".
Gjykata e Lartë në Republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut dënoi me vdekje dy qytetarët britanikë dhe marokenin Saadoun Brahim, nën akuzën e pjesëmarrjes në konflikt si mercenarë, në formacionin e ushtrisë ukrainase. Më herët kryeministri Boris Johnson dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss deklaruan se të burgosurit e luftës kanë të drejtën e imunitetit dhe nuk mund të dënohen me vdekje.