Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Maria Ramos, 33 vjeçe, ishte duke vizituar nënën e saj Blanca Velasco, bashkë me fëmijët, kur trafikantët iu afruan dy fëmijëve të saj dhe besohet se i shitën pipa marijuane.
KALIFORNI- Një nënë e tetë fëmijëve është qëlluar për vdekje në Oakland pas konfrontimit me trafikantë adoleshentë që i kishin shitur marijuanë djalit të saj. Maria Ramos, 33 vjeçe, ishte duke vizituar nënën e saj Blanca Velasco, bashkë me fëmijët, kur trafikantët iu afruan dy fëmijëve të saj dhe besohet se i shitën pipa marijuane. Ramos e Velasco vendosën të ndiqnin makinën e tyre për t’u thënë të mos afroheshin më te shtëpia e tyre, sipas rrjetit lokal KTVU.
Por siç është regjistruar nga kamerat e sigurisë, gruaja ndalon makinën në një kryqëzim dhe hap derën e shoferit. Ramos, e cila kishte pasur vetë probleme me substancat në të kaluarën, u afrua për të folur te mjeti i trafikantëve, të cilët nisën të qëllonin nga brenda.
Nëna e viktimës tregonte më pas për mediat: E pashë që doli nga makina dhe dëgjova të shtënat. Lëviza makinën duke e vene para asaj të tyre për të mbrojtur time bijë. Kur ajo u rrëzua mendova se po mbrohej”.
Por më pas pa të bijën të shtrirë në rrugë në një pellg gjaku. Policia erdhi rreth orës 2.30 të drekës kur Ramos raportohet se ishte në fund të jetës. Ata besojnë se Ramos u qëllua nga një 16 vjecar që tashmë mbahet në burgun e të rinjve në Alameda.
Velasco mbetet tashmë të kujdeset për fëmijët e të bijës, teksa përpiqet t’i tregojë për ngjarjen më të vegjëlve. 15 vjeçari, 13 vjeçari e 11 vjeçari e dinë që mamaja e tyre nuk është më. Të tjerëve nuk kam kurajo t’i tregoj. Velasco thotë se do të vendoset me familjen në Oakland për t’u kujdesur për nipërit. Policia tha se vazhdon hetimet.
Ilham Aliyev dhe Vladimir Putin RUSI- Rusia dhe Azerbajxhani do të ndërtojnë së bashku cisterna nafte, tha presidenti rus Vladimir Put...
Foto ilustruese EVROPË- Vapë ekstreme në të gjithë zonën e Mesdheut këtë verë. Sipas një analize të ...
fotot ilustruese ÇIKAGO- Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale amerikane, mijëra delegatë demokratë mblidhen kët&...
ÇIKAGO- Ndërsa delegatët e Partisë Demokratike mbërritën gjatë fundjavës në Çikago për kuvendin kom...
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporata Energj...
Foto ilustruese KOSOVË- Shoqëria civile dhe disa pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Kosovës pretendojnë...
Pllaka 3500 vjeçare TURQI- Arkeologët zbuluan një pllakë të vogël balte kuneiform 3500-vjeçare gjat&e...
Foto Ilustruese Në shekullin e 21-të, peizazhi i teknologjisë globale është riformuar në mënyrë dramatike nga shfa...
kamala harris donald trump SHBA- Fushata zgjedhore në SHBA, është më e shtrenjta në botë, ku në asnjë vend tjet&eum...
fotot ilustruese TEL AVIV- Grupet e armatosura të Hamasit dhe Xhihadit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për shpër...