LIVE UPDATES
Bota

Ankesat e qytetarëve nga veriu i Kosovës për sjelljen e policisë

Nga ana tjetër, Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se gjatë katër viteve të fundit nga komunat në veri janë bërë gjithsej 180 ankesa dhe informacione anonime, dhe se ka raste që pas shqyrtimit, janë përcjellë për procedurë disiplinore ose te prokurori. Për krahasim, në nivel vendi, në të gjithë Kosovën, në gjashtë muajt e parë janë bërë mbi 900 ankesa ndaj zyrtarëve të policisë.

19 Gusht 2024, 17:54 Nga N.F
Ankesat e qytetarëve nga veriu i Kosovës për sjelljen e
Foto ilustruese

KOSOVË- Shoqëria civile dhe disa pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Kosovës pretendojnë se në katër komunat – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – policia përdoret për vendosjen e pushtetit “me forcë” dhe kontrollin e qytetarëve përmes një lloj “represioni”.

Disa pretendojnë gjithashtu se Policia e Kosovës ka një “trajtim diskriminues” ndaj anëtarëve të komunitetit serb, dhe se në disa raste përdoret forcë e tepruar, për të cilën organizata joqeveritare Aktiv ka shkruar në raportin e saj “Gjendja e të drejtave të njeriut në veriun e Kosovës”.

Nga ana tjetër, Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se gjatë katër viteve të fundit nga komunat në veri janë bërë gjithsej 180 ankesa dhe informacione anonime, dhe se ka raste që pas shqyrtimit, janë përcjellë për procedurë disiplinore ose te prokurori. Për krahasim, në nivel vendi, në të gjithë Kosovën, në gjashtë muajt e parë janë bërë mbi 900 ankesa ndaj zyrtarëve të policisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se janë në dijeni për ankesat e qytetarëve nga radhët e komunitetit serb në lidhje me punën e policisë, dhe për këtë arsye bashkëpunojnë ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Megjithatë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës (PK) për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë mohoi pretendimet e qytetarëve. Prania e Policisë së Kosovës në veri është rritur nga fundi i majit të vitit të kaluar, kur kryetarët shqiptarë morën pushtetin, gjë që u kundërshtua nga komuniteti serb.

Në zgjedhjet e prillit 2023, fituan kandidatët e partive shqiptare, pasi serbët bojkotuan zgjedhjet me nismën e Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë. Kësaj i parapriu tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit 2022, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i larguar nga përdorimi targat serbe që lëshohen me emrat e qyteteve të Kosovës nga Serbia. Në atë kohë, policët nga radhët e komunitetit serb dhanë dorëheqje dhe më pas u zëvendësuan kryesisht nga policë të komunitetit shqiptar.

Tensionet kulmuan në shtator të vitit 2023 kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit dhe vrau një polic, ndërsa në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radojçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partia kryesore e serbëve të Kosovës. Qytetarë nga komunat në veri të Kosovës, disa prej të cilëve nën kushte anonimiteti, deklaruan për REL-in se kanë përjetuar “një lloj force të tepruar ose diskriminimi nga policia”. “Ata na konsiderojnë të gjithëve si kriminelë”, tha njëri prej bashkëbiseduesve të REL-it, identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë.

N.N. nga Zveçani tha se kur policia e ndalon atë, ata sillen sikur gjithçka u lejohet. Si shembull, ai përmend rastin kur policia e ndaloi për kontroll në rrugën Mitrovica e Veriut - Zveçan, dhe kur ai konstatoi se e kishin ndaluar nga drejtimi i kundërt në mënyrë të pasigurt, polici i kishte thënë: “Unë mund të bëj çfarë të dua”.

Ai shtoi se policët nuk duan të flasin në gjuhën serbe dhe se gjoba i është shkruar në gjuhën shqipe. Si shembull tjetër, N.N. përmend se djalin e tij në Mitrovicën e Veriut e ndaluan pjesëtarët e Njësisë Speciale me armë të gjata, dhe se ata ishin të ashpër dhe përdorën fjalë vulgare si kërcënime nëse i filmonte me telefon.

Ata nuk kanë raportuar asgjë tek Inspektorati Policor i Kosovës sepse, ata thanë se nuk kanë besim në atë institucion.

“Kujt t’i raportoj, njerëzve të tyre që do ta mbulojnë gjithçka. Nuk kam besim tek ata, janë të gjithë të njëjtë. Nuk kam dëshirë t’u them asgjë, këtë mund t’ia them vetëm KFOR-it, por ata më thonë se nuk mund të ndërmarrin asgjë”, tha ai.

Sërxhan Gjorgjeviq nga Mitrovica e Veriut, gjatë një debati publik për sigurinë në komunën e Mitrovicës së Veriut më 8 gusht, dha një shembull personal, duke shprehur bindjen se policia veproi në mënyrë joprofesionale dhe të njëanshme gjatë hetimit të një incidenti që ndodhi.

“Në vend që unë të jem pala e dëmtuar, u akuzova”, tha ai i bindur se kjo ndodhi vetëm sepse kishte targa të BG (Beogradit).

Në atë debat, Olivera Milosheviq tha se sjellja e keqe e Policisë së Kosovës nuk mund të përgjithësohet, dhe se ka prej tyre që janë shumë korrektë. Megjithatë, ajo kritikoi numrin e madh të patrullave të policisë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës (PK) për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për REL-in, mohoi se pjesëtarët e PK-së sillen në mënyrë diskriminuese apo se ushtrojnë ndonjë formë të represionit.

Ai theksoi se pas dorëheqjes së serbëve nga policia në fund të vitit 2022, në veri ishin vetëm katër policë nga komuniteti serb, por aktualisht janë rreth 60 të tillë dhe se ata përpiqen të kenë dikë në çdo patrullë që e kupton dhe e flet gjuhën serbe.

“Do të ishte mirë që të gjithë policët të flisnin serbisht ose të gjithë qytetarët në veri të Kosovës të flisnin shqip, por në praktikë situata nuk është e tillë. Ne përpiqemi që gjithmonë të kemi në patrullë dikë që flet serbisht”, tha Elshani.

Ai shtoi se edhe qytetarët në jug të Ibrit ankohen për sjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kur marrin gjobë dhe thonë se policia është “e pafytyrë”, porse “në fakt, janë aty për të ndëshkuar ata që nuk respektojnë ligjin”.

“Nëse ka ndonjë rast të sjelljes diskriminuese, ata mund të kontaktojnë gjithmonë me mua ose me Inspektoratin. Gjithmonë është dikush që është lart dhe mbikëqyr atë që bëjmë ne”, tha Elshani.

Ndërkaq, praninë e madhe të patrullave të policisë ai e shpjegoi me sulmin e vitit të kaluar në Banjskë:

“Është e vërtetë që ka shumë postblloqe, por kjo është e gjitha për shkak të ngjarjeve të mëparshme. Duhet të shqetësohemi edhe për sigurinë e policisë. Vitin e kaluar u vra një polic. Duhet të jemi të pranishëm për sigurinë e qytetarëve”.

Jeta Tela nga Ministria e Brendshme e Kosovës tha se monitorohen ankesat e qytetarëve lidhur me punën dhe sjelljen e pjesëtarëve të policisë dhe se bashkëpunojnë ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës. Sipas saj, pavarësisht ankesave, besimi i pjesëtarëve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës po rritet, por ky besim duhet të rritet më tej përmes përpjekjeve të tyre.

Tela theksoi se Inspektorati Policor i Kosovës është një mekanizëm që monitoron punën e policisë dhe se ai është në dispozicion të të gjithë qytetarëve.

“Zyra e Inspektoratit ekziston edhe në Mitrovicën e Veriut. Ne zhvillojmë një fushatë informuese që ekziston ky mekanizëm për raportimin e punës (së Policisë së Kosovës)”, shtoi Tela.

Nga Inspektorati Policor i Kosovës, në një përgjigje për REL-in, thanë se që nga fillimi i vitit kanë marrë 23 ankesa për punën e policisë në veriun e Kosovës, por nuk specifikuan për cilat shkelje bëhet fjalë. Ata sqaruan se në 10 raste ka elemente të veprës penale, ndërsa në 13 raste po shqyrtohet procedura disiplinore.

Sipas tyre, në rastet që është duke i hetuar Inspektorati Policor i Kosovës, ka gjithsej gjashtë ankesa nga komuniteti serb, tri raste janë iniciuar nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës në përputhje me detyrat e tyre zyrtare dhe një ankesë është anonime.

Ata thanë se bazuar në rezultatet e hetimeve, Prokurorisë së Shtetit i janë dorëzuar tri raste të kallëzimeve penale - një me raport të veçantë dhe dy me raporte informative. “Rastet e tjera janë në proces të shqyrtimit”, bënë të ditur nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Ata theksuan se numri i ankesave të qytetarëve nga veriu është në rënie krahasuar me vitet e mëparshme.

Organizata joqeveritare Aktiv në raportin e saj “Gjendja e të drejtave të njeriut në veriun e Kosovës”, të publikuar në qershor të këtij viti, ka thënë se përdorimi i tepruar i forcës nga policia e Kosovës është raportuar në nëntor të vitit 2023, kur një person i arrestuar ka pësuar lëndime fizike.

“Gjatë aksionit policor, ai nuk ka rezistuar në asnjë mënyrë dhe ka ofruar të bashkëpunojë plotësisht, por gjithsesi është nxjerrë dhunshëm nga automjeti dhe ka marrë disa goditje, ndërsa fytyra i ishte shtypur kundër furgonit që drejtonte”, thuhet në raport.

Aty shtohet se më pas policët e kanë poshtëruar në paraburgim duke i hedhur letër higjienike në drejtim të tij.

Në të njëjtin raport thuhet se policia ka përdorur forcë të tepruar më 19 dhjetor 2023, kur në kalimin Jarinë ndodhi një debat verbal nëse ai është një kalim administrativ apo kufitar.

Kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Beogradi zyrtar i quan kalime administrative, pasi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Debati verbal u shndërrua në përleshje fizike, gjatë së cilës ai mori goditje, duart i ishin përdredhur, i ishin vënë pranga dhe ishte mbyllur në një dhomë të errët. Pas gati pesë orësh, më në fund ishte liruar”, thuhet në raportin “Gjendja e të drejtave të njeriut në veriun e Kosovës”.

Ndërkohë, drejtori i organizatës joqeveritare Aktiv, Miodrag Miliçeviq, në mes të nëntorit 2022 njoftoi se ishte subjekt i “maltretimit fizik dhe verbal” nga pjesëtarët e Policisë Speciale të Kosovës, sepse nuk kishte dokumente të Kosovës. Policia e Kosovës e mohoi një gjë të tillë, por ai gjithsesi e raportoi rastin në Inspektoratin Policor.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka përfunduar hetimin dhe rastin e ka dorëzuar në prokurori, nga të cilët deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje”, theksoi Miliçeviq.

REL-i i është drejtuar Prokurorisë me pyetjen se deri ku kanë arritur rastet që po trajton Inspektorati Policor i Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje. Sjellja e policisë së Kosovës ka ngjallur reagime edhe nga disa përfaqësues politikë serbë në Kosovë. Aleksandar Arelnijeviq, lider i Demokracisë Serbe, në fund të qershorit tha se policia nuk reagoi kur ai u sulmua në Gazimestan afër Prishtinës në praninë e tyre.

Ai publikoi pamjet e këtij sulmi në rrjetet sociale, pas së cilës reagoi ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, si dhe zëvendësi i Avokati i Popullit, Sërxhan Sentiq. Rashiq bëri thirrje për një hetim urgjent të këtij rasti, ndërsa Sentiq i bëri thirrje Inspektoratit Policor që të reagojë./ REL

kosove veri policia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë