19 Gusht 2024, 17:19
Nga E. D
fotot ilustruese
TEL AVIV- Grupet e armatosura të Hamasit dhe Xhihadit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin e një bombe në afërsi të një sinagoge në Tel Aviv, i cili u përshkrua si sulm terrorist nga policia izraelite dhe agjencia izraelite e inteligjencës, Shin Bet. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Një burrë që po e bartte bombën u vra dhe një kalimtar rasti u plagos gjatë incidentit të dielën vonë, sipas policisë izraelite. Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, David Mencer, tha se burri po e bartte një çantë shpine të mbushur me eksplozivë, e cila shpërtheu “para se ai të mbërrinte në një vend ku kishte më shumë njerëz”.
Në një komunikatë të përbashkët për media, dy grupet militante palestineze thanë se “operacionet tona të martirizimit” brenda Izraelit do të kryen për aq gjatë sa “vazhdojnë masakrat dhe politikat vrasëse nga okupatori”, duke iu referuar luftës së Izraelit në Rripin e Gazës dhe vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, më 31 korrik në Teheran.
Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut, por as nuk e ka mohuar atë. Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë. Shpërthimi në Tel Aviv të dielën ndodhi pak orë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Tel Aviv për të shtyrë përpara arritjen e një armëpushimi në Gazë, për t’i dhënë fund luftës tashmë 10-mujore mes Izraelit dhe Hamasit.
Thirrjet për armëpushim janë rritur kohëve të fundit, për shkak të frikës së përshkallëzimit të gjendjes në një luftë të gjerë rajonale. Irani ka kërcënuar se do të hakmerret kundër Izraelit për vrasjen e Haniyehut.
Bota
19 Gusht 2024, 17:18
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se...
Bota
19 Gusht 2024, 17:00
E. D
fotot ilustruese
MANÇESTER- Një grua është vrarë nga një sulm me thikë në Mançester, ndërsa një&...
Bota
19 Gusht 2024, 16:52
E. D
joe biden
SHBA- Presidenti Biden u angazhua në “sjellje të paligjshme”, zbuluan republikanët e Dhomës së Përfaq&...
Bota
19 Gusht 2024, 16:52
N.F
Kurti
SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë...
Bota
19 Gusht 2024, 16:24
N.F
Michael Lynch
ITALI- Michael Lynch është një nga sipërmarrësit anglezë më të njohur në botën e teknologji...
Bota
19 Gusht 2024, 16:18
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate nis punimet mbrëmjen e së hënës në qytetin e Çikagos....
Bota
19 Gusht 2024, 16:02
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Gjermania do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me ndihmat e nevojshme kundër pushtimit rus, me gjith&eu...
Bota
19 Gusht 2024, 15:14
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autoritetet kosovare duhet të konsultohen dhe koordinohen me NATO-...
Bota
19 Gusht 2024, 14:05
M.B
Mars
SHBA- Ekziston një oqean i madh dhe i lëngshëm me ujë në Mars, pretendon një analizë e re e ...
Bota
19 Gusht 2024, 11:21
M.B
Ushtari amerikan, Gordon Black.
RUSIA- Një gjykatë në Vlladivostok, në rajonin e largët lindor të Rusisë, e ka refu...