LIVE UPDATES
Bota

FDA miraton pilulën e parë kontraceptive pa recetën e mjekut

Pilulat e bazuara në hormone kanë qenë prej kohësh forma më e zakonshme e kontrollit të lindjes në SHBA, e përdorur nga dhjetëra miliona gra që nga vitet 1960. Deri më tani, të gjitha kërkonin recetë nga mjeku.

13 Korrik 2023, 22:12 Nga k.m.
FDA miraton pilulën e parë kontraceptive pa recetën e mjekut
Foto ilustruese

Zyrtarët amerikanë kanë miratuar pilulën e parë kontraceptive pa recetën e mjekut, duke u dhënë mundësi grave dhe vajzave amerikane ta blejnë atë ashtu siç blejnë aspirinat apo solucionet për pastrimin e syrit. Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha të enjten se dha miratimin për pilulën Opill të kompaninë Perrigo e cila merret një herë në ditë pa recetën e mjekut, duke e bërë atë ilaçin e parë të tillë që zhvendoset nga seksioni i farmacisë në raftet e dyqaneve. Kompania nuk do të fillojë dërgimin e pilulës me postë deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe nuk do të ketë kufizime moshe në shitjen e saj.

Pilulat e bazuara në hormone kanë qenë prej kohësh forma më e zakonshme e kontrollit të lindjes në SHBA, e përdorur nga dhjetëra miliona gra që nga vitet 1960. Deri më tani, të gjitha kërkonin recetë nga mjeku.

Shoqëritë mjekësore dhe organizatat për shëndetin e grave kanë kërkuar qasje më të gjerë, duke vënë në dukje se rreth 45% e 6 milionë shtatzënive vjetore në SHBA janë të paplanifikuara. Adoleshentët dhe vajzat, gratë me ngjyrë dhe ato me të ardhura të ulëta njoftojnë për pengesa më të mëdha në marrjen e recetave dhe ilaçeve.

Disa nga sfidat mund të përfshijnë pagesën për vizitën e mjekut, lejen nga puna dhe gjetjen e kujdesit për fëmijët.

“Ky është me të vërtetë një transformim në qasjen ndaj kujdesit kontraceptiv,”-tha Kelly Blanchard, presidente e Ibis Reproductive Health, një grup jofitimprurës që mbështeti miratimin.

“Shpresojmë që kjo do t’i ndihmojë njerëzit të kapërcejnë ato barriera që ekzistojnë tani”.

Perrigo me bazë në Irlandë nuk njoftoi një çmim për pilulën. Barnat pa recetë janë përgjithësisht shumë më të lira se ato me recetë, por ato zakonisht nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore.

Detyrimi i siguruesve për të mbuluar kontrollin e lindjeve pa recetë do të kërkonte një ndryshim rregullator nga qeveria federale, të cilin mbështetësit për çështjet e grave po i kërkojnë administratës Biden ta zbatojë.

Shumë medikamente të zakonshme janë bërë pa recetë në dekadat e fundit, përfshirë barnat për dhimbje, urth dhe alergji. Pilulat kontraceptive janë të disponueshme pa recetë në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, Azisë dhe Afrikës.

Kompania Perrigo dorëzoi studime të bëra prej vitesh në FDA për të treguar se gratë mund të kuptonin dhe ndiqnin udhëzimet për përdorimin e pilulës. Miratimi i së enjtes erdhi pavarësisht disa shqetësimeve nga shkencëtarët e FDA-së në lidhje me rezultatet e kompanisë, përfshirë atë nëse gratë me kushte të caktuara mjekësore do të kuptonin se nuk duhet ta merrnin ilaçin.

Veprimi i FDA-së vlen vetëm për pilulën Opill. Ajo është në një klasë më të vjetër të kontraceptivëve, të quajtur ndonjëherë minipilula, që përmbajnë një hormon të vetëm sintetik dhe në përgjithësi kanë më pak efekte anësore sesa tabletat më të njohura të kombinimit të hormoneve.

Por avokatët e shëndetit të grave shpresojnë se vendimi do të hapë rrugën për më shumë opsione për kontrollin e lindjeve pa recetë.

Vendimi i FDA-së nuk ka asnjë lidhje me betejat e vazhdueshme gjyqësore mbi pilulën e abortit mifepristone. Studimet në aplikimin e kompaninë Perrigo për të marrë miratimin nga FDA-ja filluan vite përpara anulimit të Gjykatës së Lartë për të drejtën e abortit.

Për shkak të kufizimit të të drejtave riprodhuese në disa shtete, FDA-ja është përballur me presion nga politikanët demokratë, mbrojtësit e të drejtave të qasjes në shëndetësi dhe profesionistët mjekësorë për të lehtësuar qasjet tek medikamentet që ofrojnë kontroll për lindjet. Shoqata Mjekësore Amerikane dhe shoqëria kryesore profesionale për mjekët obstetër dhe gjinekologë mbështetën aplikimin e pilulës Opill pa recetë.

Një panel i jashtëm i këshilltarëve të FDA-së votoi njëzëri në favor të ndryshimit në një seancë dëgjimore në maj, ku dhjetëra kërkuan miratimin e pilulës Opill. Pilulat më të reja të kontrollit të lindjes zakonisht kombinojnë dy hormone, estrogjenin dhe progestinën, të cilat mund të ndihmojnë për t’i bërë periodat më të lehta dhe më të rregullta./VOA

opill

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim