LIVE UPDATES
Bota

Gjenerali rus thotë se u shkarkua pasi akuzoi liderët e ushtrisë se tradhtuan trupat në Ukrainë

Ankesat e gjeneralmajorit Popov, të cilat u publikuan nga një ligjvënës i njohur rus më 12 korrik, sugjerojnë se po vazhdojnë mospajtimet edhe pas rebelimit të muajit të kaluar nga forcat mercenare Wagner dhe udhëheqësit të tyre, Yevgeny Prigozhinit.

13 Korrik 2023, 22:09 Nga k.m.
Gjenerali rus thotë se u shkarkua pasi akuzoi liderët e ushtrisë
Ivan Popov

Një komandant i lartë rus, Ivan Popov, thotë se u shkarkua nga posti i tij pas mosmarrëveshjeve me oficerët e lartë të ushtrisë ruse lidhur me situatën në Ukrainë. Një mospajtim i tillë publik brenda ushtrisë ruse është i pazakontë, pas pak më shumë se 500 ditë lufte në Ukrainë.

Ankesat e gjeneralmajorit Popov, të cilat u publikuan nga një ligjvënës i njohur rus më 12 korrik, sugjerojnë se po vazhdojnë mospajtimet edhe pas rebelimit të muajit të kaluar nga forcat mercenare Wagner dhe udhëheqësit të tyre, Yevgeny Prigozhinit. Rebelimi, në të cilin rreth 5.000 ushtarë të Wagner-it u nisën drejt Moskës, zgjati rreth 24 orë. Por, ky rebelim u cilësua si sfida më e madhe për 23 vitet e Vladimir Putinit si figurë kyçe e Rusisë dhe shumë vëzhgues kanë parashikuar se Kremlini mund t’i largojë komandantët ushtarakë ose figurat politike nga postet e tyre shkaku i këtij incidenti.

Një oficer i njohur i ushtrisë, gjenerali Sergei Surovikin, i cili shërbeu për një kohë të shkurtër si komandant i përgjithshëm për luftën në Ukrainë dhe besohet të jetë një aleat i ngushtë i Prigozhinit, nuk është parë që nga rebelimi i 24 qershorit. Në audio-incizimin katërminutësh të publikuar, Popov, që ishte komandant në rajonin jugor të Zaporizhjas në Ukrainë, tha se ishte ankuar te shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Rusisë, gjenerali Valery Gerasimov, për nevojën e rotacionit të trupave në fushëbetejë.

Zaporizhja është një nga disa zonat ku forcat ukrainase e nisën muajin e kaluar një kundërofensivë të shumëpritur. Trupat e saj kanë bërë përparime të ngadalta dhe luftimet raportohet të jenë intensive.

Popov thotë se ngriti shqetësimin brenda ushtrisë lidhur me mungesën e luftimeve kundër stacioneve të zbulimit të artilerisë dhe për vdekjen e ushtarëve rusë në lidhje me këtë mungesë.

Ushtria jonë nuk mund të thyhej në front, nga forcat e armatosura të Ukrainës. [Në vend të kësaj] ne u goditëm me një goditje nga prapa nga komandanti i lartë; duke i prerë kokat e ushtrisë në mënyrë të pabesë dhe të neveritshme në momentin më të vështirë dhe të tensionuar”, dëgjohet Popov në audio-incizim.

“Kishim një situatë të vështirë me shefat e lartë, ku duhej ose të heshtje e të ishe frikacak ose ta tregoje ashtu siç është”, tha ai.

Lajmi për shkarkimin e Popovit u shfaq fillimisht në një kanal në Telegram që ka lidhje me grupin Wagner, ku thuhej se Gerasmiov e shkarkoi atë pasi e akuzoi për “dezinformim dhe alarmim”.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur nëse zëri që dëgjohet në audio-incizim është i Popovit. Disa blogerë ushtarakë rusë dhe një numër i vogël i ligjvënësve u duk se konfirmuan se Popov ishte personi në ato incizime. Ndonëse mbetet e paqartë nëse kritika e Popovit synohej të publikohej, ajo është ankesa e parë e këtij lloji nga një oficer në shërbim, veçanërisht pasi që ajo vjen nga një komandant i lartë. Deri më 13 korrik, as Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe as komandantët e lartë nuk e kanë komentuar publikisht shkarkimin apo dorëheqjen e Popovit./REL

ivan popov

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim