LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden takohet me udhëheqësit e vendeve nordike: Së bashku e bëjmë NATO-në më të fortë

Zoti Biden shkoi në Finlandë, një vend fqinj me Rusinë, menjëherë pas takimit të nivelit të lartë të kësaj jave të NATO-s në Vilnius. Ai po merr pjesë në një takim të Shteteve të Bashkuara me udhëheqësit e Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Islandës dhe Norvegjisë.

13 Korrik 2023, 19:52 Nga I.A
Presidenti Biden takohet me udhëheqësit e vendeve nordike: Së
Takimi ne Finlande

FINLANDË- Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi bisedime me udhëheqësit nordikë në pallatin presidencial të Finlandës të enjten, gjatë një vizite në vendin anëtar më të ri të NATO-s pas një fjalimi të një dite më parë në Lituani ku denoncoi presidentin rus Vladimir Putin.

Zoti Biden shkoi në Finlandë, një vend fqinj me Rusinë, menjëherë pas takimit të nivelit të lartë të kësaj jave të NATO-s në Vilnius. Ai po merr pjesë në një takim të Shteteve të Bashkuara me udhëheqësit e Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Islandës dhe Norvegjisë.

Vendimi i Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n i dha fund shtatë dekadave të neutralitetit ushtarak të këtij vendi. Me këtë anëtarësim, NATO pothuajse dyfishoi gjatësinë e kufirit me Rusinë.

Vendi frenoi me sukses një përpjekje për pushtim nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, por humbi një pjesë të territorit. Finlanda më pas mbajti një qëndrim të balancuar ndaj Rusisë deri kur filloi sulmi i forcave ruse në Ukrainë.

Përpara një takimi dypalësh me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, zoti Biden përshëndeti Finlandën si një “vlerë të jashtëzakonshme” për aleancën ushtarake të NATO-s.

“Unë nuk mendoj se NATO ka qenë ndonjëherë më e fortë”, u tha presidenti Biden gazetarëve në pallatin presidencial të Finlandës.

“Së bashku ne po mbrojmë vlerat e përbashkëta demokratike”.

Presidenti Niinisto tha se anëtarësimi i Finlandës në NATO i hapi rrugë “një epoke të re të sigurisë sonë” dhe përshëndeti përpjekjet e zotit Biden për “uniteti” në takimin e NATO-s në Vilnius, në përkrahje të Ukrainës.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se gjatë takimeve zoti Biden do të përshëndeste gjithashtu hyrjen e mundshme të Suedisë në NATO, pasi presidenti turk Tajip Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimet ndaj kërkesës së saj këtë javë.

Suedia kishte aplikuar për t'u anëtarësuar në NATO së bashku me Finlandën, por përpjekja e saj për anëtarësim u bllokua nga Turqia, e cila e akuzonte Suedinë se kishte marrë masa të pamjaftueshme kundër njerëzve që Ankaraja i sheh si terroristë.

“Ne po shohim një ndryshim të tërësishëm në strukturën e sigurisë evropiane si rezultat i veprimeve të Rusisë dhe vendet nordike janë afruar më shumë me Perëndimin si reagim ndaj veprimeve agresive dhe destabilizuese të Rusisë”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Në takimin e nivelit të lartë të kësaj jave të NATO-s, presidenti Biden përshkroi përpjekjet e Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n si dëshmi se “etja e papërmbajtur për territor dhe kontroll” i presidentit rus Vladimir Putin kishte dështuar. Kjo, sipas zotit Biden, ka shërbyer vetëm për të forcuar aleancën ushtarake.

Ai gjithashtu arriti të zbusë pakënaqësinë e shprehur hapur të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, për mungesën e një afati për anëtarësim në NATO.

“Ne arritëm çdo qëllim që kishim vendosur të përmbushnim” u tha zoti Biden gazetarëve në aeroportin e Vilniusit para se të nisej për në Helsinki.

Presidenti Biden pritet gjithashtu të diskutojë ndryshimet klimatike dhe teknologjitë në zhvillim, ndër tema të tjera.

Marrë nga VOA

joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më