Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai i ka bërë këto deklarata pas përleshjeve në mes të këtyre dy vendeve fqinje, ditëve të fundit.
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të mërkurën se qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhanit është e papranueshme, dhe do të ketë pasoja. Ai i ka bërë këto deklarata pas përleshjeve në mes të këtyre dy vendeve fqinje, ditëve të fundit.
“Ne e konsiderojmë të papranueshme situatën e krijuar për shkak se Armenia ka shkelur marrëveshjen e arritur pas luftës së vitit 2020, që ka rezultuar me fitore të Azerbajxhanit”, ka thënë Erdogan nga Ankaraja.
Armenia dhe Azerbajxhani, të cilat kanë luftuar disa herë për rajonin e Nagorno-Karabakut, kanë akuzuar njëra-tjetrën për përleshjet që kanë shpërthyer në orët e vona të së hënës.
“Ne shpresojmë që Armenia do të largohet nga kjo rrugë e gabuar sa më shpejt që është e mundur dhe do të fokusohet në forcim të paqes”, ka shtuar mes tjerash Erdogan.
“Kjo qasje natyrisht se do të ketë pasoja për palën armene, e cila jo vetëm që nuk ka përmbushur kushtet e marrëveshjes së nënshkruar, por vazhdon të ketë qasje agresive”.
Një konflikt në Kaukazin Jugor, në udhëkryqin e Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, mund të përfshijë fuqitë e mëdha sikurse Rusia dhe Turqia, si dhe mund të rrezikojë tubacionet që çojnë naftë dhe gaz në Evropë.
Erdogan dhe presidenti rus, Vladimur Putin do të diskutojnë luftimet e fundit për Nagorno-Karabakun, kur të takohen në një samit në Uzbekistan në ditët në vijim, ka thënë një zyrtar turk të mërkurën.
Armenia dhe Azerbajxhani, me ndërmjetësim të Rusisë, janë pajtuar për arritje të armëpushimit më 2020, pas luftës së zhvilluar për gjashtë javë në vjeshtën e po atij viti për rajonin e Nagorno-Karabakut.
Ky rajon është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.
Rreth 6.000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit 2020. Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë zonat përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene.
Marrë nga REL
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të emërojë diplomaten e karrierës Lynne Tracy si ambasadore të SHBA ...
Mbretëresha Elisabeth II BRITANI- Procedurat televizive të funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth pritet të thyej...
Lufta ARMENI- Më shumë se 100 ushtarë armenë janë vrarë në përleshjet kufitare me Azerbajxhanin që nga e ...
Foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë amerikane vendosi t’i japë fund të drejtës kushtetuese për abort, duke ua lën&eum...
Peiter "Mudge" Zatko SHBA- Ish-shefi i sigurisë së kompanisë Twitter dëshmoi para një komisioni të Senatit të mart&...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ende beson se ka pasur të drejtë kur k...
Gilles Artigue dhe Gaël Perdriau FRANCË- Një kryebashkiak francez është arrestuar për shantazh ndaj zëve...
Autorja në momentin kur merr paratë nga banka LIBAN- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në kry...
Qeveria e Kosovës KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit të marrë në muajin prill që ndalonte p&eu...
Aleksandër Lukashenko BJELLORUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka publikuar një video ku shihet duke prerë dru. Teks...