LIVE UPDATES
Bota

Ish-shefi i sigurisë së Twitter bën apel për masat e sigurisë: Ka mungesë aftësie

I thirrur para Komisionit të Senatit amerikan për Drejtësinë Peiter "Mudge" Zatko, dëshmoi se Twitter-it i mungonin masat bazë të sigurisë dhe kishte një qasje të lirë për marrjen e të dhënave midis punonjësve, duke e lënë platformën të hapur ndaj rreziqeve të mëdha. Ai tha se nuk po i bënte këto deklarata "për inat ose për të dëmtuar Twitterin".

14 Shtator 2022, 19:21 Nga I.A
Ish-shefi i sigurisë së Twitter bën apel për masat e
Peiter "Mudge" Zatko

SHBA- Ish-shefi i sigurisë së kompanisë Twitter dëshmoi para një komisioni të Senatit të martën se ish-punëdhënësi i tij kishte përparësi fitimet duke injoruar shqetësimet e sigurisë që ai tha se rrezikonin që informacioni i përdoruesve të binte në duar tee gabuara. Senatorët amerikanë shprehën shqetësimet për dobësitë e sigurisë në Twitter, ndërsa ish-shefi i sigurisë nënvizoi shqetësimet serioze për platformën me ndikim të mediave sociale.

I thirrur para Komisionit të Senatit amerikan për Drejtësinë Peiter "Mudge" Zatko, dëshmoi se Twitter-it i mungonin masat bazë të sigurisë dhe kishte një qasje të lirë për marrjen e të dhënave midis punonjësve, duke e lënë platformën të hapur ndaj rreziqeve të mëdha. Ai tha se nuk po i bënte këto deklarata "për inat ose për të dëmtuar Twitterin".

“Ajo që vura re, kur ne e dinim se një person i brendshëm vepronte në emër të një interesi të huaj si agjent i paregjistruar, ishte jashtëzakonisht e vështirë për të gjurmuar njerëzit. Kishte mungesë aftësie për të parë se çfarë po bënin, çfarë informacioni po merrnin ose për të përmbajtur aktivitetet e tyre, e lëre më të vendoseshin hapa për riparimin dhe rindërtimin e mundshëm të ndonjë dëmi. Atyre thjesht u mungonin aftësitë themelore për të ndjekur agjencitë e huaja të inteligjencës dhe për t'i dëbuar ato“.

Si demokratët ashtu edhe republikanët shprehën shqetësimin se dobësitë e Twitter-it mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Unë nuk do t'i jepja saktësisht një notë kaluese Twitter-it kur bëhet fjalë për sigurinë e informacionit që ata kanë mbledhur. Tani, më lejoni t'ju pyes, si do t‘i vlerësonit agjencitë qeveritare që kanë njëfarë përgjegjësie për t'u siguruar që privatësia dhe siguria e konsumatorit amerikan mbrohet, për shembull, Komisionin Federal të Tregtisë, Komisionin e Shkëmbimit të Letrave me Vlerë dhe të tjerët?", pyeti senatori Dick Durbin.

“Sinqerisht, mendoj se Komisioni Federal i Tregëtisë është i mbingarkuar. Ata kanë sfida me kompanitë e mëdha të teknologjisë. Ata i lënë kompanitë të vlerësojnë vetë punën e tyre. Dhe mendoj se kjo është një nga sfidat e mëdha”, tha eksperti i sigurisë kibernetike.

Ish punonjësi i Twitterit, i cili radhiti një numër shqetësimesh më parë në një ankesë prej 84 faqesh drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve dhe agjencive të tjera rregullatore të qeverisë amerikane, tha se stimujt ekzekutivë i detyrojnë drejtuesit e Twitter të kenë përparësi fitimet mbi sigurinë.

Shefi Ekzekutiv i Twitterit, Parag Agrawal refuzoi të paraqitej vullnetarisht para komisionit të martën. Senatorët Durbin dhe Grassley u thanë gazetarëve se do të diskutojnë një thirrje të detyruar për ekzekutivin e Twitterit.

Pas dëshmisë së zotit Zatko, Twitteri njoftoi se aksionerët e tij kanë miratuar një ofertë për blerjen prej 44 miliardë dollarësh nga shefi ekzekutiv i Teslës, Elon Musk. Por që kur bëri ofertën, miliarderi e ka ndërprerë marrëveshjen, duke akuzuar Twitterin se ka keqinterpretuar numrin e përdoruesve autentikë. Twitteri e ka kundërshtuar dhe çështja është planifikuar të dëgjohet në një gjykatë në Delaware muajin e ardhshëm.

Marrë nga VOA

peiter "mudge" zatko twitter

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!