Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të mërkurës ka miratuar shfuqizimin e vendimit të marrë në muajin prill që ndalonte përkohësisht eksportimin e produkteve esenciale të produkteve agro-ushqimore.
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit të marrë në muajin prill që ndalonte përkohësisht eksportimin e produkteve esenciale të produkteve agro-ushqimore. Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se tashmë ka përmirësim të furnizimit me produkte esenciale, prandaj edhe është kërkuar shfuqizimi i këtij vendimi.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të mërkurës ka miratuar shfuqizimin e vendimit të marrë në muajin prill që ndalonte përkohësisht eksportimin e produkteve esenciale të produkteve agro-ushqimore.
Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se tashmë ka përmirësim të furnizimit me produkte esenciale, prandaj edhe është kërkuar shfuqizimi i këtij vendimi.
“Tani kemi përmirësim të furnizimit me produkte esenciale ushqimore në tregun e Republikës së Kosovës dhe lehtësime në furnizim me lëndë të parë për sasi të kontraktuara nga bizneset vendore andaj është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi”, tha Kurti.
Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, kërkoi që ky vendim të shfuqizohet.
“Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin nr 09/69 të datës 13 prill 2022 ka bërë ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe ri-eksportit të produkteve esenciale agro-ushqimore. Ky vendim ishte marrë me qëllim të sigurimit të sasisë së mjaftueshme të produkteve esenciale në tregun e Kosovës si pasojë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Me përmirësimin e situatës kërkojë që ky vendim të shfuqizohet”, tha Hajdari.
Qeveria e Kosovë në muajin prill kishte vendosur që të ndaloj eksportin dhe rieksportin e disa produkteve bazike.
Sipas kryeministrit Albin Kurti, ky vendim po merret në një situatë kur është vështirësuar zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë.“Invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka ndikuar në zinxhirin e furnizimit me produkte ushqimore në Evropë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me institucionet përkatëse dhe akterët në treg ka përcjellë rritjet e çmimeve të produkteve në vend dhe evidencën e eksporteve të mallrave. Sot MINT ka sjell vendimin që ndalon eksportin dhe ri-eksportin të disa produkteve agro-ushqimore”.
Marrë nga Monitor.al
Aleksandër Lukashenko BJELLORUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka publikuar një video ku shihet duke prerë dru. Teks...
Mevlut Çavusoglu TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglou u shpreh sot se Greqi ka marrë mesazhin që Turqia i d&...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden foli sot në telefon me Mbretin Charles III, të cilit i përcolli ngushëllimet e tij pë...
Fabrizio Piscitelli ITALI- Hetuesit janë të sigurt: argjentinasi Raul Esteban Calderon është personi që vrau Fabrizio Piscitelli, ...
Ebrahim Raisi IRAN- Irani synon të anëtarësohet në bllokun e udhëhequr nga Rusia dhe Kina, ka thënë presidenti iran...
Ursula von der Leyen Evropa dhe Ukraina do të triumfojnë kundër Rusisë tha sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen....
Tedros Adhanom Ghebreyesus UASHINGTON- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se numri i rasteve të infektim...
Aleksandër Vuçiç BEOGRAD- Në ditën e dytë të seancës parlamentare në Serbi ku po diskutohet për...
Ushtarët rus të dorëzuar RUSI- Në mes të humbjeve në rritje, ushtarët rusë po refuzojnë masivisht të...
Albin Kurti PRISHTINË- Sindikata e Sektorit Privat i kërkon Qeverisë së Kosovës që punëtorët e këtij sekt...