Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Izraeli nuk ka sinjalizuar se vendimi i GJND-së ka ndikuar në planet e tij.
LINDJE E MESME- Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës, përfshirë edhe qytetin Rafah, më 25 maj, një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi që të ndalë operacionet ushtarake në qytetin më jugor të enklavës. Izraeli nuk ka sinjalizuar se vendimi i GJND-së ka ndikuar në planet e tij.
“Izraeli nuk ka dhe nuk do të kryejë operacione ushtarake në zonën e Rafaut që do të krijoni ‘kushte jetese që do të shkatonin shkatërrimin e popullatës civile, tërësisht apo pjesërisht'”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegbi përmes një deklarate, duke përdorur fjalët që ishin pjesë e vendimit të GJND-së.
Më herët gjatë 25 majit, disa orë pas vendimit të GJND-së, Izraeli kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës, teksa luftimet mes trupave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po vazhdojnë. Më 24 maj, në vendimin e GJND-së u tha se Izraeli duhet “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij në Rafah dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që të adresojë krizën humanitare në mbarë rajonin. Masat përfshijnë edhe rihapjen e pikëkalimit kufitar në Rafah me Egjiptin, në mënyrë që të hyjë ndihma humanitare në Gazë.
Ky urdhër është pjesë e rastit të ngritur pranë gjykatës nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin për gjenocid dhe i ka kërkuar gjykatës që të lëshojë urdhër që Izraeli të ndalë ofensivën e tij në Rafah. Në vendimin e GJDN-së më 26 janar, gjyqtarët vendosën që Izraeli duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar kryerjen e gjenocidit gjatë ofensivës së tij në Gazë, që Izraeli e nisi në kundërpërgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit të Hamasit kundër Izraelit. Megjithatë, GJND-ja nuk urdhëroi një armëpushim.
Më 28 mars, GJND-ja urdhëroi Izraelin që të ndërmarrë veprime të nevojshme dhe efektive për të siguruar furnizime bazike ushqimore për popullatën civile palestineze në Gazë. Edhe pse vendimet e gjykatës janë ligjërisht të obligueshme, kjo gjykatë nuk ka mekanizma për t’i zbatuar ato. Izraeli dhe Hamasi zhvillojnë luftë që nga 7 tetori, pas sulmit që Hamasi kreu në jug të Izraelit, kur vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e kundërpërgjigjes së Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.000 palestinezë./ REL
Smith dhe Trump SHBA- Prokurori i Posaçëm amerikan Jack Smith të premten ndërmori hapin e jashtëzakonshëm për t&e...
Kyriakos Mitsotakis GREQIA- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një tjetër mesazh politkës në Maqedoninë e Ve...
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei dhe presidenti i ndjerë i Iranit, Ebrahim Raisi. IRANI- Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi k...
Viktor Orban BUDAPEST– Hungaria do të kërkojë të mos marrë pjesë në operacionet e NATO-s që synojnë t&eu...
Foto ilustruese SHBA- Diagnoza më të mira. Mbështetje e personalizuar për pacientët. Zbulim më i shpejtë i drogës. ...
Foto ilustruese Europa- “Sfida jonë më e ngutshme është ta mbajmë planetin tonë të shëndetshëm”, d...
Vjosa Osmani dhe Ozkan Ulutash KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulu...
Foto ilustruese KOSOVË - Në Serbi, krimet në Kosovë vazhdojnë të mbulohen, por edhe ligjërisht të amnistohen. Nga 5...
foto ilustrese KINË- Negociatat e Turqisë me Kinën për një termocentral bërthamor në rajonin e Trakis&eum...
Hunter Biden SHBA- Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shtetin Dellauer për një seancë përfundimt...