Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këto deklarata Kurti i bëri gjatë ceremonisë së mbajtur më 25 maj për shënimin e përfundimit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezultatet e regjistrimit të popullsisë do t’iu mundësojnë institucioneve që të krijojnë politika, strategji dhe të marrin vendime më të mira për zhvillim më të qëndrueshëm. Këto deklarata Kurti i bëri gjatë ceremonisë së mbajtur më 25 maj për shënimin e përfundimit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.
“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë”, tha Kurti.
Regjistrimi i popullsisë nisi më 5 prill. Fillimisht ishte caktuar që të përfundonte më 17 maj, por pas kërkesave të disa komunave, procesi u shty deri më 24 maj. Gjatë këtij procesi, edhe diaspora ka mundur të regjistrohet përmes një platforme online. Agjencia e Statistikave të Kosovës e vlerësoi të suksesshëm procesin e regjistrimit.
"Regjistrimi i popullsisë, si një nga projektet më madhore dhe më komplekse të një vendi në kohë paqeje, përkundër sfidave dhe kompleksitetit që ka pasur, u realizua me shumë sukses. Suksesi është arritur falë bashkëpunimit dhe koordinimit që ka pasur ASK-ja me institucionet e tjera [vendore e ndërkombëtare]", u tha në njoftimin për media të ASK-së.
Më 5 prill, kur edhe filloi regjistrimi – Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – kishte thënë se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë, në vitin 2011, nuk ishte mbajtur në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të banuara me shumicë serbe, ndërsa serbët nga komunat e tjera në jug, me ftesë të Beogradit, kryesisht e kishin bojkotuar procesin.
Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Gjobat janë edhe më të mëdha, deri në 20.000 euro, për biznese.
Marrë nga REL
Stacioni i radarit i Rusisë që u godit nga sulmi ukrinas. RUSIA- Imazhet satelitore që janë realizuar pas sulmit ukrainas me dron n&eum...
Një tank i shkatërruar rus në Donjeck. Fotografi nga arkivi. UKRAINA- Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontrollin edh...
Zoraya HOLLANDË- Një grua fizikisht e shëndetshme, e cila kaloi mbi një dekadë duke luftuar me depresionin, ka vdekur nga eut...
Foto ilustruese UKRAINA- Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të eksplorojë për mënyra se si të p...
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Fotografi nga arkivi. ITALIA- Italia do të rinisë financimin e organizatës për ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Fotografi nga arkivi. SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të takohet me homologun e t...
Kate Middleton BRITANI E MADHE- Në muajt e fundit, familja mbretërore britanike ka qenë në faqet e para të të gjitha gaz...
Rafah, 7 maj 2024. LINDJE E MESME- Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës, përfshirë edhe qytetin Rafah, më 25 maj,...
Smith dhe Trump SHBA- Prokurori i Posaçëm amerikan Jack Smith të premten ndërmori hapin e jashtëzakonshëm për t&e...
Kyriakos Mitsotakis GREQIA- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një tjetër mesazh politkës në Maqedoninë e Ve...