LIVE UPDATES
Bota

DW: Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë

Inteligjenca artificiale dhe lajmet e rreme: Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë.

22 Shkurt 2026, 11:02 Nga I.A

DW: Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik

SHKUP- Klasa duket në shikim të parë si çdo tjetër. Mes posterave me gjyra në mure dhe laptopëve, një grup nxënësisht janë përkulur mbi celularët e tyre. Ata janë duke mësuar se si mund të krijojnë animacione me inteligjencë artificiale për të qenë qenë në gjendje të dallojnë më vonë manipulimet e ndryshme. "Thjesht ngarkova një foto të një shoqeje dhe programi bëri pjesën tjetër”, tregon Ogneni, 18 vjeç, duke buzëqeshur. "Nuk zgjati as pesë minuta dhe papritur ajo nisi të kërcente në ekran dhe të bënte kollotumba.”

Ajo që për Ognenin dhe të rinjtë e tjerë ishte vetëm një eksperiment, tregon qartë sa e lehtë është sot të krijosh ose të manipulosh përmbajtje me inteligjencë artificiale. Njëkohësisht ai edhe 35 pjesëmarrësit e tjerë të projektit "Resiliencë kundër dezinformimit në Maqedoninë e Veriut", i cili mbështetet nga qeveria e landit NRW, bëhen të vetëdijshëm se sa pak janë të përgatitur për zhvillime të tilla në shkollë dhe jetën e tyre të përditshme. "Përdorimi i Inteligjencës Artificiale dhe i rrjeteve sociale duhet  patjetër të bëhet pjesë e planit mësimor”, thotë Ogneni. "Në internet dhe rrjetet sociale ka shumë rreziqe dhe ne shpesh nuk dimë si të përballemi me to.”

Shoqja e tij e klasës, Dea, tund kokën në shenjë miratimi. Telefonat inteligjentë, TikTok-u dhe chatbot-ët janë bërë pjesë e zakonshme e jetës sonë të përditshme, "por ne megjithatë ndihemi sikur na kanë hedhur direkt në ujë të ftohtë”, thotë ajo. "Shumë prej nesh nuk e dinë si krijohen dhe si mund t'i dallojnë lajmet e rreme, deepfake-t apo dezinformimin. Sigurisht, në këtë projekt kemi mësuar mjaft gjëra përmes ushtrimeve praktike, por në fakt edukimi mediatik duhet të jetë pjesë e rregullt e planit shkollor, njësoj si matematika apo gjuhët e huaja.”

Më shumë edukim mediatik në shkollë

Shumë të rinj në Shkup ndajnë të njëjtin mendim. Ata kërkojnë më shumë informim të strukturuar mbi inteligjencën artificiale, verifikimin e burimeve dhe dezinformimin. Sepse vërtet që organizohen projekte apo seminare, por një lëndë e detyrueshme për edukimin mediatik në shkollë mungon.

"Dezinformimi është një nga kërcënimet më të mëdha për demokracinë tonë, jo vetëm këtu në Maqedoninë e Veriut, por në të gjithë rajonin dhe botën”, thekson mësuesja Biljana Pejovska nga gjimnazi "Georgi Dimitrov”. "Prandaj të rinjtë duhet të kuptojnë si krijohen lajmet, si verifikohen burimet dhe pse disa përmbajtje manipulohen.” Shkolla e saj tashmë përpiqet t'i ndërgjegjësojë nxënësit përmes projekteve të para mediatike. "Por për të arritur ndryshime reale, nevojitet arsim sistematik, jo vetëm nisma të përkohshme.”

Mes mundësive dhe përgjegjësisë

Edhe ekspertët mendojnë se në këtë fushë ka nevojë urgjente për të ndërmarrë hapa konkretë. "Nëse duam të nxisim mendimin kritik në shkollë, duhet të fillojmë me edukimin mediatik herët, idealja do të ishte që në shkollën fillore”, thotë Aleksandar Manasiev nga organizata rajonale joqeveritare NarativAI në Shkup. "Inteligjenca artficiale mund të jetë një mjet i shkëlqyer, por vetëm nëse të rinjtë mësojnë ta përdorin në mënyrë të vetëdijshme, kreative dhe me përgjegjësi.”

Të gjithë pjesëmarrësit e projektit dëshirojnë një shkollë që u mëson të rinjve si të dallojnë të vërtetën nga manipulimi, në një botë ku edhe një fotografi nuk është më provë e sigurt e realitetit.

Dhe ndërsa Ogneni dhe Dea diskutojnë pas projektit për mësimet e ditës së nesërme në shkollë, mbetet e hapur pyetja se sa shpejt do të reagojë sistemi arsimor ndaj realitetit të sotëm digjital. Një gjë është e sigurt: bota e informacionit po ndryshon me shpejtësi. Dhe për t'u përballur me të, nuk mjaftojnë vetëm njohuritë teknike, por nevojiten edhe aftësitë për të dalluar të vërtetën nga manipulimi./DW

edukim mediatik në shkollë dw biljana pejovska

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?