LIVE UPDATES
Bota

Trump vendos tarifë të re doganore për të gjitha vendet

Pas vendimit të Gjykatës Supreme Trumpi shpalli menjëherë një tarifë të re globale për pothuajse të gjitha importet, duke u mbështetur në një bazë tjetër ligjore.

22 Shkurt 2026, 08:25 Nga I.A

Trump vendos tarifë të re doganore për të gjitha vendet

SHBA- Gjykatësit më të lartë të SHBA-së dhanë vendimin e tyre: shumica e tarifave doganore të vendosura në mënyrë të njëanshme nga Presidenti Donald Trump janë të pavlefshme dhe të papranueshme, vendosi të premten (20.02) Gjykata Supreme në Uashington. Një vendim historik dhe një humbje e rëndë për Trumpin, reagimi i të cilit nuk vonoi.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme Trumpi shpalli menjëherë një tarifë të re globale për pothuajse të gjitha importet, duke u mbështetur në një bazë tjetër ligjore. Ai gjithashtu i sulmoi verbalisht gjyqtarët: "Më vjen turp për disa anëtarë të gjykatës, vërtet më vjen turp, sepse nuk kanë guximin të bëjnë atë që është e drejtë për vendin tonë,” tha Trumpi në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

"Ata janë shumë jopatriotikë dhe jo besnikë ndaj Kushtetutës sonë”, vazhdoi Trump. Ai gjithashtu i përqeshi mbrojtësit e Kushtetutës duke i quajtur "budallenj dhe qenushë shtëpie”.

Edhe gjyqtarët konservatorë kundër tarifave

Ironia është se edhe gjyqtarë konservatorë, të emëruar personalisht nga republikani Trump, votuan pro ndalimit të tarifave doganore. Arsyeja është se nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trumpi i kishte vendosur tarifat ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë gjithmonë duke anashkaluar Kongresin, pra pa u dhënë mundësi deputetëve dhe senatorëve të merrnin pjesë në vendimmarrje. Për të nxjerrë dekretet për tarifat doganore ai ishte mbështetur në një ligj për gjendjen e jashtëzakonshme të vitit 1977.

Tani është e qartë: Trump i ka tejkaluar kompetencat e tij. Sipas Gjykatës Supreme ligji për gjendjen e jashtëzakonshme nuk i jep atij autoritetin për të vendosur tarifa në mënyrë të njëanshme. Me këtë vendim Trumpi humbet një bazë ligjore që e kishte përdorur jo vetëm në politikën ekonomike, por edhe për të imponuar interesa të politikës së jashtme.

Dekret i ri

Pas vendimit të gjykatës Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht se tarifat doganore të bazuara në "International Emergency Economic Powers Act (IEEPA)" nuk do të zbatohen më. Por Trumpi bëri të ditur se në vend të tyre do të vendoset një tarifë e re doganore globale prej 15 për qind, sërish pa miratimin e dy dhomave të Parlamentit. Fillimisht ai kishte njoftuar për një tarifë doganore prej dhjetë për qind.

Tarifa "për të gjitha vendet” do të hyjë në fuqi "thuajse menjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij online Truth Social. Sipas Shtëpisë së Bardhë masa pritet të zbatohet duke nisur nga e marta për një periudhë 150-ditore. Për disa sektorë do të ketë përjashtime.

Këtë herë Trumpi po mbështetet në një ligj amerikan për tregtinë të vitit 1974, i cili në kushte të caktuara lejon, vendosjen e tarifave për importe deri në 150 ditë. Megjithatë ekspertët e kanë vënë që tani në dyshim, nëse përmbushen kushtet ligjore për një veprim të tillë. Për të vendosur tarifa për një periudhë më të gjatë, Trump në çdo rast ka nevojë për miratimin e Kongresit amerikan./DW

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet