LIVE UPDATES
Bota

Fluturimet “e errëta”, pasagjerët e famshëm dhe ankesat/ “Lolita Express”, aeroplani privat i Jeffrey Epstein u kthye në mjet për trafikimin e grave

Sipas dëshmive dhe dokumenteve gjyqësore që herë pas here kanë janë publikuar, ai u bë vendi kryesor i veprimit të një prej rrjeteve më të errëta të shfrytëzimit gjatë dekadave të fundit.

21 Shkurt 2026, 10:09 Nga E. D

Fluturimet “e errëta”, pasagjerët e famshëm dhe

SHBA-  I bardhë, pa zhurmë dhe dizajnuar për privatësi absolute, aeroplani privat i Jeffrey Epstein nuk ishte thjesht një mjet luksoz udhëtimi për miliarderë dhe miq të fuqishëm. Sipas dëshmive dhe dokumenteve gjyqësore që herë pas here kanë janë publikuar, ai u bë vendi kryesor i veprimit të një prej rrjeteve më të errëta të shfrytëzimit gjatë dekadave të fundit.

Media ndërkombëtare e quajtur “Lolita Express”, një emër që përmbledh në dy fjalë akuzat e rënda për transportimin e vajzave të mitura dhe grave të reja në udhëtime të lidhura me rrethin e pushtetit, parave dhe ndikimit. Brendësia e avionit, siç shfaqet në materiale arkivore, i ngjan më shumë një “lounge privat” të shoqërisë së lartë sesa një aeroplani. Ai ka sedilje lëkure, ndriçim të ulët, hapësira private për pushim dhe një atmosferë që kombinonte luks dhe kontroll absolut.

Në një nga momentet e regjistruara, Epstein shfaqet i ulur relaksuar, ndërsa një grua e re përkulet përpara tij duke i bërë masazh këmbëve, me pamjen dhe veshjen e saj shumë të zbuluar që i ngjante më shumë një skene private të një feste luksoze sesa një shërbimi profesional. Një imazh që, sipas dëshmive, pasqyronte klimën e pushtetit dhe kontrollit absolut brenda aeroplanit.

Në të njëjtat hapësira, sipas dëshmive dhe hetimeve gazetare, duket se janë gjetur edhe gra të reja të lidhura me botën glamuroze të Victoria’s Secret, një lidhje që rriti misterin rreth mënyrës se si Epstein kishte akses në rrethime të mbyllura të modës dhe elitës së biznesit. Kjo rrugë e errët rikthehet sot në qendër përmes serialit dokumentar “Victoria’s Secret: Angels and Demons”.

Përmes materialeve arkivore dhe dëshmive, prodhimi përpiqet të hedhë dritë mbi rrjetin e marrëdhënieve të pushtetit dhe ndikimit që rrethonte Epstein, një rrjet që vazhdon të shkaktojë tronditje dhe të ngrejë pyetje mbi kufijtë e pushtetit dhe fshehjes. Me rigorozitet gazetaresk dhe fokus në verifikimin e fakteve, regjisori i dokumentarit, Mat Tirnauer, përpiqet të rrëfejë historinë provokuese dhe njëkohësisht zbuluese të markës Victoria’s Secret dhe të miliarderit karizmatik por enigmatik Les Wexner, njeriu që e shndërroi në simbol global të suksesit.

Nëpërmjet kësaj rrëfimi zbulohet gradualisht edhe lidhja e ngushtë me Jeffrey Epstein, një lidhje që, sipas dëshmive dhe të dhënave të hetimit, i ofroi status, akses dhe rrjet ndikimi në rrethe biznesi, politike dhe shoqërore elitare. Brenda këtij konteksti pushteti dhe ndikimi, seriali paraqet Jeffrey Epstein jo thjesht si një financier të pasur me lidhje të fuqishme, por si një njeri që e njihte thellësisht mënyrën se si funksionon fuqia e imazhit dhe rrjetet shoqërore.

Dokumentari tregon se, duke shfrytëzuar lidhjen e ngushtë me Les Wexner, të cilit i shërbeu si këshilltar financiar më i besuar për vite me radhë dhe me autorizim të plotë për menaxhimin e pasurisë, Epstein fitoi status, akses dhe një rrjet të fuqishëm ndikimi në politikë, biznes dhe universitete. Hetimi paraqet mënyrën se si Epstein kultivonte sistematikisht marrëdhënie me persona me pushtet, duke përdorur njohjet shoqërore si mjet për të forcuar pozicionin e tij dhe për të krijuar një ambient mbrojtës rreth vetes.

Në të njëjtin kontekst, sipas dëshmive në serial, ai paraqitej para grave të reja si një person që mund të hapte dyer në botën e modës, duke prezantuar veten si “ndërmjetës” me Victoria’s Secret. Ai premtonte mundësi në fushën e modelingut dhe përdorte reputacionin e markës për të krijuar besim dhe për të forcuar imazhin e pushtetit që kishte ndërtuar rreth vetes. Sipas dokumentarit, kjo strategji nuk ishte rastësore, por pjesë e një skeme më të gjerë, përmes së cilës Epstein arriti të formësonte një profil ndikimi dhe statusi, duke shfrytëzuar sistematikisht reputacionin e njerëzve dhe institucioneve që e rrethonin.

Dëshmi tronditëse

Një vend të veçantë në serial zënë dëshmitë e grave që akuzuan Jeffrey Epstein që nga vitet ’90, duke treguar një model të përsëritur afërsi dhe abuzimi. Mes tyre, trajtohet rasti i Alicia Arden, aktore dhe modele që kishte shfaqur në Baywatch, Playboy dhe katalogët e të brendshmeve. Siç tregohet në dokumentar, Arden dorëzoi një raport policor në 1997, duke pohuar se takoi Epstein në një hotel në Santa Monica, duke menduar se ishte një intervistë profesionale që mund t’i hidhte dritë në rrugën e Victoria’s Secret.

Sipas akuzës së saj, ai e preku dhe i dha para, gjë që e shtyu të kontaktojë autoritetet. Po aq tronditëse është dëshmia e Maria Farmer, një artiste e re që takoi Epstein në 1996, kur ai i propozoi të kalonte verën në një pronë të lidhur me Les Wexner për të përkushtuar veten në pikturë. Ajo tregon se, duke mbërritur në pronë, hasi kufizime të rrepta lëvizjeje dhe mbikëqyrje të fortë nga sigurimi.

Sipas deklaratës së saj, pas disa javësh, Epstein dhe bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell e sulmuan seksualisht në shtëpinë e pushimit, dhe kur përpiqej të thërriste ndihmë, nuk pati reagim të menjëhershëm nga autoritetet. Farmer pohon se u mbajt kundër dëshirës së saj për orë të tëra para se të arrinte të largohej.

Brendësia e Lolita Express

Për vite me radhë, një Boeing 727–100 i bardhë fluturonte heshturazi mbi qiell, duke transportuar një nga personat më kontroversë të elitës ndërkombëtare dhe të ftuarit e tij të zgjedhur. Aeroplani privat i Jeffrey Epstein, nuk ishte thjesht një mjet luksoz, por një simbol pushteti, ndikimi dhe, siç u zbulua më vonë, i një skene të errët që për vite mbeti e padukshme.

Përshtatur në version VIP, avioni i ngjan më shumë një suite fluturuese sesa një aeroplani konvencional: sedilje lëkure, sallon argëtimi me kinema të brendshme, lounge për takime private, kuzhinë e pajisur plotësisht dhe në pjesën e pasme një dhomë private me banjo dhe dush.

Mund të akomodonte rreth 29 pasagjerë në kushte privatësie absolute, dhe kishte pajisje moderne teknologjike, duke lejuar pronarin të punonte gjatë fluturimit, si në një zyrë pushteti. Epstein udhëtonte shpesh me këtë aeroplan, duke regjistruar qindra orë fluturimi çdo vit, zakonisht me të ftuar nga lartësitë e politikës, biznesit dhe jetës artistike.

Në regjistrat e fluturimeve që janë zbuluar, shfaqen emra të njohur ndërkombëtarisht, duke forcuar imazhin e një rrjeti me prestigj që rrethonte financierin dhe i jepte fuqinë dhe ndikimin shoqëror. Vetë nofka Lolita Express, e frymëzuar nga romani i Vladimir Nabokov, nuk u zgjodh rastësisht.

Ajo reflekton hije të rënda të akuzave që shoqëruan rastin, pasi aeroplani lidhej me dëshmi për krime seksuale dhe shfrytëzim të vajzave të mitura. Avioni, me numër regjistrimi N908JE dhe pronësi të kompanive të Epstein, u shit në 2017 dhe më pas u shkatërrua, duke lënë pas një nga imazhet më të errëta dhe ikonike të epokës moderne, një simbol fluturues luksi që u bë pjesë e një skandali global.

Hulumtimi i ri

Ndërkohë, Lolita Express është rikthyer në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare, pasi ditët e fundit po zhvillohet një hetim i ri mbi fluturimet private të avionit dhe itineraret e tij për dekada. Sipas të dhënave që citon një hetim i fundit i BBC, aeroplani privat i Epstein realizoi gjithsej 87 fluturime nga dhe për në aeroporte britanike midis fillimit të viteve ’90 dhe 2018, ndërsa të paktën 15 prej tyre u regjistruan edhe pas dënimit të tij në 2008 për depërtim seksual të të miturave. Në fokus të autoriteteve është kryesisht Aeroporti Stansted në Londër, nga ku avionit thuhet se është përdorur herë pas here si qendër transporti.

Policia e Essex ka njoftuar se po vlerëson informacion të ri pas publikimit të regjistrave nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ndërsa është krijuar një grup i veçantë mbështetjeje për hetimin e ankesave. Hetimi i BBC zbuloi gjithashtu se në disa nga këto fluturime ishin gra britanike që pohuan se ishin abuzuar nga Epstain.

Njëkohësisht, ish-kryeministri britanik Gordon Brown kërkoi rishikimin e menjëhershëm të të dhënave, duke theksuar se emailet në regjistra tregojnë që Stansted përdorej si stacion ndërmjetës për transportimin e grave nga vendet e Europës Lindore. Sipas të njëjtave të dhëna, regjistrat e fluturimeve shfaqin boshllëqe të rëndësishme, me pasagjerë që shpesh regjistrohen anonim./Dosja.al

jeffrey epstein

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet